“Kërcënimi i lirisë dhe i të drejtave të të tjerëve është i tepërt”, Rama: Për kë do të hyni në burg? Për Luzimin, Monikën dhe Saliun?

14 Maj 2019, 13:39Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama tha se gjithkush ka të drejtë të mbështesë kë të dojë por jo të kërcënojë liritë dhe të drejtat e të tjerëve.

Gjatë një konference me gazetarët Rama u bëri thirrje mbështetësve të opozitës që të mos kërcënojnë lirinë dhe të drejtat e të tjerëve sepse do t’i heqin lirinë vetes sipas Ramën për Lulzim Bashën, Monika Kryemadhin, dhe Saliun.

“Jeni ju që i ndiqni pas, ju që po më shikoni dhe po më dëgjoni mua dhe që keni gjithë të drejtën të doni dikë tjetër dhe të mbështesni dikë tjetër dhe të kërkoni diçka tjetër në formën e qeverisjes.

Sot ka një gjyq për të shtunën. Janë njerëz të zakonshëm, njerëz të manipuluar dhe të nxitur për të bërë dhunë që duhet ta pyesin me siguri veten për kë e bëra.

Të gjithë kanë të drejtën të mendojnë në mënyra të ndryshme, forma të ndryshme, por kush shkon përtej të drejtës për të pasur mendimin e qëndrimin e vet dhe kërcënon lirinë dhe të drejtat e të tjerëve është i tepërt në territorin ku lëvizin njerëzit e lirë dhe pastaj e vazhdon një pjesë të jetës ku shteti dënon ata që mbahen në heqje lirie.

Dhe për kë? Për Lulzim Bashën, Monika Kryemadhin, për Saliun apo të tjerët me radhë. Njerëz që s’kanë asnjë sens të historisë, asnjë sens të së ardhmes por kanë të gjithë energjinë negative që prodhon me furi dëshpërimi dhe verbëria, mungesë e plotë vizioni, mungesë e plotë idesh. Si mund të zëvendësohet vizioni me zjarrin, idetë me kapsolla.

Si mund të zëvendësohet qenia e një partie politike që është një alternativë për t’u votuar me një trup pa kokë që e marrin këmbët dhe e sjellin vërdallë nëpër tiranë për të bërë dëm dhe kërcënuar të tjerët se po nuk u hap rruga do bëjmë dhe më shumë dëm”, deklaroi Rama. (TemA)

 

2 komente në ““Kërcënimi i lirisë dhe i të drejtave të të tjerëve është i tepërt”, Rama: Për kë do të hyni në burg? Për Luzimin, Monikën dhe Saliun?”

  1. ce says:

    Je i papame o Edi rama , ti nuk je per te drejtuar Shqiperine, ti je per te drejtuar Gjermanine apo Francen, keta horra qe cirren rrugeve me molotov ne brez e kane pare se e kane te humbur cdo beteje politike ne kutin e votimit me ty dhe nxjerin lloj lloj sebepesh nga cadra deri tek qeveria tranzitore e projetkur nga vrasesi i Gerdecit Fatmir Mediu me parti me nje antar,,, Vazhdo keshtu
    u sic e ke nisurO EDI Rama. Flamur Herman Geringun dhe naziskinet e Mamurrasit qe drejton i pret fundi i hidhur ne koshin e plehrave te historise,,,,,

  2. sadna babul ka bidai says:

    PER TE SUGJERUAR TE DREJTAT E TE GJITHEVE DHE BASHKPUNIM JA BENI VETES PER LIRI E DEMOKRACI TE PERBASHKETA PER CKA KANE ARRITUR ME MUNDIM PER TE DALE NE HORIZON TE ZHVILLIMIT NJERZOR .NUK ESHTE E LEHTE TE TREGOSH KUSH JE POR PUNA DHE VEPRAT E TE LENE BREZ PAS BREZIT .A ‘MUND TE KUPTOJNE LIDERIT QE KANE LENE PAS VETES SE TYRE PER CKA KANE NE GEN TRASHEGUS
    A’ MUND TE KUPTOJE PER CKA KANE RREDH E PERCARK VETES TE GJITH .A ;MUND TE KUPTOJ NJE LIDER PER SITUATAT E PERGJITHSHME .A, MUND TE KUPTOJE THASHATHEME RREDH E PERCAK ,A;MUND TE VLERSOJNE VERTET EDHE VENDET QE JENI POTHUAJSE ME ZHGENIME INTELEKTUALESH PER CKA KANE NJE BESNIK TE VERTET ,A;MUND TE KUPTOJME NE TE VERTET REALITETIN TE TEJTUKSHME PUNE TE LENE MBAS DORE DO MENDONI JU KLASA E CDO PERPJEKJES DEL GJITHMONE NJE VEPER QE ” QE SHKELET ME KEMBE DINITETI KETO QE SHKRUAJME JEMI TE ZHGENJUER NGA TE GJTIHE QE NUK MUND TE PLOTOSOJME VEPRAT TONA TE PELQYM APO TE RRJEDHES SE FJALES VETJAK ,NUK JEMI ME ANTEN JEMI ME DIJE E MENCURI ,TE BESH KOMENT KOMENTUS ESHTE TE BESH NJE PERMBLEDHJE PER CKA SHKRUAJNE AUTORITETET ,NUK ESHTE E LEHTE TE DRETOJSH NJE SHQIPERI APO VENDET TE
    TJERA .ME DASHURI DHE RESPEKT MUND TE LEME PAS NJE DICKA TE BUKUR JETESE .
    ME RESPEKTE .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje