Nderimet për 5 Majin, Kryemadhi: Amaneti i dëshmorëve është i shenjtë, e çojmë në fund për Shqipërinë e lirë

5 Maj 2019, 13:37Politika TEMA

Nderimeve të 5 Majit për të rënët e Luftës i është bashkuar sot edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Jetët e flijuara, sipas saj na frymëzojnë edhe sot për ta mbajtur të shenjtë amanetin: Shqipërinë e lirë.

“Në 5 maj i gjithë Atdheu mban frymën në respekt të pafund për të rënët për atdheun, martirët e kombit që sakrifikuan jetën e tyre e në emër të Shqipërisë.

Lufta për çlirimin e atdheut gjaku i derdhur, jetët e flijuara dhe sakrificat sublime për lirinë e tij, janë gdhendur si dëshmia monumentale e një populli që ka luftuar në mënyrë të paepur me pushtuesit gjatë gjithë historisë së tij.

Nderimi ndaj dëshmorëve, është nderim për historinë e popullit, por është edhe një referencë krenarie, që na frymëzon për ta mbajtur të shenjtë amanetin e tyre, Shqipërinë e lirë, shtëpinë tonë të përbashkët!

Lavdi e përjetshme dëshmorëve të atdheut! #ShqipëriaShtëpiaJuaj?”, shkruan Kryemadhi në Facebook.

6 komente në “Nderimet për 5 Majin, Kryemadhi: Amaneti i dëshmorëve është i shenjtë, e çojmë në fund për Shqipërinë e lirë”

  1. lidhja e Prizerenit says:

    KRYEPUTANE KRYEMADHE!
    AMANETI I TE RENEVE ISH :LIRI-BARAZI VLLAZERI..JO KRIM KORRUPSION HAJDUTERI LIKE FLORI

    1. Kukulufi says:

      Kur e shoh shemtiren e ketij njeriu ia bej hallal paret qe zhvati si qen i ndyre – kjo do kete te haj pa pune sa te jete por kurre nuk do jet e lumtur bmi toke perderisa mund te gjendet perpara nje pasqyre!

  2. I INDINJUAR says:

    Moika Karabuca Deklaroj:Se pasi te Vije LIS-i ne Pushtete..Do te Rihape Varrezat e Heronjeve dhe Deshmoreve, se gOjet e Liga thone se ne to jane “Varrosur” FLORI…
    pra Mona-Like Floriri..do te ZHVARROSIN te Varrosurit per tu marre Floririn…p.sh..Dhembet e Floririt ..edhe ata Florinje jane…..!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  3. likja says:

    IK moj rrezik vdekje!

  4. Raul says:

    Nafije ka luajtur menc, flet mrroklla, në mjerim të plotë, dhe sharebajgat po e braktisin , kur i takojmë në rrugë thonë nën ze- na nxiu faqen , na mori në qafë, na la rrugëve e çmendura për pushtet perandorak

  5. ME EMER says:

    .. ju qe e shkaterruat Shqiperine nuk keni me nder as qe ta zini ne goje . Shqipria nuk vdes , ne shekuj perehere do te jetoje ..!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje