Leo Messi e mahniti sërish mbrëmë botën e futbollit. Natyrisht, as për herë të parë dhe të fundit, sepse ylli argjentinas i Barcelonës nuk njeh limite. Ashtu sikurse ndodh me verën, edhe “10” bëhet më i mirë me kalimin e viteve.
Pa asnjë diskutim, i pakrahasueshëm me askënd, mund t’ia japin “Topin e Artë” të këtij viti që tani. Një gjeni, jashtëtokësor, që mund të shënojë gola si ai i treti ndaj Liverpool.
Adhuruesit e futbollit të bukur i përulen atij, ndoshta edhe rivalët, ndërsa kundërshtarët, sado të paktë të jenë në numër, janë strukur.
Pa fjalë kanë mbetur edhe komentatorët sportivë televizivë, anembanë botës, me kryeveprat e Messit.
Shikoni këtë video, ku Rio Ferdinand dhe Gary Lineker, dy ish-futbollistë klasi, që kanë luajtur në nivelet më të larta edhe në Champions, mahniten dhe kalojnë në delir nga ajo që bën argjentinasi në fushën e blertë.
Më konkretisht, në mënyrë kaq të zjarrtë e përjetuan golin e tretë të kapitenit katalanas dy ish-futbollistët e njohur.
Reagimi i tyre ka shkaktuar polemika në Britani, duke qenë se bëhet fjalë për dy futbollistë anglezë, që gëzohen për humbjen e një ekipi anglez.
Por, duke parë të shkuarën e tyre (Ferdinand ka luajtur për armiqtë e Junaited dhe Lineker për kushërinjtë e Everton), atëhere edhe mund të jetë e kuptueshme gëzimi i tyre.