Ish-deputeti i PD, Falmur Noka i është përgjigjur nga Shkodra, kryeministrit Rama, i cili e quajti disa ditë më parë hu gardhi.
Sipas Nokës, Rama tashmë është një klloun dhe karagjoz, i cili nuk merret me problematikat e qytetarëve.
“Edi Rama mendon se mund të rrijë i kapur në karrigen e pushtetit duke kërcënuar popullin.
Nuk ka kryeministër që mund ta çojë ndërmend të kërcënojë shqiptarët.
Shqiptarët kanë treguar se nuk e njohin frikën nga pushteti. Në rast se ai mendon se hap burg për shqiptarët, nëse guxon le ta bëjë.
Nuk trembet populli me kërcënimet e një dordoleci.
Në 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje. Zgjedhje do të ketë pasi të largohet Edi Rama.
Ky zotëria që sot për fat të keq është në karrigen e kryeministrit në çdo takim nuk ka folur për asnjë problematike të qytetarëve. Nuk jep llogari për qeverisjen e tij 6 vjeçare.
Ai bën kllounin duke marrë nëpër gojë kundërshtarët dhe opozitën. Nuk mund të jetë një kryeministër në një nivel të tillë”.
Jo Hu Gardhi po HU UDB-je
hahahahaha hu gardhi, Mul Noka ka qen roje porte te pd, hahahahahaha, llogarite ca elementesh ka pd.
Me vjen keq per Hurin e Gardhit qe u fye nga Rama ,se mban se ka problem , mund te ishte akoma ne pyll duke kercyer dege me dege.
Kur serbo udebash do burgun e Spaçit
Ky eshte jashteqitja e mjeksise se Kukesit.