Mrekullia ekonomike e Donald Trump

4 Maj 2019, 21:45Ekonomia TEMA

Ekonomia amerikane ka krijuar vetëm gjatë muajit prill 263 mijë vende të reja pune, një shifër kjo që tejkalon pritshmëritë e të gjithë analistëve.

Shkalla e papunësisë ka rënë në 3.6%, ndërsa hapja e vendeve të reja të punës reflekton punësimet e bëra nga vetë qeveria.

Në sektorin e ndërtimit janë krijuar 33 mijë vende pune, ndërsa në industri 4 mijë të tjera.

Nuk ka njohur këtë hov rritja e pagavë, të cilat u ngritën vetëm me 0.2 % në prill krahasuar me marsin.

Kjo është e vetmja shifër që nuk arrin parashikimin e analistëve, të cilët prisnin një rritje prej 0.3%.

Ajo që e bën akoma më interesant hovin e ekonomisë nën presidentin Trump është fakti se papunësia nuk kishtë rënë në nivele të tilla që nga viti 1969.

Ekonomia amerikane ka krijuar 20 milionë vende të reja pune që nga mbarimi i krizës së recesionit, në 2009.

2 komente në “Mrekullia ekonomike e Donald Trump”

  1. m says:

    Mut or mut. Studjo ekonomine njehere. Rritja apo ulja e atyre pak vendeve eshte stinore, part-time dhe asgje me teper. E ka kina fjalen … edhe pse ne veshtiresi ..

  2. tekniku says:

    Pordhe republikane,ketu njerezit humbin punen perdite,manipulim shifrash.Vetem amazon renoi gjigande si Sears .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje