Nga Mero Baze
Çështja e Marrëveshjes Kosovë- Serbi është kthyer në “sport kombëtar patriotësh”, të cilët në përpjekje për të denigruar aktorët e kësaj historie, janë duke i lartësuar ata. Është fjala pikërisht për mënyrën se si e shikojnë “shqiptarët patriotë” opozitarë, skenarin e Marrëveshjes Serbi- Kosovë, bazuar tek shkëmbimi i territoreve dhe si e shikojnë Gjermania dhe Franca, të cilat po lavdërohen se po shpëtojnë Kosovën.
Personalisht jam ndër të parët gazetarë që e kam kundërshtuar idenë e shkëmbimit të territoreve, qysh në frazat e para të lëshuara nga Presidenti Hashim Thaçi.
http://www.gazetatema.net/2018/08/26/papergjegjesia-e-kosoves-ndaj-kufijeve-te-saj/
http://www.gazetatema.net/2018/08/12/perse-perendimi-po-tradhetohet-nga-kosova/
http://www.gazetatema.net/2018/08/10/eshte-trump-dhe-jo-soros-ose-shba-qe-mungon/
Kam bindjen time për këto qëndrime, që kanë arsye të ndryshme nga këto të ”patriotëve” opozitarë të orëve të fundit në Shqipëri.
Për aq sa e njoh dhe ndjek Kosovën prej gati 30 vitesh si gazetar, e di se është e rrezikshme të rivizatohen kufijtë mbi baza etnike, pasi ky ka qenë shkaku i luftrave të përgjakëshme të viteve ’90.
Po ashtu është e rrezikshme të besosh, se liderët e shteteve etnikisht të pastra do të sjellin më shumë begati dhe paqe në këtë rajon, ndërkohë që e kundërta ka dhjetra herë më shumë shanse.
Por mbi të gjitha është e rrezikshme të krijojmë një precedent të ndryshimit të kufijve për orekse etnike, pasi do të fusim Ballkanin në një spirale destabilizimi që nuk dihet ku përfundon.
Ata që sulmojnë Edi Ramën, Hashim Thaçin dhe sidomos ata që nuk e di përse e lavdërojnë Hardinajn në këtë histori, në fakt nuk flasin për rrezikim të vlerave Perëndimore nga ky proces, por për humbje ose mbrojtje territoresh. Është qesharake deri në bezdi të dëgjosh njerëz që betohen për tokë, në këtë rast për Veriun e Kosovës, si për “Tokën e Shenjtë” dhe flasin me të njëjtën gjuhë dhe patetizëm që fliste Milosheviçi, kur thoshte në vitin 1987 se “Kosova është djepi i Serbisë” dhe ai s’do ta lëshonte kurrë.
Qasja e tyre ndaj marrëveshjes Serbi- Kosovë, është anti-Perëndimore dhe bazohet tek koncepti i territorit që duhet mbrojtur dhe jo tek vlerat dhe parimet që nuk duhen prekur në Ballkan. Dhe në këtë pikë ata kanë një keqkuptim të madh me Merkelin, Macronin dhe gjithë establishmentin europian që nuk është dakord që Marrëveshja Serbi- Kosovë të arrihet mbi bazë shkëmbimesh territori, siç është dakord Presidenti Trump në Uashington dhe Mogherini në Bruksel.
Arsyeja pse Europa e kundërshton ndryshimin e kufijve, është se siç e thonë dhe vetë ata, fuqizohet faktori shqiptar, rritet fryma nacionaliste e shqiptarëve dhe krijohet një Shqipëri e Bashkuar me Kosovën.
Pra ata Perëndimorë, që po na shpëtojnë “Veriun e Kosovës” në fakt nuk kanë parasysh Edi Ramën dhe Hashim Thaçin si tradhëtarë, por si nacionalistë që duan një Shqipëri të Madhe, ndryshe nga “patriotët” shqiptarë që e konsiderojnë këtë si tradhëti. Janë krejt të keqkuptuar me ëngjejt tanë mbrojtës në Europë.
Pra ajo pjesë e Perëndimit që është kundër shkëmbimit të territoreve, është në fakt e frustruar nga ideja që shqiptarët mund të bashkohen pas kësaj, dhe jo nga ideja se shqiptarëve po u shkëputen disa fshatra serbë në Veri të Kosovës dhe po u jepen disa fshatra shqiptarë në Jug të Luginës.
Ndaj kur të duartrokisni për qëndrimin e Europës, tentoni të jeni europianë dhe jo “patriotë me bateri” të karikuara nga Berisha.
Nëse ka një hije të errët në skanerin që bën Europa mbi Edi Ramën e Hashim Thaçin në këtë histori, është pikërisht dyshimi, që ndërsa shfrytëzojnë mbështetjen e Presidentit Trump dhe Mogherinit për një Marrëveshje me Serbinë, planifikojnë një bashkim ndërshqiptar.
Në fakt sensi i shkëbimit të territorit në këtë proces, duhet kundërshtuar, jo për Veriun e Kosovës apo fshatrat e Luginës që na premtojnë. Mund të më thoni çfarë të doni, por nuk kam ndonjë ndjeshmëri për territorin e quajtur Veriu i Kosovës, as për katër katundet e Luginës.
Marrëveshja e shkëmbimit të territoreve, nuk duhet kundërshtuar për territoret, por për problemet që sjell koncepti i shtetit etnik, efekti zinxhir rajonal, dhe prodhimi i liderëve nacionalistë që në Ballkan rriten dhe duke ujitur lulet.
Pra marrëveshjen me bazë shkëmbimin e territorit duhet ta kundërshtojmë, se mund të jemi më të pasigurtë nga liderë nacionalistë, që do na qeverisin, se sa nga liderë të kushtëzuar të bëjnë marrëveshje dhe paqe mes popujve.
Prandaj kur shani Edi Ramën, por dhe Hashim Thaçin, se po duan të korrigjojnë kufirin, si tradhëtarë, kini parasysh se Merkeli po i frenon si nacionalistë. Europa shikon tek kjo histori një Shqipëri të Bashkuar dhe një valë nacionalizimi shqiptar në rritje, ndaj po e frenon. Ndaj mos ja bëni këtë nder Edi Ramës apo Hashim Thaçit, duke i sulmuar për tradhëtarë për të njëjtën çështje që disa liderë Perëndimorë i sulmojnë si njerëz që po bashkojnë trojet. Përpiquni të jeni kritikë me ta, si liderë të këqinj, nëse na qeverisin si “Baballarë të Kombit”. Sidomos kur të na sundojnë në emër të Kombit.
E kape qerrata e kape !! Po s’ka problem edhe per pak nacionalizem o Mero. Shif Serbet e Greket qe thurin kenge kanibalizmi per shqiptaret ..
Po ketu ka dicka qe ti nuk e thua tamam more Mero.
Se Merkel vertet nuk e do shkembimin e teritoreve, sepse pastaj I vjen radha Maqedonise dhe Malit te zi, per te dhene teritore te shqiptareve,
Mirpo Rama dhe Thaci , e bejne shkembimin per ti bere qejfin Serbise , jo per te menduar se pas atij shkembimi do filloje shkermoqja e Maqedonise nga Shqiptaret ‘
Dhe kjo eshte pislleku I Rames dhe Thacit, qe behen sherbetore te politikes serbe , , se nqs Thaci dhe Rama do ishin tamam patriote, atehere ata duhej te krijonin nje tryeze te ;perbashket me gjithe politikanet kryesore shqiptare dhe ta shpjegonin s e perse do e benin shkembimine e teritoreve,,
duke sqaruar se nga ky shkembim vjen direct bashkimi I trojeve shqitpare te Maqedonise dhe Malit te zi , gje se ciles I frikesohet Merkel me Macron, por ata nuk e kuptojne qe RAMA dhe Thaci paguhen nga shqiptaret , porse bejne punen e Serbise .
Por sic thashe Rama dhe Thaci as qe e kane nermend kete gje , ata duan ts bejne bashkimin qe ti bejne qejfin Serbise,
Mirpo eshte interesant , sepse kjo eshte hera e pare qe nga shkembimi I teritoreve perfitojne per te bere shtetin te madh edhe Shqiperia, edhe Serbia ,
Sepse Sebria pasi shkeputet nga Kosova direct do mari Pjesen serbe te Bosnjes ,nderkaq edhe Shqiperia do mari pjesen Shqiptare te Maqedonise
Megjithse Teresa May, Kryeministrja Britabike e kercenoi Serbine, se nqs behet shkembimi I teritoreve, atehere Serbia nuk e ndalon dot Sanxhakun nqs ata kerkojne shkeputjen nga Serbia, dhe pas Sanxhkut mund te vije radha edhe Vjvodinses
Nderkaq edhe Shqiperia do vendoset ne pozite nga Greqia e cila ka gjithe keto vite qe po punon ne Jugun tone me Jnaullatosin dhe gjithe prifterinjte greke ,
qe nqs vjen puna tek shkembimi I teritoreve, greket te kerkojne Jugun tone, porse e kane shume te veshtire, sepse minjte e grekut jane shume pake ne jug dhe jane te shkeputur nga njeri tjetri ne krahinat e Jugut , nuk jane ne vazhdimesi
Por qe natyrisht qe SHkembimi I teritoreve ti sherbeje me te vertete kombit Shqiptar,
do behej me 2 kushte :
Kushti I Pare :
……Qe pasi te shkembeheshin teritoret, gjithe serbet e Kosoves, edhe prifterinjte te largoheshin nga Kosova, manastiret serbe te mbylleshin dhe te ktheheshin ne Muze , por serbet nuk do lejoheshin me te shkonin per visita ne atje ne Kosove dhe gjithe shqiptaret ne Serbi te vinin ne Kosove, ,
Kushti I dyte :..
…..Qe Kosova menejehre pas shkembimit te teritore ve ,ti bashkangjitej Shqiperise
Ne kete menyre , me keto dy kushte Shkmebimi I teritoreve Kosove -Serni ja vlente te behej dhe do ishte komplet ne favorin tone, pasi serbet largoheshin perfundimisht nga Kosova, pergjithmone
dhe Kosova direct bashkohej me Shqiperine , dhe nuk kishte nevoje pastaj te kerkonte njohje nga Kina apo Rusia,
Direkt me tu bashkuar krijonim nje kkonfederate qeverisje si fillim, sepse pas nja 5 vjetesh do fusnim ne Shqiperi edhe pjesen shqiptare te Maedonise ,, dhe me vone pjesen tone en Mal te zi
Mirpo Thaci dhe Rama nuk e bejne shkembimin ne kete menyre , qe tu sherbeje shqiptareve. Ata e bejne shkembimin qe ti sherbeje Serbise,
ndaj edhe nuk vendosin asnje lloj kushti per shkembimin
Sepse pas shkembimit te teritoreve, , sic I kerkon Serbia, do ngelen prape popullsi serbe ne disa zpona te Kosoves, dhe Serbia me vone do kerkoje qe edhe ato zona ti bashkohen Serbise, dhe nuk e ndalon dot nqs behet shkembimi
Ndaj shkembimi qe kerkoojne te bejne Thaci dhe Rama eshte nje shkembim qe I sherben vetem Serbise, dhe ata te dy jane me te vertete ,
Sherbetore te politikes serbe , ne kete lloj shkembimi qe ata kerkojne te bejne ,
Pra njerezit kane te drejte qe I quajne Ramn dhe Thacin , spiune te Serbise,
TI Raimond e kuptove apo bere sikur e kuptove sic doje ti.
Si gjithmone, eshte nje analize e sakte por e sinkronizuar me veshtiresi me interest tona. Une ju kuptoj shume mire se ne kete mish mash eshte e veshtire te te kuptojne, sidomos ata qe kane prere bileten kunder Thacit dhe Rames. Eshte e veshtire te argumentosh gjera qe dalin jashte “patriotizmit” primitiv. Eshte e veshtire te argumentosh qe vlerat shqiptare te trimerise dhe urrejtjes ndaj armikut jane nocione locale qe nuk i sherbejne interest tone strategjik, qe duhet te kete perparesi ne keto momente.
Shqiperia dhe Kosova ndodhen ne nje moment historik qe rralle se mund te ndodhi me ne afatet e jetes se nje njeriu. Eshte ai momenti qe duhet kapur dhe kethyer ne momentin e realizimit te endrave tona te bashkimit kombetar.
Ketu nuk behet fare fjale per Thacin apo Ramen. Ketu behet fjale per kombin Shqiptar interest e tij jane te lidhura fatkeqesisht me interesin e kombit serb. Ne kete valle jane mpleksur dhe interest Amerikane, Evropiane dhe Ruse. Diskutimi ne mjediset tona, fale frikes per mendim te hapur shpesh behen te cunguara dhe nuk merren parasysh te tere keta faktore.
Qarte dhe prere, mendoj se interesi Shqiptar, eshte i ngjashem me ate Amerikane dhe ketu duhet te mbeshtetemi. Amerika, si vend praktike qe eshte do qe kete fitore te saj ta konsolidoje ne fitore te perhershme. Amerika kursesi nuk mund te gjeje nje aleate ne Evrope si Shqiptaret.
Evropa nuk ka te njejtin interes me ne. Me te drejte Merkel konsideron qe rishikimi I kufijve midis nesh dhe Serbeve, nga nje ane krijon Shqiperine e Madhe, por nga ana tjeter, qe ajo trembet me shume, hap prespektive per Serbine e madhe, ku viktima e pare do jete Bosnja. Prandaj ajo jo vetem qe nuk eshte per rishikim kufijsh, por nuk eshte fare per shkrirjen e ketij konflikti te perhershem midis Serbeve dhe Shqiptareve. Ajo me mire preferon qe ne dhe Serbet te luftojme njeri tjeterin perhere duke mbajtur Rusin larg se sa nje konflikt ku Ballkani do behej mish mash dhe Rusi do penetronte thelle…..
Ne keto ujra eshte Serbi dhe Rusi qe kane interest e tyre dhe nuk eshte vendi te zgjatem,
Thaci dhe Rama kane kapur momentin. Llogaria eshte e thjeshte duke pare se cfitojme ne nga zgjidhja e konfliktit te ngrire dhe duan nje marreveshje me njohje reciproke midis Sebise dhe Kosoves.
Te tjeret, me ne krye Hajredinaj jane konfjuze dhe ne gracke te “nacionalizmes” primitive…
Fjala me me vend qe thua zoti Mero eshte se ato fshatra qe kerkon Serbi, nuk kane fare rendesi per ne…Pse ato mos ti shkembejme me Presheven dhe Bujanovcin?…
Me fal por here tjeter me gjate…
Më le me goj hapur Mero. Kam kujtu se këto gjëra nuk i di vetëm ti që je i lidhur me shikun por për spari unë që jam i lidhur me udbën
Edi Ramen e shajme sepse kerkon te heqi taksen per tu dukur i mire tek Evropa por kushedi edhe per shoket e tij serboturk.
I vetmi zar qe ka Kosova eshte taksa, perse nuk pyet veten, cfare pune kane me taksen Franca dhe Gjermania?
Franca/Gjermania/Amerika duan te fusin Serbine ne BE sa me shpejt dhe nuk e perfillin me Kosoven prandaj mire ben Ramushi qe nuk leshon.
Vazhdim:
Ne te vertete rishikimi i kufijve eshte ide e Vucicit fillimisht, gje qe e ben propozimin te duket si I dyshimte per ne Shqiptaret, por po te ndiqje dinamiken e bisedimeve, do shikoje qe Vucic kerkonte nje justifikim ne syte e popullit Serb, per njohjen e pavaresise se Kosoves. Jo me kot ai ngulte kembe ne idene e dyshimte se nuk mund te kemi nje marrevshje ku Shqiptaret fitojne gjithcka dhe Serbet asgje. Me nje fjale ai, ne syte e popullit Serb, kerkonte “kompesim” per njohjen e Kosoves. Ne kontekst te mentalitetit te popullit Serb ku Kosova eshte “zemra” e Sebise, Vucic shpesh ankohej se populli Serb nuk e kupton ate, nuk kupton presionin qe I behet Serbise etj etj. Ai po e pergatiste popullin Serb per njohjen te Kosoves dhe per te kenaqur nacionalizmin primitive arrogant Serb, donte qe zonat e veriut te Mitrovices, qe popullohen nga Serbet, ti jepeshin Serbise. kjo do e nxirrte Vucicin si kampion ne mbrojtjes se popullit Serb. Sidoqofte, perfitimi I tij me I madh ishte platforma qe ai po shtronte per te arthmen e zgjidhjes ne pergjithesi te problemit te tokave “serbe” mbetur jashte Serbise, si rezultat I shkaterrimit te Jugosllavise. Amerikes dhe neve as qe na behej vone per kete platforme dhe me te drejte. Rusit nga ana tjeter I leverdise shume qe Shqiptaret dhe Serbet te merren vesh sepse kjo eshte zgjidhje dhe per problemet qe ka Rusi ne kontekst te popullit Rus qe jeton jashte Rusise. Ndarja ne baza “etnike” do ishte platforma edhe per te zgjidhur problemet e tjera te Rusit.
Me sa duket, ne momentin kur Putini u takua per here te pare me Trampin ata ishim marre vesh per ta zgjidhur kete problem, duke lene ne hije Evropen qe kishte interesa te ndryshme ne kete mesele.
Eshte pikerisht kur ne shtyp dolen planet e para dhe me detaje konkrete. Me sa duket Thaci dhe Vucic po merreshin vesh, por Evropes nuk I leverdiste ky skenar. Mos te harrojme se ne ate kohe marredheniet e Merkel me Trampin ishin gati “armiqesore” dhe Trampi as e cante koken per destabilizimin e Evropes. Ai konsideronte Rusin aleat te mundshem me te mire se Gjermanine….
Ne u vonuam! Saliu u hodh ne sulm dhe e quajti Thacin armikun kryesor te Shqiptareve.
Nderkohe sitauata ndryshoi. Trampi nuk ka me ate qendrim “armiqesor” me Evropen dhe me sa duket eshte “terhequr” nga lidershipi duke ja lene Evropes zgjidhjen,
Ne si komb nuk treguam pjekuri ne kohen e duhur njelloj si tregon Izraeli per te mbrojtur interest e tij, por menduam te mbronip si gjithmone, interesin Evropian ne rradhe te pare. Kaq mjaftonte dhe Evropa “kercenoi” ish udheheqesit e luftes se Kosoves. I pari qe doli kundra marreveshjes ishte Hajredinaj. Ne kete moment ai ishte ne akordance me Gjermanine. Me vone ai vuri dhe sanksione kunder Serbise dhe tani vazhdon ta mbroje me kemgulje kete ide bile duke u bere qesharak. Tregon aq shume kokefortesi sa nuk degjom me as Evropen.
Ne kete situate udheheqesit shqiptare nga te dy anet e kufirit jane ndare shume keq. Ne vend te merren vesh ,luftojne njeri tjetrin me fjalet me te renda si spiun te Serbit apo armik te shqiptareve. Rama dhe Thaci u tremben dhe filluan te flasin pak me ndryshe. Thaci tha qe asnjehere nuk ka qene per te rishikuar kufirin etj etj, duke treguar qe ne nuk jemi pjekur akoma per te mbrojtur ate qe mendojme se eshte e mire per kombin.
Ceshtja shqiptare po ecen mbrapa duke dezilizionuar edhe Amerikanet.
Sidoqofte, asgje nuk ka perfunduar. Amerikanet po vrojtojne por ne duhet te vendosim ne se duam te arrijme marrevshjen apo te vazhdojme ne rrugen tone ne mbrojtje te Evropes….
Amerika eshte aleate ineresash me ne shqiptaret , kjo eshte thelbi i planit te hershem ango-amerikan qe nuk mori jete pas luftes se dyte boterore pasi ne me komunizmin lindor i erdhem pershtat planit te perdes se hekurt te ndarjes lindje perendim sipas Jaltes , problemi i kufijve te Kosoves eshte plan amerikan per shqiptaret , ishin USA qe na futi ne Nato dhe i dha pamvarsine Kosoves , plani Ahtisari eshte provizor dhe kalimtar , Mero bere mire qe ju a thua troc derrave qe nuk eshte Rama Thaci apo Vucici me ruset ne kete zghidhje qe con ne bash’imin e Kosoves me Shqiperine por Amerika gjeostrategjike e jo sic behen patriote qehallaret ne Tirane e Prishtine .
Kosovaret le te rrin te izoluar se qelbin Boten .Te mbajne dhe ne krye kafshen parahistorike ne krye qe nuk pershtatet dot me mjerezimin.Popull injorant, i prapambatur qe veshtire te ingranohet ne Europe
Dmth e keqja e vetme ketu efekti zinxhir qe bashkimi Shqipetar do te shkaktoje ? Apo ka ndonje betim qorr te Evropes kunder “faktorit” Shqipetar ? Se s’po e marr vesh perse qenka automatikisht e keqe “FAKTORI” shqipetar ne Evrope ? Kur Evropa ka faktore nacionalist duke i dale nga te gjitha gjirizet dhe vrimat.
Nuk është keq të bëjmë bashkimin e trojeve por problemi qëndron se ne në rast kaosi apo ndërhyrje tjera nuk kemi ushtri të fortë për ti mbrojtur këto toka. Mund të vijë koha që duhet ta përdorësh ushtrinë. Koha është jo e favorshme tash.
Mero, je shume cinik, rreh larg e godet afer. Ke mprehtesi qe te ben te kutposh…
Duhet te jemi shume te sakte.Deklaimet e presidentit Tramp dhe ministrit te jashtem Pompeu asnje here nuk kane theksuar fjalen shkembim territoresh,edhe ne telegramet zyrtare te te dyve qe ju derguan Kosoves me rastin e pervjetorit.Ata kane theksuar se do te mbeshtesin nje marreveshje gjithperfshirese te pranuar nga te dy palet….Per shkembime territoresh eshte shprehur vetem keshilltari sigurise,Bilden, i cili nuk ka kopetenca vendimarrese dhe dihet qe ka qene me kohe kunder krijimit te shtetit te pavarur te Kosoves.Ai eshte i linjes Moske-Beograd,ashtu sic eshte edhe perfaqesuesja e larte e BE Mogereni, linje te cilen me te drejte e dogji kancelarja gjermane,Merkel.
Eshte e cuditeshme se si politikanet e te dy shteteve mund te diskutojne kete ceshtje,kur Serbia fajtore nuk e njef akoma shtetin e pa varur te Kosoves.Tjeter do te4 ishte me njohje reciproke per te sikutuar dhe krejtesisht tjeter ne kete situate.BE ,edhe pse i vendos kushte Serbise per nataresimin e saj ne BE,tani duhet te kaloje ne embargo ndaj saj per te pranuar kte realitet; Kosoven shtet te pavarur.Ketu nuk eshte fjala per nacionalizem,por nese vazhdohet me kete perulje ndaj Vucicit, si nje nga ministrat e Miloshevicit qe shkaterruan popullin e Kosoves ceshtja e Kosoves do te ngelet zvarre,sic mbeti gjithe keto vjet me takimet e Brukselit.
Por me e madhja qendron ne inisiativat private qe marrin presidente apo kryeminisatra ne deklarimet qe bejne.Shteti i Kosoves duhej qe ne menyre institucionale te miratuar ne Kuvend te fliste vetem me nje ze, si presidnti,kryeministri dhe ministri i jashtem.Kjo duhej bere edhe Ne shqiperi,mbasi eshte ceshtje kombetare qe me kushtetute jemi te detyrar ta bejme dhe te flasim me nje ze : presidenti,kryeministri,ministri i jashtem etj.
Hajro Limaj
Drejtor i Institutit te Politikave te Sigurise Kombetare
Mero thote:”Prandaj kur shani Edi Ramën,por edhe Hashim Thaçin,se po duan te korrigjojnë kufirin,si tradhetarë,kini parasysh se
Merkeli po i frenon si nacionalistë”!Hahaha…….as pare as degjuar;nacionaliste qe japin territore! Edi Rama dhe Hashim Thaçi,nuk
po frenohen nga Merkeli si nacionaliste,por si pro rusë.Ideja e ruso-serbe ju besua Rames,dhe “nacionalisti”Rama ja percolli Thaçit.
O nari,ne nje ndarje(pazarë) territoresh me Serbine,ku mbrapa se ciles eshte dipllomacia ruse,shqiptaret do dalin vetem te humbur.
Nuk besoj se te gjith narët pa toke,qe u bene gazetare,jan servila.Por,edhe servilizmin mund ta paraqisesh si dinjitoz,perderisa eshte
nje forme mbijetese,se tek e fundit morri eshte gjallese qe ka vendin e tij.Ka plot forma per te treguar qe muti nuk eshte aq i keq sa thuhet,prandaj ju qe shani Ramën dhe Hashim Thaçin,mut,duhet te lexoni më per vlerat e tij.
Zoti Mero je i sakte por godet me pampuk jo me plumb sic do te donte shumica e Shqiptareve.Qe ky plan per shkembim territorresh eshte i rrezikshem kjo sdiskutohet do ti vinte flaken gjithe ballkanit ndoshta dhe vete botes.Zgjidhja qe kryeministri Shqiptar Edi Rama ka bere dhe vazhdon te beje me kokefortesi eshte e gabuar kunder interesave te kombit ne fshehtesi maksimale me elementin “armiqsor”kosovare, me mercenaret serbeomedhenj.Kosova ka te drejten legjitime sic do ish republike jugosllave te kete pavaresine e saj brenda kufijte te saj ndoshta Edhe jashte saj .Nj pyetje kam per kryeministrin Shqiptar.Di gje ti zoteri Se mitrovica eshte qyteti I lindjes Se heroit te kombit ISA BOLETINI?Kush te jep te drejte ty te negociosh per kete toke te lare me gjak nga lufteret Shqiptare te te gjithe koherave.Ne qofte nuk ndohmon dot kryeminitri im Shqiptar te pakten qendro larg Se nuk kane vdekur Shqiptaret.Nuk mund te futesh ne histori sic mendon ti .
Qerata i madh je mor kodosh mbrezhdani! Me nje fjale keta jane nacionalist ose patriot te medhenj qe ne nuk i kemi kuptuar se duke shkembyer territore keta bashkojne Kokbin a thua se kombi nuk bashkohet dot edhe sic eshte aot!!! Dhe se haradinaj qenk budall ose jo pateiot qe nuk e lejon! A e kuptoni qe ky belgaza e ka pas ditur kete rrenge te rames dhe thacit por e tha vetem tani shojegimin kur ua dheju merkeli dhe macroni! Ke frike nga Zoti o gelbaze!!
Me kete rast duhet mbeshtetur dashuria per vendin,duke I dhe nje mundesi te te thjeshte Ramathacit te pranojne hapur teorine e tyre te gabuar… gazetaretvjane te vetmit qe duhet te ndihmojne ne trasparecen e fakteve pa Justifikime per te erresuar te verteten.Kjo do ti ndihmonte njerzit me pushtet te kujdesen per pergjegjesine e veprimeve te tyre…