Ceremonia: Nisin homazhet për nder të nëntetares Zarife Hasanaj, “Dëshmore e Atdheut”

10 Maj 2019, 10:17Kronika TEMA
Ceremonia: Nisin homazhet për nder të nëntetares Zarife Hasanaj,

Kane nisur homazhet ne Pallatin e Kongreseve per nder te nëntetares Zarife Muharrem Hasanaj, qe ra në krye të detyrës gjatë misionit të FA ne Letoni.

Sipas vendimit te qeverise, qe e shpalli te sotmen dite zie kombetare, në të gjitha institucionet shtetërore flamujt do të ulen në gjysmështizë dhe në orën 12:00 do të mbahet një minutë heshtje.

Nga ora 10 deri ne 11.30 do kete homazhe. Pas nje nderprerje disaminuteshe qe kerkuan familjaret per tu pershendetur per here te fundit, nis ceremonia zyrtare ku do te mbajne fjalen e tyre, shefi i shtabit te pergjithshem, gjeneralbrigade Bardhyl Kollcaku, Ministrja e Mbrojtjes dhe Kryeministri.

Pas ceremonise trupi do te levize sipas ceremonialit ushtarak pergjate bulevardit “Deshmoret e Kombit” per tu derguar me pas te prehet prane deshmoreve te FA, prane monumentit “Nene Shqiperi”!

Dita e sotme është shpallur Ditë Zie Kombëtare në nder të nëntetares. Ministria e Mbrojtjes njoftoi se me vendim të Këshillit të Ministrave, dita e premte, datë 10 Maj 2019 shpallet ditë zie kombëtare në nderim të nëntetares Zarife Muharrem Hasanaj, rënë në krye të detyrës gjatë misionit të saj jashtë vendit!

Sipas këtij vendimi, në të gjitha institucionet shtetërore flamujt do të ulen në gjysmë-shtizë dhe në orën 12 do të mbahet një minutë heshtje”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Zarife Hasanaj ndërroi jetë në 6 Maj gjatë misionit të saj në Letoni, ku i shpërtheu një minë, kurse janë plagosur komandanti i kontigjentit, Major Klodian Nikolla Tanushi dhe Rreshter Julian Xhevat Kapaj. Hasanaj u kujtua me respekt nga presidenti i vendit Ilir Meta, kryeministri Rama dhe politikanë të opozitës së bashkuar.

Edhe në bazën Camp Adazi në Letoni u organizua një ceremoni lamtumire për nder të saj, me pjesëmarrjen e efektivëve nga 10 vendet, pjesë e misionit “Enhanced Forëard Presence”.

(Vijon)

2 komente në “Ceremonia: Nisin homazhet për nder të nëntetares Zarife Hasanaj, “Dëshmore e Atdheut””

  1. alim says:

    ngushellime familjes

  2. shqiptar me tru në kokë e këmbë në tokë says:

    Akoma nuk e kam kuptuar, pse kjo vajzë (keqardhje dhe ndjesë pastë), u shpall “Dëshmore e Atdheut”, cilit “atdhe”, Letonisë …???!!! Ku thjesht vajti për “punë për ca para më shumë” … ???!!! Le t’i jepej të paktën ndonjë Medalje apo Urdhër Ushtarak… ! E kemi bërë “paçavure” këtë emrin e ATDHEUT, prandaj dhe e kemi në këtë derenxhe… ! Bile këtu, ja kemi kaluar dhe Enverit … ! “ATDHE QUHET TOKA KU MË KA RËNË KOKA” …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje