FOTOT: “Armiqtë-miq” takohen në Tiranë

9 Maj 2019, 10:02Rajoni TEMA
FOTOT: “Armiqtë-miq” takohen në Tiranë

Në Tiranë ka nisur samiti i Brdo-Brijunit i organizuar nga presidenti Ilir Meta, me praninë e lidërve kryesorë të Ballkanit dhe përfaqësues të lartë të Europës.

Me ftesën edhe të presidentes së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarović dhe të presidentit të Sllovenisë, Borut Pahor, në Samitin e Tiranës marrin pjesë tre anëtarët e Kryesisë së Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik, Šefik Džaferović dhe Željko Komšić, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, presidenti i Malit të Zi, Milo Đukanović, presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, si dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vučić.

Të ftuar nderi janë presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, dhe përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe zëvendës presidente e Komisionit Evropian, Federica Mogherini.

Procesi i Brdo-Brijunit është një nismë rajonale bashkëthemeluar nga presidentët slloven dhe kroat në vitin 2010.(TemA)

3 komente në “FOTOT: “Armiqtë-miq” takohen në Tiranë”

  1. ¬ says:

    Në takime të tilla duhet patur kujdes nga interpretimet e gabuara me dashje të shtypit të huaj, gjë që do vështirsonte dhe më tej temat që janë në zgjidhje.

  2. Baliu says:

    Nipi i Radosllav Danilloviqit me djalin e Fahri Musliut. Leke Ujkani e Hashumi si dy vllazen prej nje brumi.

  3. anton says:

    mogerini nuk perfaqeson eu..por anti eu prandaj eshte vene ne ate post me e kap eu me te majtet si PS tamam si ne kohen para dices.hitlerit.ekstremit djathte qe vjen si kunderpergjigje te korrupsionin.shkaterrimit qe sjell ekstremi I majte neper eu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje