Sot luhet ndeshja e parë e gjysmëfinales së dytë mes Barcelonës dhe Liverpulit, një kryendeshje që zhvillohet në “Kamp Nou” dhe starton në orën 21:00.
Pak orë para se të startojë sfida, të dyja ekipet kanë publikuar dhe formacionet zyrtare me të cilat do të zbresin sot në fushën e blertë.
Trajneri i Barçës, Ernesto Valverde luan me skemën e zakonshme 4-3-3, ku bien në sy nga minuta e parë edhe dy “ish”-ët e të kuqve, Suarez e Kutinjo.
Nga ana tjetër Jurgen Klop do t’i duhet që të bëjë sot pa një prej yjeve të skuadrës, Roberto Firmino dhe detyrohet të luajë me vetëm dy sulmues, Mane dhe Salah.
E megjithatë, Klop është i bindur se me lojtarët që ka të gatshëm sot do ta surprizojë edhe Barcelonën në “Kamp Nou”.
Formacionet e të dyja ekipeve:
Barcelona: Ter Shtegen, Roberto, Pike, Lengle, Alba, Buskets, Vidal, Rakitiç, Kutinjo, Mesi Suarez. Trajner: E.Valverde.
Liverpul: Alison, Gomez, Van Dijk, Matip, Robertson, Fabinjo, Milner, Keita, Vinaldum, Mane, Salah. Trajner:J. Klop
Gjyqtar: Bjorn Kuipers (Holandë)
—————————————————————
Mbyllet ndeshja Barcelona-Liverpul me rezultatin 3-0
GOL! Spektakolar Lionel Messi qe trefishon shifrat me ane te nje goli te mrekullueshem nga goditja e denimit
GOL! Lionel Messi i jep avantazhin e dyfishte Barcelones duke shenuar me porten e boshatisur, ne feste tifozeria katanalase
Minuta 60’ – Ndërrimi i parë i Barcelonës. Valverde nxjerr Kutinjon, futet Semedo
Minuta 59′- I pafat Liverpuli qe humbet nje tjeter mundesi te arte per te barazuar rezultatin me Milner qe me nje goditje qendrore e dergon topin ne duart e Ter Stegen
Minuta 53′- Eshte serish portieri Ter Stegen qe mban te pa prekur porten e Barcelones duke bere nje tjeter pritje spektakolare pas goditjes se Salah
Minuta 47′- Ter Stegen ben mrekulline per Barcelonen duke bere nje pritje spektakolare pas gjuajtjes se Milner
Nis pjesa e dyte
Mbyllet pjesa e parë me rezultatin 1-0
Minuta 37′- Tenton Milner me nje goditje te fuqishme nga jashte zone, por jashte kuadratit
Minuta 34′- Sadio Mane humbet nje mundesi te arte per te shenuar ku perballe portierit e dergon topin mbi kuadrat
GOL! Luis Suarez shperthen ne feste Camp Nou duke i dhene avantazhin Barcelones. Sulmuesi uruguaian pasi i shmanget ne menyre perfekte mbrojtesve kundershtar shenon pas nje asisti perfekt te Albas
Minuta 22′- Zevendesim i detyrueshem per Liverpulin pas demtimit te Keita, ne vend te tij futet Henderson
Minuta 15′- Kutinjo rrezikon me nje goditje nga distanca, por pa probleme per Alisson
Minuta 13′- Messi prentendon per nje 11 meteresh pas nje prekje me dore te topit nga Matip, por arbitri vijon lojen
Minuta 3′- Barcelona krijon dy raste te rrezikshme me Rakitic dhe Suarez, por pa mundur dot ta dergojne topin ne fund te rrjetes
Nis ndeshja me topin e nisur nga qendra nga ana e skuadres se Liverpulit
Ekzekutohet himni i Champions League nen nje atmosfere fantastike