Lulzim Basha, i forti politikës, apo i forti lagjes?

23 Maj 2019, 20:00Blog TEMA

Nga Artur Ajazi

Pothuajse në të gjitha reagimet e tij si “kryeopozitar”, Lulzim Basha nuk shquhet ndonjëherë të vetme për deklaratë të pjekur, serioze, ku të spikasë llogjika dhe vazhdimësia e politikanit. Vazhdimisht kam menduar se Lulzim Basha, do të piqej si politikan jo vetëm duke qëndruar qafëulur dhe “lepe-peqe” tek Doktori, por duke qenë pranë tij dinjitoz, edhe pse partinë e mori qyl nga ai. Duke mos u ndalur tek ato që ai ka bërë deri sot me PD, opozitarizmin, apo dhe mbështetësit e asaj force politike nga qendra në bazë, por duke u ndalur tek reagimet e fundit, të fundit fare, pas letrës së sinqertë të nisur nga kryeministri Edi Rama, mendoj se Lulzimi ka humbur së fundi me dashjen e tij, shansin dhe të drejtën e ndarjes së llogores mes tij si politikan, dhe sjelles si një çun lagjeje.

Me të drejtë, çdo qytetar i thjeshtë dhe çdo njeri që merret sot me politikë në këtë vend, ka të drejtë të pyesë vehten se “ka të bëjë me një kryetar opozite apo me një çun lagje”, që orvatet të shtrijë influencën e tij në qytet përmes dhunës, apo dhe protestave vandaliste. Dikur identifikoheshin “të fortët” e lagjeve, përmes parimit kontributiv sipas të cilit, ai që mblidhte më shumë njerëz rreth vehtes, ishte dhe dominuesi i lagjes tjetër, apo dhe i qytetit.

Sot kohët kanë ndryshuar, por duket se ka akoma nortalgjikë të saj, edhe në rradhët e politikanëve, që duan të identifikohen si “çuna lagjesh” duke e renditur vehten mes “të fortëve të politikës”. Lulzim ti nuk je i forti i politikës, thjesht je i forti i PD, madje edhe atje sa të jetë Doktori , ti do të jesh në hije. I forti politikës është ai që kërkon dhe mbështet dialogun, ai që kërkon dhe mbështet kompromisin, ai që kërkon dhe mbështet nismat dhe reformat rradikale në drejtësi, ekonomi, financë, arsim dhe shëndetsi, i forti i politikës është ai, që ka programe dhe alternativa në raste krizash, dhe jo ti pengojë ato me çdo çmim.

I forti politikës është ai që refuzon dhunën dhe aktet vandale të mbështetësve të tij dhe jo ti nxisë ato, ai që për fatet e vendit, del mbi interesat personale, ai që edhe kur ka pushtet, apo dhe kur është në opozitë, ka një bosht, mban një fjalë, dhe nuk zë hasha gjithçka. Koha kur politika kishte “të fortin e saj” ka perënduar, koha kur politika kishte “kaposhin” e saj ka ikur njëherë dhe përgjithmonë. Koha kur politika gjeneronte turma të dhunshme ka mbaruar, koha kur kryetarët e partive prinin turmat dhe i suleshin kryeministrisë për të zënë rob kryeministrin, dhe djegur institucionet, ka perënduar njëherë e mirë. Pushteti merret me votë, me votën e lirë ndryshohet edhe sistemi, por kur ti del jashtë sistemit me dëshirë, nuk është zgjidhje rruga e dhunës.

I forti i politikës, nuk bëhesh duke refuzuar takimin, dialogun dhe kompromisin me kolegët e tu politikanë në Tiranë, duke zbehur arsyen dhe llogjikën, apo duke u sulur mbi ambasadorët e huaj, por duke u ulur për të mirën e vendit, larg ambicjeve për pushtet të pamerituar. Lulzim, shqiptarët e provuan pushtetin tënd, i provuan edhe premtimet e PD, dhe nuk ju besojnë derisa të shohin ndryshimin tek ju. Derisa të shohin politikën ndryshe të PD, derisa të ndjejnë shpresën dhe besimin tek ju, derisa të binden se ju nuk jeni “të fortët e lagjes” por politikanët e të ardhmes. Deri atëhere keni kohë……

4 komente në “Lulzim Basha, i forti politikës, apo i forti lagjes?”

  1. hahaha. tamam zoteri

    luli po behet trim me ramen , pse nuk behet trim me saliun ??

    pas dates 30 qershor do ta shohi luli trimin. ose me mire pas te shtunes..

  2. Vjola says:

    Shqiptaret do te binden kur Lulu ,sala ,likja, mona e kompani do te dorezojne gjene e vjedhur vete .Populli duhet ti shohe pastaj prapa hekurave si egersirat .Atehere te beson populli .

  3. Sa per dijeni says:

    Pirdh pirdh o Ajaz. I gjati po e leshon me ngadale. Po ne ctaksirat kemi te na hipe mbi kurriz ky bythqir hollande bashke me rruspien e likes.

  4. ilir hoxha says:

    o lulo, o trimi xha sales.

    me Ramen e di ti, nuk ja del dot o lulooooooooooooooooooo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje