Sot mbasdite rreth orës 17:00, me djallëzi të paparë, Rama i dërgoi një letër publike Lulit, ku i kërkonte dialog pa kushte.
Letra ishte shumë djallëzore, pasi kishte zgjedhur orën kur Luli merr një sy gjumë dhe përgjigjia e vonuar mund të krijonte dyshime se kishte filluar një pazar i ri Basha – Rama.
Por përgjigjia e Lulit erdhi në kohë dhe Jari e ndau gëzimin me demokratët:
“Të nderuar demokratë,
Jari ju sqaron!
Ajo që ndodhi sot me Edi Ramën ishte një plan i djallëzuar.
Ai tentoi të krijonte konfuzion mes demokratëve se do ketë një marrëveshje me Lulin dhe i dërgoi atij letër në orën 5 mbasdite.
Siç dihet, për shkak të aktivitetit të ngjeshur, Luli merr një sy gjumë në orën 5 mbasdite.
Dhe Edi Rama e ka bërë qëllimisht këtë gjë.
Por sot ndodhi e kundërta.
Pas takimit në Durrës, Luli po kthehej në Tiranë dhe dremiti pak në makinë.
I tha shoferit të ecte pak avash, shtriu sediljen dhe mori një sy gjumë.
Kur arriti në Tiranë ishte në dilemë të ikte në zyrë, apo shtëpi, por Zoti i çoi sinjal dhe i tha shko në zyrë.
Kur shkoi në zyrë gjeti një atmosferë të tendosur, pasi të gjithë kishin lexuar letrën e Ramës.
-Si është puna, pyeti Luli?
-Ai të kërkon takim, shef, tha Gaz Bardhi.
-Kush, pyeti Luli?
-Edi Rama, i tha Gazi.
-Kurrën e kurrës. Kthejini përgjigje urgjent.
S’ka takim, jam lodhur gjithë ditën, s’kam ndërmend të rri më natën nëpër zyra më të, i tha Luli.
SHQUP-i shpërtheu nga duartrokitjet.
Doktori, që e mori vesh lajmin nga njerëzit në seli, e përgëzoi në telefon për përgjigjen.
-Nuk e kam shkruar akoma, i tha Luli, por jam për “JO”.
-Nuk e di, po ma lexoi dikush, shumë mirë e kishe shkruar, i tha Doktori dhe mbylli telefonin.
Kështu u qetësuam të gjithë.
I juaji, Jari!”
Keta jane te gjithe jo PD, por pari e gomereve dhe kete ua ka bere dhurate shqiptareve Sali Ram Gomari nga Berishajt e Puke-Tropojes. Mjere ky vend ne dore te kujt ka rene se keta as lopçare apo kafshare nuk bejne!