Administrata Trump pritet të ftojë kryeministrin hungarez Viktor Orban në Uashington këtë muaj, për atë që do të ishte një grusht shteti për marrëdhëniet me publikun për liderin e Europës Qendrore, i cili i ka hedhur poshtë normat demokratike dhe kërkon ndryshimin e asaj që ai e quan “demokraci joliberale”.
Sipas katër zyrtarëve aktualë dhe ish-zyrtarë të SHBA-ve që kanë dijeni për bisedimet, të cilëve u referohet “Foreign Policy”, Orban pritet të takohet me Presidentin Donald Trump në mes të majit, edhe pse nuk ka ende një datë të saktë. Një vizitë e tillë vjen pas asaj që sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, zhvilloi në Budapest në shkurt të këtij viti.
“Kohët e fundit ka ndodhur shpesh që SHBA-të kanë qenë të mungura në Europën Qendrore. Kjo është e papranueshme. Këto vakume mund t’i mbushin rivalët tanë”, ka thënë Pompeo gjatë vizitës.
Pompeo i kërkoi Hungarisë dhe fqinjëve të saj të kundërshtonin marrëdhëniet më të ngrohta me Rusinë dhe marrëveshjet ekonomike me Kinën.
Orban e ka konsoliduar pushtetin në Hungari nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese dhe kontrollit të gjyqësorit. Ai akuzohet si shtypës i lirisë së medias, ndërsa kritikët e akuzojnë për mbylljen e universitetit të hapur nga George Soros në Budapest.
Vendi i tij është anëtar i Bashkimit Evropian dhe NATO-s, por pavarësisht kësaj, Orban ka mbajtur një marrëdhënie të ngushtë me presidentin rus Vladimir Putin dhe e ka ka shfaqur interes për Kinën dhe marrëveshjen e investimeve të infrastrukturës në vlerë miliarda dollarë, si pjesë e iniciativës ambicioze “Belt and Road”.
Një vizitë e tillë shënon njëfarë kthese në marrëdhëniet ems dy vendeve. Administrata e Obamës e pati ngrirë bashkëpunimin me homologët hungarezë të nivelit të lartë dhe pati penguar hyrjen në Shtetet e Bashkuara të gjashtë hungarezë të lidhur me qeverinë.
Administrata Trump ka nisur një fushatë globale për të frenuar përhapjen e investimeve kineze në infrastrukturë dhe teknologji në Evropë dhe Azi dhe ka kërkuar nga aleatët europianë që të mbajnë larg Pekinin nga rrjetet e telekomunikacionit 5G. Megjithatë, një takim i mundshëm me Trump në Shtëpinë e Bardhë nuk e ka penguar hapjen e Orbanit ndaj Kinës.
“Orban do të përfitojë nga kjo vizitë pasi të kthehet në vendin e tij, pasi padyshim një shtrëngim dore me Trump do të interpretohet sikur Shtetet e Bashkuara mbështesin veprimet e tij anti-demokratike”, thotë Rob Berschinski i “Human Rights First”. “Shtetet e Bashkuara nuk mund të japin shumë, ndërkohë që marrin pak”, thekson ai. (TemA TV)