Barcelona ka hedhur një hap të rëndësishëm për në finalen e madhe të Madridit pasi triumfuan në gjysmëfinalen e parë të Champions League kundër Liverpuli.
Super sfida e zhvilluar në stadiumin “Camp Nou” u mbyll me rezultatin e pastër 3-0 në favor të katalanasve që shkojnë të qetë në ndeshjen e kthimit që do të luhet në “Anfield Road”.
Një 90-minutësh spektkaolar dhe emocionues zhvilluan që të dyja skuadrat ku edhe pse rastet më të mira për shënim i patën miqtë, golat i shënoi Barcelona me anë të Suarez dhe Lionel Messit që realizoi një dopietë.
Bomberi uruguaian i dha epërsinë skuadrës së tij në minutën e 26-të ku pas shmangies së bukur që i bëri mbulimit të mbrojtëse kundërshtarë e dërgoi topin në fund të rrjetës.
Për të vulosur shifrat mendoi ylli i katanalasve Lionel Messi që shënoi në minutën e 75-të me portën e boshatisur dhe në të 83-ën trefishoi shifrat më një gol të mrekullueshëm të shënuar nga distanca.
Një fitore që fut në kasafortë kualifikimin e Barcelonës, ndërsa Liverpuli duhet të bëjë një mrekulli për të kaluar më tej.
Më poshtë golat e takimit. (TemA)
Goli i parë i shënuar nga Suarez
Goli i dytë i shënuar nga Messi
Goli i tretë i shënuar nga Messi
Liverpuli u largua nga fusha e lojes,duke lene pershtypje,per lojen e saj.
Cilat ishin veprimet taktike te Liverpulit ?
Formazioni dinamik ne fushe,rreshtimi 4-4-2,ne mbrojtje,4-3-3 ne sulm !
Skema e ndrimit te vendeve,detyroi Barcelonen,te mos dilte ne lojen e saj.
Ne veprimet e pasimeve ne kuadtat,ajo luajti me 4 lojtar,per te kapur topin,duke e detyruar Barcelonen,te pasoj mbrapa.
Ne keto momente,veprimet tekniko-taktike individuale,moren perparesi.
Barceloni nxori mesime ne kete takim.
MESSI=GJENI =EINSTEIN !