Tubimi i opozitës, SHBA thirrje qytetarëve: Refuzoni dhunën për të siguruar një protestë paqësore dhe konstruktive

10 Maj 2019, 12:09Kronika TEMA

Ambasada amerikane në Tiranë i ka bërë thirrje të gjithë personave të përfshirë në protestën e së shtunës të thirruar nga opozita, që të refuzojnë aktet e dhunës për të siguruar një protestë paqësore dhe konstruktive.

Në një njoftim zyartar ambasada shprehet se “është e paligjshme dhe jo demokratike të kryesh akte dhune, përfshirë edhe shkatërrimin e pronës”.

“E drejta për t’u përfshirë në protesta paqësore është një e drejtë themelore demokratike. Përgjatë muajve të fundit, pjesa më e madhe e pjesëmarrësve kanë ushtruar të drejtën e tyre për të protestuar paqësisht.

Megjithatë, në çastin kur një protestë paqësore njolloset nga një akt dhune, qoftë edhe nga një individ, qëllimi demokratik i protestës kompromentohet.

Është e paligjshme dhe jo demokratike të kryesh akte dhune, përfshirë edhe shkatërrimin e pronës.

Iu bëjmë thirrje të gjithë personave të përfshirë në protestën e së shtunës që të refuzojnë dhunën për të siguruar një protestë paqësore dhe konstruktive.”- thuhet në njoftim zyrtar të ambasadës amerikane në Tiranë. (TemA)

3 komente në “Tubimi i opozitës, SHBA thirrje qytetarëve: Refuzoni dhunën për të siguruar një protestë paqësore dhe konstruktive”

  1. AQIFI says:

    Mbaj mend kur hyri “demokracia ” ne Shqiperi . ambasadori amerikan {ose me mire ambasadoret amerikane } ishte ne krye te protestave sidomos me Berishen ..! Qe te kujtoheni , shih Venezuelen sot ..!

    1. ura e tabakve says:

      Jes plako jess…….Po nuk di se çfar menje i bojn hyzmet kta t’opozites ton apo kujton se jon ne Vendzuel.
      …..

    2. sali trapi says:

      car ilaci pi ti?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje