Taulant Balla: Keqardhje që presidenti e renditi veten krah atyre që mendojnë se Reforma në Drejtësi s'ka ecur siç duhet

23 Maj 2019, 17:07Politika TEMA

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla u shpreh se ndjen keqardhje 

që Presidenti i Ilir Meta e renditi veten në krah të atyre që mendojnë se reforma në drejtësi nuk ka ecur ashtu siç duhet.

Sipas Ballës, të gjitha institucionet ndërkombëtare,  partnerët ndërkombëtarë, duke filluar nga SHBA vlerësojnë Reformën në Drejtësi.

“Sipas Presidentit të Republikës, Parlamenti nuk na qenka funksional. Po përse nuk është funksional Parlamenti, sepse këtu nuk është Monika, por është Ralfi, apo sepse këtij Parlamenti i mungojnë fjalimet pa pikë e pa presje të Berishës të ngjashme të Kujtim Gjuzit?”, deklaroi Balla.

Fjala e plotë e Kryetarit të  Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla:

Më vjen shumë mirë që kjo çështje mori një kohë të gjatë të kësaj seance; edhe pse në këtë seancë plenare çështja që pason është një çështje konkrete dhe që u vjen në ndihmë tre prej profesioneve më të vështira që çdo komb ka, por që gjatë kohës së para viteve ‘90, qoftë në nëntokë, qoftë në profesione të tjera të vështira, kanë qenë përdorur si skemë për trajtimin çnjerëzor të të persekutuarve.

Kjo do të ishte një pikënisje për të reflektuar të gjithësë bashku, për një diskutim krejtësisht ndryshe të qasjeve, që duhet të kemi qoftë për periudhën para 29 nëntorit 1944 dhe periudhën pas.

Për ne, Lufta Antifashiste Nacional-Çlirimtare është një moment historik i kombit tonë.

Për shumë arsye, por ndër to për faktin se Lufta Antifashiste e renditi Shqipërinë në vendet fituese të kësaj lufte. Ajo që pasoi më pas, nuk ishte ideal i dëshmorëve që dhanë jetën për çlirimin e atdheut.

Por, ama çdo lloj balte që  mund të hidhet mbi luftën,çdo lloj përpjekje që mund të dëmtojë sadopak këtë moment historik, kjo nuk duhet toleruar.

Ka pasur plot përpjekje për të relativizuar heroin tonëkombëtar, Skënderbeun, por ne nuk duhet ta lejojmë. Ka plot përpjekje për të relativizuar përpjekjen e Rilindjes sonë kombëtare, por ne nuk duhet ta lejojmë. Kështu duhet të jetë qasja edhe për Luftën Antifashiste Nacional-çlirimtare.

Nuk na takon ne historianëve të bëjmë historinë, historinë ta shkruajnë historianët.

Rezoluta që ne miratojmë sot, le të jetë një pikënisjepër një qasje krejtësisht ndryshe edhe ndaj Institutit edhe ndaj një studimi më të thellë të krimeve të komunizmit.

Mos harroni, Partia Socialiste e Shqipërisë kurrë nukbën politikë me komunizmin. 

Ka qenë njëri këtu që ndenji 28 vite në Kuvend duke sjellë vërdallë këtë çështje, pa bërë qoftë edhe një gjë të vetme në interes të atyre që e vuajtën në kurriz dhe që humbën jetën si të persekutuar.

Mjaft më me historinë që paska qenë Sali Berisha i persekutuari i komunizmit në këtë vend.

Nuk di si mund të jesh i persekutuar, por pushimet tibësh në varkën e familjes së Enver Hoxhës?

Nëse të gjithë të persekutuarit në këtë vend do të kishin vuajtur njëlloj në varkën e djalit të Enverit atëherë i bie që nuk paskemi pasur të persekutuar.

Kemi pasur pafund të persekutuar, me mijëra, që nuk u dihen ende varret.

Këto Institute që ne i paguajmë, me paratë e shtetit,duhet të bëjnë detyrën.

Ne nuk paguajmë institute që merren me një periudhë, për të cilën nuk ua ka dhënë ligji të drejtën ta bëjnë.

Prandaj, ne duhet ta ushtrojmë autoritetin e Kuvenditsi monitorues të mënyrës se si përdoren paratë në këto institute.

Këtu besoj ta mbyllim këtë çështje. 

Një gjë të mirë e solli kjo ripërtëritje e grupeve parlamentare të opozitës. Unë nuk e shoh aspak të dëmshëm, aspak joproduktiv që këtu të kemi edhe përfaqësues të Ballit Kombëtar. Kjo është demokracia, këtu është vendi i debatit.

Mendoj se ky debat i sotëm i bëri nder Kuvendit.

Gjërat duhet ti shohim me objektivitet.

Për ne ky është 75-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë ngapushtuesit nazifashistë. 

Jemi i vetmi komb që jemi çliruar me luftë partizane.Është një luftë që sot, pas 75 viteve, na ka sjellë në të njëjtin pozicion historik ku ishim, përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Francës, Britanisë së Madhe.

Dua ti vijoj këto minuta që më mbetën aty ku e mbyllikryetarja e grupit demokrat. 

Ne jemi kundërshtarë, kritikojmë njëri-tjetrin, por kurvjen çështja tek rruga evropiane e Shqipërisë, padyshim që duhet të jemi bashkë.

Mua më vjen keq që ka politikanë ende në këtë vend, që sa më shumë i afrohet Shqipëria një vendimi historik, aq më shumë rreken për ta dëmtuar këtë aspiratë historike.

Të mërkurën në mesditë Shqipëria patjetër meriton një rekomandim pozitiv.

Tashmë nuk është më lajm që Komisioni Evropian do të rekomandojë fillimin e bisedimeve për anëtarësim mes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian.

Ne duhet ta përdorim foltoren pikërisht për të promovuar për gjithçka ka bërë mirë Shqipëria. 

Integrimi evropian u shërben atyre që na kanë sjellë ne në këtë sallë, atyre që na kanë votuar dhe do të na votojnë, nëse ne i bëjmë detyrat e shtëpisë ashtu si duhet.

Më vjen keq që Presidenti i Republikës e rendit vetennë krah të atyre që mendojnë se Reforma në Drejtësi nuk ka ecur ashtu siç duhet.

Të gjitha institucionet ndërkombëtare, të gjithë partnerët ndërkombëtarë, duke filluar nga SHBA vlerësojnë Reformën në Drejtësi. 

Sipas Presidentit të Republikës, Parlamenti nuk na qenka funksional. Po përse nuk është funksional Parlamenti, sepse këtu nuk është Monika, por është Ralfi, apo sepse këtij Parlamenti i mungojnë fjalimet pa pikë e pa presje të Berishës të ngjashme të Kujtim Gjuzit?

Unë nuk shoh ndonjë dallim.

Dua t’jua them që le të shpresojmë këtë kohë të mbetur që të punojmë për Shqipërinë evropiane.

Dhe e fundit, zgjedhjet e 30 Qershorit do të zhvillohen. Këtu ka plot parti politike të opozitës që janë regjistruar.

Zgjedhjet e 30 Qershorit janë një moment kushtetues.

Për ata që nuk e dinë, përfshirë këtu ndonjë parti rrugore ish-parlamentare, 30 qershori është afati i fundit kushtetues për mbajtjen e zgjedhjeve vendore.

Kush guxon të dëmtojë procesin zgjedhor, ua kam lexuar seancë për seancë ndëshkimet që ka Kodi Penal.

1 komente në “Taulant Balla: Keqardhje që presidenti e renditi veten krah atyre që mendojnë se Reforma në Drejtësi s’ka ecur siç duhet”

  1. Janig says:

    President vete e vute
    Nqs do.ishte per popullin nuk votonte burin e baxhelles

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje