FAKSIMILE/ Gazi i protestës i certifikuar nga BE: Mes bombulave të përdorura edhe ato të importuara nga qeveria "Berisha"

13 Maj 2019, 13:47Kronika TEMA

Në vijim të protestave të ditës së shtunë, opozita ka vendosur në pikëpyetje vetitë kimike të gazit lotsjellës të përdorur nga Policia në momentin kur Kryeministria u vendos nën sulmin e bombave molotov.

Sipas saj, gazi i përdorur sjell efekte të rënda për shëndetin, duke mos qenë në përputhje me parametrat e lëndëve të ngjashme që përdoren në vendet e Bashkimit Europian.

Dokumentat zyrtarë tregojnë të kundërtën. Gazi i përdorur është në përputhje të plotë me të gjithë parametrat e sigurisë, është importuar nga kompani të regjistruara në Europë dhe përveç efekteve të parashikuara, si lotët, kolla dhe veshja e shikimit, nuk përmban elemente të tjerë të dëmshëm.

Që prej vitit 2011, Policia e Shtetit ka prokuruar tre herë lëndë lotsjellëse.

Dokumenti i bashkangjitur tregon se sasia e parë është prokuruar pak kohë pas protestës së 21 janarit. Bëhet fjalë për një sasi prej 600 granatash lotsjellëse, të blera në një kompani izraelite, në përputhje me specifikimet e NATO-s dhe BE. E njëjta kompani eksporton lëndë të ngjashme në shumë vende të tjera perëndimore.

Marrëveshja është konkluduar në datën 23 mars 2011, me firmën e pesë anëtarëve të një komisioni të posaçëm, të ngritur nga zv/drejtori i forcave “Renea”. Lënda kaloi fillimisht me sukses testimet në datën 7 mars, duke marrë lejen e përdorimit në territorin shqiptar brenda dy javësh.

Në vijim, për nevojat e saj, Policia është pajisur me 500 fishekë lotsjellës për armë shotgan, kalibri 37×40 mm, në dhjetor të vitit 2014. Prodhuesi i kësaj lënde është një firmë italiane, e certifikuar sipas parametrave të Bashkimit Europian, që tregton lëndë të ngjashme në të gjithë Europën.

Në 20 maj 2016 është kryer një tjetër porosi tek firma italiane, këtë herë për spraj personal, me të cilin janë pajisur efektivë të Policisë së Shtetit. Edhe këtë herë, malli është prokuruar në një firmë të certifikuar sipas parametrave të sigurisë së Bashkimit Europian.

Në secilin rast, lënda është marrë në dorëzim pas testimit të mostrave përkatëse, të kryer në ambientet e FNSH. Nga testimi ka rezultuar se lënda është në përputhje me specifikimet e saj, duke mos sjellë efekte anësore për shëndetin e personave.(lexo.al)

4 komente në “FAKSIMILE/ Gazi i protestës i certifikuar nga BE: Mes bombulave të përdorura edhe ato të importuara nga qeveria “Berisha””

  1. a says:

    po kujt i plasi. nqs u ben dem gazi te rrine ne shtepi ose te rrine urte te protestojne si njerez. nqs te ha bytha dhe e kruan me shume se duhet te dhemb

  2. Alban says:

    Nuk me besohet qe Shqipria paska arrit ne kete nivel aristokratik europian, qe tani qahen protestuesit per gazin lotsjelles. A thu se me para kur beheshin protesta policia dhe qeveria hidhnin tufa me lule.
    Hahahah

    A jeni ne terezi mo? Po kur dilje me para ne protesta, jo vetem gaz lotsjelles, por jane perdorur plumba, rrahje makabre e tortura cnjerzore nga me te ndryshmet. Po vetem ne 21 Janar u perdor dhe uji me presion, dhe gazi lotsjelles dhe plumbi! Dhe fiks kur lideri i opozites ishte Minister i Brendshem.

    Ah pa pa cfare hipokrizie mer opozita jone mediokre.

  3. Leonard says:

    Helmojini Neandertalasit e Trapojes, mamurrasit dhe Bythores se shpeton Shqiperia. Llumi dhe vulgu nuk mund te neperkembin Tiranen dhe gjithe Shqiperine qytetare.

  4. lexues says:

    beata ignoranza

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje