Policia ka arrestuar në Lezhë një biznesmen, që akuzohet për përfshirje në trafk droge.
I arrestuari është Astrit Nimani 48 vjeç, i njohur me pseudonimin “Titi i Ukës”.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Milanos e ka dënuar me 13 vjet burg për pjesmarrje në një organizatë kriminale, e cila merrej me trafik droge.
Në vitin 2015 atij iu sekuestrua një pasuri me vlerë 10 milionë euro me vendim të Gjykatës së Lezhës.
Siç thuhej atëherë në deklaratat zyrtare të policisë e Prokurorisë, në total iu sekuestruan tre pallate me 230 apartamente banimi dhe një hotel.
Në vitin 2013, Astrit Ukë Nimani ishte anëtar i Këshillit Bashkiak në Bashkinë e Lezhës, nën siglën e Partisë Ora e Shqipërisë, e cila ishte në koalicion me Partinë Demokratike.
Ai ishte edhe anëtar i Komisionit të Urbanistikës dhe Programeve të Zhvillimit, nënkryetar i Komisionit të Arsimit Kulturës dhe sporteve dhe anëtar i Komisionit të Ekonomisë dhe Financës në këtë Këshill Bashkiak.
Edhe pse i kërkuar, çuditërisht në 2013 ai ka mundur të bëhet dhe anëtar i këshillit bashkiak të Lezhës. (TemA)
Hahaha! Aleati i Lylit…
Partia ORA E SHQIPNISE !!!
Po po po ….sa vite duhen te pastrohet..
Atehere me thoni behet apo s’behet ky vend. Prisni tani kur te degjoni qe cdo kryemnister shqiptar qe do zgjidhet ka qene i arrestuar dhe i denuar ne Itali apo ne Gjermani apo ne SHBA(etj etj). Ne kete vend s’ka dallim djalli nga engjelli, i miri nga i keqi. Cfare nuk ben vaki me kete lloj mileti
“Cuditerisht”!!! Me vjen keq zotrinj gazetar te Temes por nen pd-en e sali vuk rrumpalles asgje nuk eshte e cuditshme sepse me koshience te plote sali vuk berisha,ndertoi shtet rrumpalle,njeri rrumpalle,shkaterroi cdo gje,vodhi gjithcka dhe sot me keta hajdute,spiune,drogaxhi e te korruptuar po kerkon te mos kete shtet,te mos kete drejtesi dhe te gezoje gjene e vjedhur.
….cuditerisht ka mundur te behet anetar i keshillit bashkiak…?
….cuditerisht eshte marre me droge dhe ne kerkim nderkombetar….dhe cuditerisht shteti i “ndershem” shqipetar e ka lene te livadhis.
Sa cuditeni ju gazetaret!!!