Lleshaj: Dhuna në protesta është e organizuar, as policët nuk dinë të prodhojnë molotovë

24 Maj 2019, 23:09Kronika TEMA

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj shprehet se Policia ka nisur hetimet ndaj personave që kanë përdorur molotovë në protestat e opozitës joparlamentare.

Në emisionin ‘Java’ në RTSH, Lleshaj tha se kishte kryer një sondazh me drejtuesit e policisë dhe asnjëri prej tyre nuk dinte të prodhonte një bombë molotov.

Ministri shtoi se bombat e molotovit janë financuar dhe transportuar në protestë në mënyrë të drejtëpërdrëjtë dhe të organizuar.

‘Kam bërë disa sondazhe me drejtuesit e policisë. I kam pyetur kush nga ata dinte të bënte molotov dhe asnjëri nuk me tha që dinte.

Tani kush nga protestuesit e thjeshtë mund të prodhojë molotov? Molotovi është organizuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë.

Është financuar dhe transportuar në mënyrë të organizuar. Di që policia ka nisur hetime për personat që i kanë krijuar dhe transportuar’, tha Sandër Lleshaj.

3 komente në “Lleshaj: Dhuna në protesta është e organizuar, as policët nuk dinë të prodhojnë molotovë”

  1. ¬ says:

    U habita kur PS zgjodhi Metën President.

  2. Ben says:

    Një pyetje kam për ty o Minister. Në qoftese në Shqipëri dhuna është krim që dënohet, përse nuk i dënoni ata që bëjnë dhune. Dhuna nuk ka imunitet. Nese I lini të vazhdojne te bejne dhune, atëherë shteti nuk funksionon.

  3. Bjeri Drejt says:

    Ka tre muaj, qe nga muaji Shkurt, qe prodhohen dhe perdoren molotove, qe qellohet me kapsolla, qe furnizohen nga dikush, qe financohen nga dikush dhe qe urdherohen nga dikush.

    Nuk ka nevoje te jesh polic, shikas apo minister i brendshem qe ta kuptosh kete.
    Akoma me turp eshte qe ta shpallesh kete ne nje studjo televizive, si ndonje zbulim apo zgjuarsi.

    Policia i ka arrestuar keta “molotoviste” dhe “kapsolliste”, nisur nga filmimet ne kamera.
    Dhe, per turp, i ka liruar pas dy tre ditesh, duke shpallur keshtu qe policia vazhdon te jete nje marionete qe e urdheruar nga politika, shkel ligjet dhe kompromenton profesionalizmin e saj.

    Tashme, policia duhej te kishte listat e plota te emrave, kush i financon dhe i prodhon, me urdher te kujt personalisht behet kjo, ku magazinohen dhe shperndahen, kujt e jepen ne perdorim dhe me cfare pagese aktivizohen keta mecenare kamikaze qe vene ne rrezik jeten e policeve te pambrojtur.

    Keto lista duhej te ishin derguar ne prokurori dhe tani duhej te ishin ne gjykim ose ne galere.

    Nese kjo jnuk ka ndodhur, atehere duhet hapur nje hetim i plote se kush eshte pergjegjes per kete neglozhence ose koush e ka bllokuar me qellim kete hetim.

    Dhe, ky hetim nuk eshte ndonje gje e veshtire apo i jashtzakonshem, perkundrazi eshte teper i thjeshte, sepse urdheruesit, financuesit, prodhuesit, shperndaresit dhe perdoresit e ketyre mjeteve luftarake, veprojne sheshit, ne drite te djellit, nuk u ben syri terr, madje duke share, perbaltur e sulmuar publikisht nen kamera, policet e thjeshte dhe komisaret e tyre, edhe brenda drejtorive apo komisariateve te policise.

    Vertet me vjen keq per juve, zoti Minister, je per te qare hallin se i ke duart e lidhura.

    Zaten, pse duhet te kerkojme qiqra ne hell nga ju zoti Minister.

    Berisha-Basha dhe Meta-Mona, pa folur per skalionet e dyta dhe te treta te tyre, po deklarojne perdite para mikrofoneve dhe kamerave, qe ata do pengojne me dhune votimet e 30 Qershorit, qe do bllokojne me force qendrat e votimit, gje qe perben drejtperdrejt nje krim kushtetues, dhe askush nuk u con prokurorin tek dera dhe prangat te dora.

    Kjo eshte edhe thelbi i krizes aktuale politike te paprecedente ne Shqiperi:
    -Nje opozite terroriste qe kercenon me dhune rendin dhe shtetin, dhe nje shtet i tredhur qe fshihet prapa fustanit te nderkombetareve dhe nuk ka bythe te zbatoje ligjin, te tregoje se rendi eshte rend, qe te njohe qeni te zotin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje