Ligji për trajtimin financiar të minatorëve, naftëtarëve dhe metalurgëve, Ahmetaj: Garanton drejtësi sociale për 23,500 qytetarë, premtim i mbajtur i qeverisë dhe PS

23 Maj 2019, 16:38Blog TEMA

Nga Arben Ahmetaj 

Ky projektligj që trajton në themel drejtësinë sociale ndaj tre grupeve profesionale, por tre komuniteteve që kanë kaluar jetën e tyre në profesione tejet  të vështira, më në fund marrin shpërblimin e kërkuar ndër vite, të financueshëm nga ky parlament, nga kjo mazhorancë, nga kjo qeveri.

Cfarë është thelbi i ligjit, sepse patjetër që në bolorinë e debateve politike apo edhe emocionet legjitime të grupeve të interesit, patjetër që mund të ketë dhe konfuzion, mund të ketë dhe keq-interpretime. Thelbi është që të tre profesionet trajtohen në mënyrë të vecantë, në referencë të vështirësisë së tyre, të vjetërsisë së punës dhe iu garantohet nga ligji të gjithë atyre që janë sot dhe nesër në këto profesione, nëpërmjet instrumentit të sigurimit suplementar nga punëdhënësi, patjetër dhe nga vetë punëmarrësit, i një pensioni dinjitoz.

Dua të mos hyj në detaje, por është bërë një barazi me ligjin mes të tre profesioneve, në bazë të vështirësisë, që të mos hynim në atë debatin emocional, diku të padrejtë, pse trajtohen minatorët kështu, pse trajtohen nafëtarët kështu, pse trajtohen metalurgët kështu. Nëpërmjet kombinimit të vjetërsisë së punës dhe koeficientit të shpërblimit, kemi barazuar trajtimin në bazë të vjetërsisë me 12.5 vjet.

Cfarë do të thotë kjo për qytetarët, cfarë do të thotë kjo për naftëtarët, për minatorët, për metalurgët?

Kjo do të thotë premtim i mbajtur. Mos harroni të dashur qytetarë që vite më parë, po kjo mazhorancë, po ky Kryeministër, I uli vitet e pensionit minatorëve, premtim I mbajtur dhe ky, nga 65 vite, në 55 vjec.

Dhe dua që gjithë qytetarët ta kuptojnë diferencën që ne po bëjmë për këto tre profesione. Nëse cdo qytetari të punësuar që I vjen mosha e pensionit I duhen 37 vite pune plus katër muaj cdo vit për të shkuar tek 40 vite, këtyre kategorive I duhen 10 vite më pak për të përfituar atë që me të drejtë e kanë kërkuar në vite dhe e marrin sot, nga kjo mazhorancë, si premtim I mbajtur.

Por cfarë do të thotë kjo në aspektin financiar? Nuk dua të hyj tek 29 mijë lekë të vjetra në muaj që është shtesa për pensionistët aktualë, apo plus edhe 14 mijë lekë të vjetra në muaj për ata të rinj, por dua të ndalem tek një koeficient I rëndësishëm që ta dëgjojnë të gjithë qytetarët.

Nëse një minator i nëntokës, që është profesioni më i vështirë, paguan 1 lek kontribut, do të marrë në pension 3.6 lekë, pra 360%. Por pyetja fare fare naïve, dhe e drejtë, është nga financohet diferenca? Nëse diferenca është kaq e madhe, nga financohet kjo diferencë? Financohet nga buxheti i shtetit, pra drejtësia sociale e vendosur në themel të këtij raporti. Ta dinë qytetarët, do t’I paguajmë nga taksat tona dhe mirë do bëjmë, që të paguajmë plus shpërblim në pension për këto tre kategori. E njëjta gjë vlen edhe për naftëtarët, për 1 lek kontribut do të marrin 1.57 lekë në pension, pra 157%. E njëjta gjë vlen edhe për metalurgët, që shkon në 280%. Pyetja prap qëndron dhe ka të njëjtën përgjigje, nga paguhet diferenca?

Të dashur qytetarë, të dashur deputetë, të dashur minatorë, metalurgë, naftëtarë, këto do t’i paguajnë brezat që vijnë dhe mirë do bëjnë, që të paguajmë diferencën për ju në mënyrë që të merrni trajtimin që meritoni.

Kërkesat mund të jenë shumë të mëdha. Kërkesat, drejtësia sociale dhe mundësia financiare, përputhen në një pikë dhe ky është ligj gati perfekt që përputh drejtësinë sociale të kërkuar me mundësinë financiare të një vendi që rritet me 4.1%, po që po shkon drejt uljes së borxhit, në mënyrë që brezave të ardhshëm, të mos t’u lemë kosto të paqena që nuk përballohen dot dhe cojnë pastaj në falimentim skemash.

E pra, ky ligj I ka marrë të dyja këto emocione pozitive dhe I ka bashkuar bashkë në mënyrë perfekte. Por është ky Kryeministër, është ky grup parlamentar që e ka kërkuar, nuk ka qenë aspak i detyruar. E dëgjuat, bëhet fjalë për 23,500 qytetarë shqiptarë që marrin drejtësi sociale sot. Dikush mund të thotë është cështje votash; jo, nuk është cështje votash. Është cështje themeli I drejtësisë sociale që merret sot nga ky ligj. Doni ta dini edhe sesi trajtohet një mësues? Për 1 lek kontribut, merr 1 lek shpërblim në pension, pra është raporti 100%, ndërsa këto tre kategori trajtohen sic I përmenda më lart.

Për më tej, në moshën 48 vjec e sipër, të gjithë përfitojnë nga kjo skemë. Ata që janë më të rinj se 48 vjec, futen në një kulturë të re. Detyrohen kompanitë dhe ata vetë që të paguajnë skemën suplementare në mënyrë që kur të dalin në pension, të kenë mundësinë të marrin një pension më dinjitoz, ashtu sic iu takon. Dhe diku detyrohet punëdhënësi 2.5%, diku detyrohet punëdhënsi 3%, që do të thotë nga 10% skemë suplementare, 5.5% të totalit do t’I paguajë punëdhënesi, përvec atyre që paguajnë sot, dhe 4.5% do t’I paguajë punëmarrësi, në mënyrë që sot që këto industri janë të privatizuara, buxheti I shtetit dhe tatimpaguesit të mos mbajnë kosto buxhetore.

Po, vendosëm që do të mbajmë kosto buxhetore dhe mirë do bëjmë, dhe është gjë e mirë për 23,500 përfitues, por për të gjithë ata që do të dalin nga skema vite e vite më pas që vijnë nga industritë private, sigurisht që  ashtu si dhe e gjithë bota, e majtë, se kjo është një politikë e majtë, dhe në themel të drejtësisë sociale është një premtim I mbajtur,ptaktikisht sot përputhen të dyja.

Do t’ju them disa shifra shumë interesante për të kuptuar cfarë ndodh. Nëse një minator mesatarisht ka paguar kontribute 2,514,000 lekë, do të marrë mbrapsht 8,556,000 lekë. Nëse një naftëtar ka dhe metalurg ka paguar contribute në 3,162,000 lekë, do të marrë 5 milionë lekë. Nëse një mësues ka paguar 5,084,000 do të marrë 5,084,000.

Dhe e fundit, unë vetë propozova dy amendamente në Komison dhe e falenderoj Komisionin që I pranoi, për ata që janë aksidentuar në punë, për ata që kanë sëmundje profesionale që nuk kanë arritur të mbushin vitet e duhura në bazë të ligjit, atëherë kjo qeveri, kjo mazhorancë, nëpërmjet buxhetit të shtetit, ia njeh si të mirëqenë vjetërsinë e punës në mënyrë që të gjithë ata të mund të përfitojnë atë pension që ne I referohemi këtu, të diferencuar dhe legjitim.

Së fundi dua të them disa fjalë për situatën politike dhe e ftoj opozitën këtu në parlament që ta votojë këtë ligj, pavarësisht se ky është premtim I mbajtur I Partisë Socialiste, sepse ky është premtim I mbajtur ndaj 23,500 qytetarëve. Dhe këtu është dita për t’I thënë opozitës në rrugë që 30 qershori është I shenjtë, 30 qershori është ditë e shqiptarëve, nuk është ditë e Edi Ramës, nuk është ditë e Lulzim Bashës, nuk është ditë e Monika Kryemadhit, as imja, as juaja, është ditë e qytetarëve dhe duhet e do të ketë patjetër zgjedhje vendore për një million arsye, se është kushtetuese, se është e drejtë e qytetarëve, se në 1 korrik qytetarët kanë nevojë për shërbime. Dhe besoj që puna jonë është të përgatisim me dinjitet, me pastërti, me mature, pas asnjë konflikt 30 qershorin dhe një thirrje për të gjithë ata që mund t’iu shkojë mendja t’I prekin. Ligji është atje, nuk harron kurrë. Mund të cënoni një kuti, mund të cënoni dy kuti, ligji është atje pë rata që do cënojnë qytetarët dhe votat e tyre në 30 qershor.

Faleminderit!

 

2 komente në “Ligji për trajtimin financiar të minatorëve, naftëtarëve dhe metalurgëve, Ahmetaj: Garanton drejtësi sociale për 23,500 qytetarë, premtim i mbajtur i qeverisë dhe PS”

  1. Gezim Shehu says:

    Per ty zoti kalemxhi! Qe nuk e njeh profesionin e minatorit per kete nuk te kerkoj me shume llogari. Por qe ben kalemxhiun ekspert per kete ste fal. Ste fal se:
    1 Statusi i minatorit do te thote trajtim me pagese te vecante suplementare per periudhen mbas daljes ne pension. Periudha e pensionit per kete profesion eshte jo e barabarte me profesione te zakonshme, por 10 deri ne 15 vjet me e ulet. Dhe ne qoftese ju doni te beni kompetentin pu ju kujtojme disa shembuj si ne france, angli etj
    2 .Statusi i minatorit do te thote trajtim te vecante mjekesor me pagese 100% nga shteti.
    3. Perjashtim nga taksat e te gjitha llojeve te familjes se minatorit duke perfshire ketu edhe ato te kalimit neper autostrada.
    4. Trajtim deri me banese falas ne radt se mimatori apo familja e tij ne momentin e daljes ne pension do te rezultonte pa shtepi.
    Jo zoti deputet qe po beni llogori dhe thoni se shiko se sa shume po kontribon shteti per keta fatkeq minatore
    Se ju e beni krahasimin me pagesat qesharake qe ju si sipermartes te minietave i paguani minatoret ne shqiperi. Eshte turp ta permendesh dhe jo me te mburesh se shikoni se cfare po bejme ne deputetet per ju minatoret. Jo minatoret nuk kane nevoje per lemoshe, per at fare pagese qe thoni se shikoni se cpo ben qeveria per ju. Jo mos na i beni kete te keqe. O jepeni statusin sic i takon kesaj pjese te punonjesve me jeten me shkurter ne bote ose mos u mundoni se dime si ta fitojme keye te drejte qe na takon. Te punosh ne miniere dote thote te sakrifikosh jeten, dhe kete ne jemiesuar dhe po qe nevoja puna ketu do te veje: jeten do ta sakrifikoj nje brez qe te fitojme brrxat qe do te vine pas
    Kjo eshte thirja ime si nje ish minator. Minatoret e kane treguar vehten ne 91 kur rezuan qeverin e Fatos Nanos. Ata i bashkonte nje thirje:”Do te fitojme apo jo” Dhe pergjigja ishte;”Po po po”

  2. Naftëtari says:

    Thjesht një ligj demagogjik dhe me barazi jo komuniste por kooperativiste
    Përsëritje gjat fjalimit se mbajtja e fjalës na qënka qershiza mbi tortë thjesht në gënjeshtër me bisht për naftëtarët bile një paturpësi që shtohet me këtë fjalimin tënd .Më shumë.nuk ka kuptim.të shtoj në këtë koment sepse fajimi juaj duhet të më përshtatë dhe të më kthejë 35 vite më pas dhe të filloj me shprehjen e asaj kohe në gojën e Nafies “nën drejtimin e org bazë të partisë ……..etj etj të cilën e kisha harruar por me fjalimin tënd ma kujtove

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje