Basha dhe Kryemadhi, mund të shmangnin shpenzimet për te “blerë” Perëndimin!

19 Maj 2019, 20:31Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Dy drejtuesit kryesore të opozitës joparlamentare, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi kanë bërë një sforcim të panevojshëm financiar, por dhe politik, në përpjekje për të zbutur perceptimin e izolimit ndërkombëtar të opozitës. 

Monika Kryemadhi shkoi deri në SHBA, përmes lobistëve financiarë, për të dëgjuar në çdo zyrë fjalinë. “Për SHBA dhuna është e papranueshme” dhe për të bërë publike heqjen e vizës për Petrit Vasilin, ndërsa Lulzim Basha vuri në siklet gjithë emigrantët pro PD në Londër dhe lobistët e tij, t’i rregullonin takime me njerëz anësorë të politikës britanike, të cilët po ashtu i përsëritën qëndrimin e prerë të Britanisë së Madhe, kundër daljes nga Parlamenti dhe bojkotit të zgjedhjeve, si dhe dhunës në rrugë.

Ata mund t’i kishin kursyer dhe lekët dhe deklaratat shtesë kundër tyre, pasi i gjithë ky operacion i kushtueshëm financiar dhe politik, është nisur nga një premisë e gabuar.

Basha dhe Kryemadhi u nisën papritur për në Perëndim, pas një dite, kur brenda dy orësh kishte shtatë deklarata të egra ndërkombëtare nga SHBA, BE, OSBE, qeveria gjermane, Britanike, Italiane, dhe Austriake.

Pas kësaj dite të zezë, të nisesh për të sqaruar SHBA dhe Britaninë, do të thotë të nisesh nga premisa e shpikur, që ato nuk e njohin të vërtetën dhe do shkojnë t’ua sqarojnë këta.

Në të vërtetë edhe Basha edhe Kryemadhi, e dinë se ata nuk ndryshojnë dot asgjë në perceptimin dhe qëndrimin ndërkombëtar kundër tyre.

Ata nisen me shpresë, se ndoshta ata nuk do bëjnë deklarata publike dhe këta do gënjejnë militantët e tyre në Tiranë, për një farë mbështetje Perëndimore.

Fatkeqësia e tyre është se në të dy rastet dhe SHBA dhe Britania, i përsëriti qëndrimet e ashpra kundër opozitës dhe duke ju referuar vizitave private të tyre.

Për shembull, LSI mendoj se i kishte punët më mirë para vizitës së Monikës në SHBA se sa pas vizitës së saj. Së paku para vizitës ne nuk e dinim që Petrit Vasilit i kishin hequr vizën, dhe nuk e kishim dëgjuar Monikën të dënonte ndonjëherë dhunën në protesta. Përkundrazi ajo fliste për tërheqje zvarrë të Edi Ramës dhe për një ’97-të të dytë, që do të na dukej lule në raport me të parën. Pas vizitës në SHBA, Monika fliste si misionare e “Nënë Terezës”, që përgjërohej për paqe. Të drejtë ka me çfarë i kanë dëgjuar veshët në korridoret e Kongresit dhe Departamentit të Shtetit, por mund t’ua kishte kursyer njerëzve të LSI këtë imazh të ri, pasi tregon se është e kundërta e qëllimit për të cilën u nis në SHBA. Ajo u nis atje si “skifter” që do shqyente Edi Ramën dhe u kthye si “dallandyshe” paqeje.

E njëjta gjë dhe për Lulzim Bashën. Nga gjithë izolimi ndërkombëtar që ai pati në Tiranë dhe deklaratat e ashpra, i vetmi diplomat që ka inkurajuar në një far mënyre dialogun me qeverinë, ka qenë ai britanik dhe Basha shpresoi se duke udhëtuar në Britani të Madhe me Mediun, Bumçin  dhe një ish gjeneral tjetër të Gërdecit, do të krijonte idenë, se do e përçante Evropën, duke e nisur punën nga Britania.

Në fakt pas vizitës në Britani, edhe demokratët janë më të dëshpëruar se para vizitës, pasi së paku para vizitës, Basha u dukej i fortë që nuk pyeste as për Evropën, as për SHBA, kurse tani u duket si një refugjatë që i kanë refuzuar azilin.

Mbi të gjitha Basha dhe Kryemadhi kanë shkrehur ngazëllimin e gjithë atyre që mendonin se ata do ta bëjnë këtë betejë edhe kundër Perëndimit. Vizitat e tyre treguan se ata nuk bëjnë dot betejë kundër Pernëdimit, por as nuk bëjnë dot paqe me Perëndimin. Ndaj them që mund të kishin kursyer paratë, se për lodhje fizike nuk është problem. Të rinj janë akoma.

21 komente në “Basha dhe Kryemadhi, mund të shmangnin shpenzimet për te “blerë” Perëndimin!”

  1. Drejtesi says:

    Dy personazhe, te cilet nuk kane lidhje me demokracine…, do perfundojne ne kategorine e Esat Pashes ne histori

  2. Orli says:

    “Kurse tani u duket si nje refugjat qe i kane refuzuar zeilinstructeur”!!! Mero,eshte e thjeshte: mund te marri azilin si b.qire si shume monstra si puna e lulit.

  3. Tani says:

    MOS ua qaj hallin per financat o mero se kane vjedhur deri per brezin e shtate.Ajo qe me dhemb eshte we na I vodhen neve dhe ua jep atyre qe kane.Inshallah ilace dhe vuajtje tu behen.

  4. Dinamo Tirana says:

    “refugjate qe i kane refuzuar azilin” ahhahahahahahahhaha

  5. Drejtesi says:

    Vazhdojne pengmarrjen e opozites me qellimin e vetem bllokimin e reformes, me finalizimin e se ciles mafia politike do falimentoje e do shpronesohet. Historia do ti klasifikoje ne kategotine e tradhetarit Esat Pasha keto hiene…

  6. Iliri nga Gjermania says:

    ???? Iken moren fund tani dhe nje muaj deri me 30 qershor, pastaj shkojne me as ne USA dhe aa ne EU.

  7. Sinoptiku says:

    Luli shkoi ne Londer qe te blente ndonje tek BBS-ja ,por ata iu pergjigjen qe ne nuk jemi seksioni ne shqip i” zerit te Mrikes”,qe keni ardhur!Ketu s’ka Elez Biberaj dhe ajo qe po kerkon bure ne studiot televizive si e ftuar znj M,M,ku tere shpresat i ka varur tek Fevzua i Klanit!

  8. adi says:

    mero
    —-mqs je nga tepelena po te jap nje shembull te thjeshte
    nese ndonje veteriner nga ndonje fshat i humbur i tepelenes do shkoje te kryesia e kuvendit qe te takoje Gramozin, ti e di qe nuk eshte kaq e thjeshte. sepse ne fillim do shkoje te dera e jashtme do e ndalojne njehere e do i kerkojne hesap ata te gardes , pastaj do marin ne tel sekretarin a sekretaren e Gramozit ti qemtojne emrin dhe qellimin e bujtesit , ne varesi te emrit dhe rendesise, sekretari/a vendos cfare do beje, nese kalon edhe kete faze lajmerohet shoku Gramoz pastaj ai vendos ne varesi te rendesise dhe axhendes ne do i hapet dera apo jo . dhe nese veterenieri do jete me ndonje fare rendesie mund qe shoku Gramoz ti lejoje nje foto me celular qe ai pastaj ta perdori ne fshat per tu bere antar i krypleqesise.
    gjithe kjo procedure o Mero ndiqet nga tepelena ne tirane per te takuar shokun Gramoz.
    po te takosh homologen e Gramozit ne Amerike qe quhet Nensi Pelozi ti si mendon eshte me kollaj??????
    —- Amerikani Palmer qe nuk eshte njeri dokushdo as edhe ndonje leshko qe ja hedhin shqiptaret, kur erdh ne Tirane rane ne sy 2 gjera . e para ne konferencen per shtyp per ate punen e lobimeve dhe te parave ruse ju a beri te qarte se punet e saj amerika i zgjidh vete dhe nuk ka nevoje per mbeshtetje rilindase dhe menjehere me si me magji rilindja pushoi menjehere. e dyta qe ka me shume rendesi eshte se Palmer erdhi ne Tirane kur opozita i kishte dorezuar mandatet , pra nuk ishin parti parlamentare , nese zoteria ne fjale do ishte kunder dhe nuk do njihte PD dhe LSI nuk do i takonte fare kryetaret e tyre ose nese do i takonte do i takonte si kryetare shoqatash te rogneri, por jo Palmeri shkoi vete te te 2 selite edhe te PD edhe te LSI dmth shkurt amerikani qe ti mer persiper te flasesh ne emer te tij per opozite zyrtare ne shqiperi njeh vetem PD dhe LSI. te tjerat jane llogje rilindasish mqs timonieri keto kohe nuk ka shume kohe te beje gallate.
    une e kuptoj qe ne keto kohe te veshtira per k/rilindasin ku lajmi me i madh eshte se gazeta me e madhe ne europe e quan bandit dhe qe mones dhe lulit ti hapen dyert , eshte e rende.
    PS: Ne fillim nderkombetaret thane se nuk ishin dakort me djegien e mandateve , pastaj thane qe opozita te mare pjese ne zgjedhje dhe ne fund zyrtarisht parlamenti gjerman , ambasada angleze dhe italiane ju kerkojne paleve dmth pozites dhe opozites te gjejne nje zgjidhje politike. bile ne keto kushte monen e presin ne Washington dhe bashen ne Londer. timonierin me as erdogani nuk e pret .

    1. Sa per dijeni says:

      Desha te te shkruaja nja dy rreshta per interpretimet alla bathoriste po pastaj mendova ce do te harxhosh energjite kot tek e fundit thashe vetem gomari e ferkon gomarin e une se njoh veten per gomar. Po ti vazhdo masturbohu me orientimet e partise. Pionier te Enverit, ne lufte per ceshtjen e partise dhe te popullit te jeni gati! Gjithmone gati!!!

    2. shqiponja says:

      Adi palikari ! Rama me Merkel e Makron ,mona me lulushen me ke i ke pare o palle

    3. Jurgen Klopp says:

      Aty mbau adi,ja dhe pak…dhe drejt ….ne uturak ?

  9. h says:

    Keta jane provinciale te shkrete qe,
    -“Kane jetuar ne nje shpelle dhe kane pare vetem hijet e vetes ne muret e shpelles” sic thoshte Platoni.
    Ata e dine se kishte jete vetem tek spella e tyre,kurse te tjeret i veshtrojne me meshire perzier me habi.
    Te shkosh ne perendim te shpjegosh demokracine.eshte veprimi qe ja kalon edhe deshirave donkishoteske.
    Krahasohet sikur Mona dhe berisha ti shpjegoje Nices konceptin “Uber-Mensch”.
    Sa turp qe jane kaq te peshtire intelektualisht.

  10. Peço says:

    Shkrimi duket sikur e ka shkruar një sekretar partie për mbledhjen e organizatës bazë. Vetëm tralalara dhe lodra fjalësh. Çudi si degjeneron njeriu kur kthehet në një shërbëtor të rëndomtë, si në këtë rast Baze. Dreqi ta marë, kur nuk ke se çfarë të thuash mos bëjë sofizma. As që e ka mëndjen njeri ku shkojnë Basha dhe Kryemadhi ndaj nuk ke përse shqetsohesh duke grumbulluar kaq shumë fjalë pa kuptim për të zhvleftësuar diçka që edhe pa këtë përpjekje tuajën kushdo e ka të qartë se është fare të pavlerë.

  11. Alban Dega says:

    SALI … LUL I NENES
    KE TE QAJE ME PARE !?

    – Nga Alban Dega. Nju Jork

    Sali .. Lul i nenes
    Ke te qaj me pare
    Mehdi Xen Gerdecin !?
    A cadren e care!?
    Mushamaja grisur
    I kercasin trare
    Themelet i tunden
    Mbi gjak te pathare!
    Kulmin ne Gerdec
    Rrenjet 21 janar !
    Like Mona Cizmen
    Kishin nismetare
    Me bllokun ne dore.
    Me Lalezin fanare
    Banda ne panik
    Duart me gjak lare
    Zeri u eshte cjerre
    Mbi te hapur varre!
    Kurre nuk ka mbetur
    Gjak i dlire pa marre!
    Ameriken kunder
    E Evropen mbare
    Nuk po u ngelet
    askush per ti qare !
    Ligji dhe drejtesia
    Ne pranga kur tu marre.
    Cadra juaj e krimit
    Po u behet varre
    Mbi gjak te pathare.
    Kur tu marri zvarre!

    From: Alban Dega
    Date: February 19, 2017 at 3:58:52 PM EDT

  12. Joni says:

    Skam nevoje te lexoj a analize tjeter.Te lumte Mero dhe Flm.

  13. olimpia says:

    Nje kujtese per Adin dhe banden primitive qe gezohen kur dikush flet keq per Shqiperine.
    Monika shkoi ne SHBA dhe beri edhe foto me Pelosin .Por a degjove o Adi se cfare i tha Pelosi Mones…Me e sigurte eshte se nuk kane shkembyer asnje fjali sepse ne te kunderten zedhenesit e demokrates Pelozi do te theksonin fJalet e saj drejtuar Mones ,sic ndodh gjithmone ne politiken amerikane .Pervec kinezeve ,ruseve , britanikeve dhe ndonje shteti tjeter , cdo politikan tjeter qe takon politikanet e larte amerikane ,vetem merr keshilla ,dhe keto theksohen menjehere nga mediat .Ne rastin e Mones, Pelozi nuk ka shprehur asnje mendim .Nderkohe mendimin indirekt e dha ZERI I AMERIKES kur beri sikur pyeti por deklaroi se P.Vasilit i eshte ndaluar hyrja ne SHBA.Kjo ishte goditja e dyte e Depertamentit te Shtetit ,pas ndalimit te Berishes .Sepse praktikisht PD dhe LSI jane kthyer ne banda kriminale antiperendimore dhe eshte e pamundur qe te pranohen si bashkebisedues deri sa ne krye do te jene njerezit me te korruptuar dhe inkriminuar te politikes shqiptare ,Berisha dhe Meta .Besoj se mbas ketyre goditjeve edhe turma trushplare qe ndjek keto dy organizata parafashiste do te reduktohet ne minimum .Nderkohe e djathta moderne BD pavaresisht nga veshtiresite e fillimit do te forcohet dhe zmadhohet ne menyre te paparashikuar .Per kete jam i bindur ,sepse shpresoj qe borgjezia e re prodhuese dhe liberalet nuk do te mbeten nen meshiren e anarkofashistit tribal Berisha

  14. Flutura says:

    Do futen ne zgjedhjet vendore si ceco

  15. Rrufeja says:

    Adi
    Mire qe e beri palmeri te ditur thuaj se ishin trembur hetuesit amerikan nga “rilindja”.
    Edhe e kupton ti se çdo te thote qe palmeri kur tha ate qe tha.
    Qija nenen,do ishim futur ne lufte me ameriken.
    Dhe e kuptoni ti Adi se çdo te thote te futesh ne lufte me ameriken?
    Shiko irakun,vjetnamin,libine,sirine,avganistanin.
    Te vije mona ne pushtet o Adi se nuk duron me populli i amerikes perdhunimin e drejtesise qe po i kanoset drejtesise amerikane nga rilindja e rames.
    Shpresoj te mos aktivizoje raketat berthamore amerika kundra nesh( shpresa vdes e fundit por e shikoj te pamundur).

  16. marjani says:

    O zot ndihme,………….. gjynah, shume gjynah, dhe prap shume gjunah qe kjo eshte femer,fatkeqesisht perpelitjet e mona 0 kapacitet e katapultuar per te injoruar seksin femer,miq diagnoza e saj duhet urgjentisht te behet publike,boll dhe boll ndoti vendin boll gjithashtu dhe ne,

  17. Gaforri says:

    Pse,kurv osht perndimi qe t “shitet” rrugve ?

  18. Eri says:

    Rrofte sh.Mero,zeri i se vertetes, fanari ndricues ne brigjet e Adriatikut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje