Për Xipen e mirë nga Tropoja

6 Maj 2019, 18:21Blog TEMA

Nga Ermal Mulosmani 

Një Zot e di sesi do ta përballojë dhimbjen nëna e saj. Në ëndrrat e saj po numëronte ditët për ta takuar Zarifen, ndoshta edhe orët.

Dita e kthimit nuk ishte e largët dhe mezi po e prisnin për t’u treguar për një vend të vogël atje, në Baltikun e largët ku e dërguan.

Por qeshja e saj që sillte dritë në shtëpi nuk do jetë më.

Ajo ra në minë, këmba, dora ose trupi i saj preku të paprekshmen, preku vdekjen.  Kurajozja, trimja Zarife, me mision heroik.

Minapastruesit janë trimat më të mëdhenj, ata luajnë përditë me vdekjen.

Që fëmijët e Lituanisë të mos rrezikojnë jetën shkoi Zarifja nga Tropoja.

Zarifja sot është krenari dhe dhimbje. Ishte kaq e bukur dhe kaq e re për të vdekur. E dhimbshme në palcë të shpirtit!

Nëpër filma flitet për Markon nga Tropoja.

Në gazeta shkruhet për grabitësin nga Tropoja.

Por dikush duhet të shkruajë për Zarifen nga Tropoja. Për Xipen e mirë…

Zarife, të qoftë i lehtë dheu! Prindërit e tu do të kujtojnë me dhimbje e dashuri për sa të jenë gjallë. E bashkë me ta e gjithë  Shqipëria.

2 komente në “Për Xipen e mirë nga Tropoja”

  1. Zydi says:

    Ju prefte shpirti ne paqe.

    Ngushellimet me te ndjera familjes.

  2. Loli says:

    Fatkeqesi,dhimbje, jete e humbur. Ngushellimet e mija me te sinqerta per familje, te dashurit, dhe miqte qe la mbrapa, dhe simpati me te madhe per kete trime qe ra ne fushen e betejes. I qofte i lehte dheu qe do hidhet mbi kete lule.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje