Në Serbi ultranacionalistët i ndjekin bukëpjekësit shqiptarë si nazistët në vitet ’30 hebrenjtë – Prishtina dhe Tirana heshtin

6 Maj 2019, 09:23Rajoni TEMA

Një fushatë e të djathtës ekstreme serbe kundër bukëpjekësve shqiptarë po merr përmasa fashiste. Në Kosovë e Shqipëri lëre që po heshtin pushtetarët, por edhe opinioni publik.

Nga Enver Robelli

Mon Gjuraj, bukëpjekës në një lagje të Beogradit, është vënë në shënjestër të nacionalistëve serbë. Për shkak se një kushëri i tij ka bërë gjestin e shqiponjës, nacionalistët serbë i janë vërsulur Mon Gjurajt, duke ia rrethuar furrën e bukës, duke u gërvallur e kërcënuar dhe duke i vendosur para furrës disa koka derri.

Mon Gjuraj, i frikësuar, është arsyetuar: ka thënë se nuk e ka bërë ai gjestin me shqiponjë, se nuk ka të bëjë asgjë me këtë. Ai ka treguar se nacionalistët po e quajnë «šiptar», një shprehje fyese ndaj shqiptarëve, dhe po i bëjnë thirrje të shpërngulet nga Borça, siç quhet lagjja në kryeqytetin serb ku gjendet furra e bukës «Roma» e shqiptarit Mon Gjuraj.

Merreni me mend: një shqiptar i rrethuar nga ekstremistët serbë duhet të arsyetohet për gjestin e shqiponjës, simbolit nacional të shqiptarëve. Shumë media serbe kanë ndikuar në nxitjen e urrejtjes kundër Mon Gjurajt, duke gënjyer se ky bukëpjekës ka bërë shqiponjën. Të dielën një grup nacionalistësh serbë janë mbledhur sërish para furrës së Mon Gjurajt.

Grumbullimet e tilla janë më shumë se një karnaval nacionalist. Janë thirrje për linçim të njerëzve që kryejnë me zell punën e tyre, paguajnë tatime në Serbi dhe nuk shkelin ligjet e vendit. Policia serbe ka vëzhguar nga distanca rrethimin e furrës «Roma» nga ana e ultranacionalistëve. Politikanët në pushtet në Serbi kanë heshtur – dhe kështu e kanë miratuar këtë aksion. Disa politikanë të opozitës serbe, gazetarë të pavarur, përfaqësues të shoqërisë civile janë solidarizuar me Mon Gjurajn, kanë shkuar madje në mënyrë demonstrative te furra «Roma» për të ngrënë byrek në shenjë solidariteti.

A ka reaguar ndonjë politikan shqiptar në Prishtinë apo Tiranë kundër fushatës fashiste kundër bukëpjekësve shqiptarë në Serbi? Për aq sa kam parë deri më sot – jo. Në Novi Sad një portal u ka bërë thirrje lexuesve të bëjnë një listë të pronarëve shqiptarë të furrave duke i akuzuar se po i shtrenjtojnë çmimet e bukës, byrekut dhe prodhimeve të tjera të brumit. Kjo ishte gënjeshtër, por lista u bë – si në vitet ’30, kur nazistët kërkonin «të mos blihet te hebrenjtë».

A është parë ndonjë reagim i kryeministrit të Kosovës? Kryetarit të Kosovës? Kryetarit të Shqipërisë? Kryeministrit të Shqipërisë? Politikanëve të partive opozitare? A ka thënë gjë shoqëria civile? Askush nuk mund të thotë se është i painformuar. Mediat kanë njoftuar për këto raste.

Në dhjetor portali «ProkupljeOnline» pa asnjë burim shkroi se Rizë Lekaj, pronar i disa furrave të bukës, është fotografuar me simbolin e shqiponjës dykrerëshe. Ky simbol, sipas portalit serb, na qenkësh «simbol i organizatave terroriste UÇK». Kjo organizatë paskësh kryer «gjenocid» ndaj serbëve, ndërsa bukëpjekësit shqiptarë nga Serbia po i përkrahin tarifat ndëshkuese ndaj prodhimeve serbe. Portali serb bën thirrje direkte që serbët të blejnë «bukë serbe» dhe jo bukë të financuesve të «kasapëve të fëmijëve serbë».

A nuk është kjo arsye e mjaftueshme që Shqipëria t’i dorëzojë një notë proteste qeverisë serbe? A nuk është kjo arsye të ketë një valë solidariteti me bukëpjekësit shqiptarë në Serbi? Përse hesht OSBE, një organizatë që e ka për obligim të mbrojë të drejtat e njeriut? Paramendojeni se çfarë do të ndodhte nëse një grup nacionalistësh shqiptarë do të rrethonin një dyqan serb në Kosovë? OSBE do të kalonte në modusin e gjendjes së jashtëzakonshme. BE do të alarmohej. Me sa duket të drejtat e njeriut janë të klasifikuara në të drejta të klasës së parë dhe klasës së dytë.

9 komente në “Në Serbi ultranacionalistët i ndjekin bukëpjekësit shqiptarë si nazistët në vitet ’30 hebrenjtë – Prishtina dhe Tirana heshtin”

  1. Detari says:

    shum mire ja bejne. popull pa identitet, identifikohen si musliman.

    1. ''....nese gervish sadopak nje muslimon shqipfoles,do te zbulosh ''arabin'' qe ai fsheh mes veti.......! says:

      nuk do te ishte keq tu fusnin edhe nga ndonje hu[me gunga] ne bithe…………….Asmon Gurraj dhe me furre buke ”ROMA”!!!!!

  2. Xhemo says:

    Po c shqiptar do bejn ze o zoti Enver?
    Kush keta pro serb qe bllokojn rruget ne shqiperi per hesap te serbit berishovic, bashic dhe bythes serbe te zenit, mul noka I udb, moniqa e presidentit pro greke, apo Rama qe kujtojn se bota rrotullohet rreth tij?
    Pale ne dardani, Albin kurti do me ardh ne tirane qe t protestoj ndaj vucic, se nga prish Tina nuk flet dot.
    Rramushi qe mer si pushka jevgut, komplet pa lidhje apo presidenti qe sdi as vet se ca Mendon?
    Ne jemi per tu zene me njeri tjetrin per Karri get e dikujt por jo tonat.
    Shqiptaret ne Serbi vec po I ndihmoi zoti, se t jet per ne, presim Der sa t nderhyj amerika perseri.

  3. Kuq e zi says:

    Po pra edhe rama prandaj ka thirrur vucicin ne tirane qe te ndajne kosoven sa me shpejt qe kto raste te mos perseriten me
    Ndersa ky mon gjuraj ti telefonoi min gjuric se e paska fis ti thote ma hiq vicin dhe hajde e me ndihmo

  4. ben says:

    Ajo qe kuptova une nga shkrimi I robellit eshte se:
    Ne serbi
    a) policia serbe qenka angazhuar te mbroje nje buke pjekes me orgjine kosovare
    b) politikane te opozites dhe gazetare I kane dale ne mbrojtje kosovarit ne mes te beogradit
    c) protesta e ekstremisteve serbe me shune duket si proteste fetare se etnike sepse I kane vendosur si kercenim nje koke deri.
    Me kaq ajo qe kuptohet eshte se shoqeria shqiptare realisht eshte ku e ku me larg ne emancipim nga shoqeria serbe perfshi ketu edhe robellin qe per ca fletushka ne serbi kerkon angazhimin e politikes shqiptare nderkohe qe edhe shteti serb e paska bere punen edhe shoqeria civile shume me mire se vete robelli.
    PS: imagjino ne mes te tiranes ose prishtines nje buke pjekes serb qe opozita shqiptare, media shqiptare, policia shqiptare dhe shoqeria civile shqiptare ti dilte ne krah??????? E paimagjinushme.

    1. Supaxhiu 300 evro says:

      Beni emer shqip por propagandon greqisht per nje supe nje mujore 300 evro!
      Ti i pafytyr jep leksione demokracie per kasapet e ballkanit qe nen mbrojtjen e ushtrise serbe vrane dhe prene nga kosova bosnja kroacia sikur te ishte nje thertore dhe vjen e thua se ne serbi nuk ekziston fshizmi si ne greqi me ultranacionalist qe formojn lista si te çifuteve ne vitet e nazizmit dhe kete ma quan demokraci se shkojn dy persona dhe mbrojne shqiptarin?Amerika duhej ta shtronte mir me bombarduesit ta bente tapet komplet pluhur ,i ke pare japonezet mbas hiroshimes si sillen keshtu e do serbija.Atehere te fillojn ekstremistet shqiptar ku jne serbet nè shkoder ?Nga nje mbishkrim naten mbi dyert e shtepive ose aktiviteteve te tyre pastaj kalojm tek te ashtuquajturit greke qe nepermjet edhe sherbimit sekret greke kane hapur aktivitetet ne tirane,vlore,sarande dhe nje gazete patriotike te nxjerr listen e emrave dhe te shikojm se ti supdhjeri i greise do te shprehesh ndaj vellezerve tane kosovar.

  5. Dpt of Provokacija and Shame, Interior Ministry, Srbija says:

    Provokacija !!!

    Te shkruhen letra ankimi BE, Rusise, dhe OKBse. Serbia nuk mund ti toleroje keto provokacija. Populli Serb eshte shume sensitiv. Serbet ngelen duke u provokuar cdo 3 dite… ou.. dale. Forum i gabuar. Po s’besoj se i rruhet njeriut ketu.

  6. Lori says:

    Te lumte Ben, ate qe un doja ta thoja. Ata bukepjekes jetojne shume me mire e me sigurte ne serbi se sa ne kosove apo ne shqiperi perndryshe s‘do rrinin aty. Ne perpjekje e siper per t‘mashtruar nxjerrin pa dashur te verteten ne shesh, po kush ta kuptoje. Ashtu si perhere, si lopa barin e han propaganden shqiptari.

  7. Fredi says:

    Kosova qe kur fitoi pavaresine ushqime serbe hante.Shyqyr u kujtua Haradinaj se dhe tani ushqime serbe do te hanin.Shqiperia ka shume faj ne kete histori.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje