AKU-në nuk e vë në punë as dënimi me vdekje

7 Maj 2019, 17:26Blog TEMA

Nga Mentor Kikia

Qeveria ka vendosur të ashpërsojë ligjet për cënimin e sigurisë ushqimore, duke parashikuar edhe denimin me burg, me shpresën se do të ndalojë abuzimet në këtë fushë.

Ashpërsimi i ligjit, në fakt, shikohet si zgjidhje sa herë institucionet nuk funksionojnë.

Dhe kontrolli i sigurisë ushqimore është një nga ata më tipikët e mosfunksionimit apo të keqfunksionimit.

Unë kam një pyetje të thjeshtë: Përse është kaq e vështirë të kontrollosh dhe të ndëshkosh atë që abuzon?

Përgjigja e parë që do të të vijë, është se s’ka laboratorë të specializuar.

Po përse nuk i ndërtojmë, kur kemi kaq shumë nevojë për të ofruar sigurinë tek konsumtori vendas dhe të krijojmë besimin tek tregu i huaj, që na ka futur në karantinë duke mos na lejuar asnjë lloj eksporti blegtoral.

Sa për dijeni, Maqedonia fqinje eksporton mish në çdo vend të BE-së.

Në këto kushte, kur nuk kryen dot funksionin për të cilin është krijuar, AKU është përdorur sistematikisht si një bandë gjobëvënësish.

Gjoba ndaj atyre që nuk ka qenë në listën e financuesve të partisë e gjoba ndaj atyre që nuk lubrifikojnë rrotën e korrupsionit brenda institucionit.

Sot AKU po kërkon ta gjejë shpëtimin tek burgu.

Po si do të futen abuzuesit në burg, kur nuk bëhet dot analizat e produktit?

Apo burgu do të jetë “Gogoli”, që do të trembë sërish ata që nuk paguajnë?

Në fakt problemi nuk është as burgu e as dënimi me vdekje.

Problemi ka qenë dhe është vetë AKU, e cila është drejtuar nga cdo lloj personi i mundëshëm, vetëm nga specialistë të fushës jo.

Ky i fundit është më tipiku i paduhuri në atë vend!

6 komente në “AKU-në nuk e vë në punë as dënimi me vdekje”

  1. Taraboshi says:

    Po or Mentor Kikia se ne raste se nuk e din po ta them une se frika ka lindur tre vjet para trimerise.Burgosja e atyre qe ishin debitor me energjine dhe ujin I kethyen borgjet ndaj shtetit deri ne nje.Keshtu do te veprojne sipas ligjit edhe prodhuesit e perimeve dhe zarzavadeve.Zoti Kikia.

  2. Taraboshi says:

    Po or Mentor Kikia se ne raste se nuk e din po ta them une se frika ka lindur tre vjet para trimerise.Burgosja e atyre qe ishin debitor me energjine dhe ujin I kethyen borgjet ndaj shtetit deri ne nje.Keshtu do te veprojne sipas ligjit edhe prodhuesit e perimeve dhe zarzavadeve.Zoti Kikia.

  3. Lush Marku says:

    Pse ky qe eshte tani marangoz eshte?? Hajde mentar i dheut hajde…jo pp ti marrim nga kllasa puntore… blegtore dhe fermere e ti bejme drejtor per merita te vecanta ne LANC. Paske ngel ngushte… filloi sezoni gjobave nga mediat e dh.ira. Deri dje na cate menderen se ju vite keq se i ngelte prodhim pa shitur kurse sot ankoheni se po jua fusin po ato per te culen hidhni lotin lum.

  4. Ardjan says:

    Po! Ky i pa afti kryministër sa herë del zbuluar dhe i kapur mat bërtet burg,burg! Z.kryministër ke 6 vite në pushtet dhe shqiptarve nuk u ke garantuar sigurin ushqimore! Ju,ministrit përgjegjse,dhe gjithë taborri i rrogëtarve që ju u thoni aku.e lloj lloj sajesa emrash por që të gjitha abuzive të pa afta parazite deri nē kriminale,keni përgjegjësi para ligjit,e jeni më fajtor se fermeri atje nē fushë!. Po mirë bënë për sa kohë barsaleti i trangullit vazhdon të mbush me humor tryezat familjare!

  5. Eva.M says:

    E ke shume gabim Mentor , kisha respekt per logjiken tende por ketu ja ke fut kot. Pergjegjes per analizat eshte kryesisht ISUV . Po si mund te thuash ti ky i fundit , kur gjithe ato vite e drejtoi PDIU me lloj lloj militantesh , pa profesion, pa integritet moral etj. Le ti japim kohe ketij te fundit sepse dy muaj ka atje dhe pervec kesaj duket me i pershtatshmi sec ka patur ndonjehre ai vend, lexova diku qe ka punuar ne organizma nderkombetare ,qe kane te bejne me ushqimin. Ky e ka pergjegjesine sipas teje, qe nuk ka patur kurre laboratore AKU???!!!

  6. artiles says:

    Keshtu do vazhdoje gjithmone, perderisa qeverisja konsiderohet TEPSI qe duhet ndare ndermjet partive te koalicionit fitues.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje