Rudina Hajdari kritikon Skënder Gjinushin: Dështim në shkencë, dështim në politikë, Akademia e mbushur me ish-spiunë të Sigurimit dhe sekretarucë

25 Maj 2019, 16:16Politika TEMA

Rudina Hajdari ka reaguar pas zgjedhjes së Skëndër Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave.

Kryetarja e Grupit Parlamentar të Demokratëve, në një status në Facebook ka dënuar ashpër qëndrimin e Gjinushit, që sipas saj ushtroi dhunë verbale dhe seksist ndaj një gazetarje të re.

“Kryetari uzurpues i Akademisë se Shkencave i nisi minutat e para të karrierës së tij me dhunimin verbal seksist të një gazetareje të re.

I paligjshëm nga takat e këpucëve deri te flokët ai uzurpoi A.SH. si kryetar partie politike nëpërmjet një truku me K.M, duke i falur atij partinë për zgjedhjet e 30 Qershorit dhe Rama i fali akademinë e paralizuar me anëtarë me statuse joligjore, si çerdhe e shkaterrimit të historisë dhe albanologjisë, per të mos përmendur shkencat inekzistente të sakta.

Sikurse nuk ka bërë kurrë zgjedhje brenda partisë së tij shekullore pseudo-socialdemokrate, ashtu uzurpoi A.SH, me puç institucional prej një kapterri që hiqet si gjeneral në pension i shkencës. Prej tridhjet vjetësh asnjë libër, artikull shkencor, apo botim serioz, asnjë arritje në matematiken e aplikuar.

Dështim në shkencë, dështim në politikë si një rast partikular në të cilin “gjenerali i ekuacioneve” dëshironte të aplikonte matematikën në politikë, ku prej tre dekadash nuk mori kurrë më shumë se një mikrobus me votues. Duke mbetur profan në faktin se asnjëherë nuk mësoi se ku pritet shkenca me politikën ai preu kokat të gjithë miqve të tij në parti që ikën nga sytë këmbët” thekson Hajdari.

Më tej kryetarja e Grupit Parlamentar të Demokratëve ka akuzuar dhe anëtarët e Akademisë së Shkencave që sipas saj është e mbushur me ish-spiunë të sigurimit.

“Vjen në akademinë e shkencave dhe qysh në fjalimin e parë poshtëron asamblenë duke e quajtur konsultative. Mbledh nëntedhjetevjeçarë që dramën e jetës së tyre kane pasur faktin që i kanë bëre hosana vrasësit të babait te tyre, një pjesë me ishemira, një pjese të korruptuar me pagesa të paligjshme, me mbështetje nga akademikë ish-spiunë të sigurimit, sekretarucë diktatorësh, të dyshuar nga kolegët për plagjiatura, të tjerë që nuk dihet ku punojnë nëpër botë etj. Më vjen keq për një pjesë të akademikëve të vërtetë që nuk patën forcën dhe moralin e duhur t’i kundërvihen uzurpuesit anakronik.

Bëri reformën farse, për të sunduar mbi një institucion, ku veç truri nuk ka më efikasitet, pa marrë në konsideratë që në perëndim gjënden me dhjetëra shkencëtarë të rinj shqiptarë të vlerësuar maksimalisht nga shkenca botërore moderne.

Padyshim që Kuvendit do t’i paraqes që t’i presë sa më parë buxhetet kësaj karakatine, mbi samarin e të cilës ka hypur “gjenerali” në pension. Përndryshe, do të ndodhi ajo që nuk ka ndodhur në qindra vjet akademi, ku politikani i paudhë do të drejtojë shkencën dhe të paligjshmit dhe të paditurit, do të drejtojnë institucionin”, thekson Hajdari.

19 komente në “Rudina Hajdari kritikon Skënder Gjinushin: Dështim në shkencë, dështim në politikë, Akademia e mbushur me ish-spiunë të Sigurimit dhe sekretarucë”

  1. kastriot says:

    Zonje,problem nuk jane sigurimsat po agjentet e huaj.Mund te thuash gje per ta.PD ishte plot e perplot. Sigurimsat eshte teme per te kaluar kohen.Po dhe keta pse nuk i zbulon.

    1. apapa says:

      Po per baben tat, cfare mendimi ke ti Rudina?

      1. vang says:

        nuk ju duket se Rudina Hajdari po e tepron me gjoja aftesite e saje gjitheperfshirese te njohe edhe fushen akademike edhe ate politike.Ndalu pak re Rudine se nuk je ne gjendje te vleresosh kontributin e GJinushit ne ARSIMIN SHQIPTAR.Ti po na ben sikur i di te gjitha me hovin e kritikes.Qetsohu pak se tani ke marre super xhiro e me pare ste ndihej zeri.Edhe bemat e prinderve te tu i dime pamvaresisht se Sala kerkon te laje ndonje gjynah qe tani e nxjerr hero babane tend.

    2. Arkeologu says:

      Pavaresisht se cfare perfaqeson, pavaresisht se nuk duket ta kete shkruar vete, zonja Hajdari ka 100% te drejte. 12 bashkepuntore te sigurimit, nje fare Shaban Sinani, baxhanaku I Luan Rames, para 10 vjeteve nuk ishte as doktor, sot eshte prej 2 vitesh akademik. Cfare kariere prej sprintieri, e ku ne shkence? Kush pranon Gjinushin sot te behet gati ti thote burgut hapu neser. Thjesht, per pervetesim fondesh publike ne permasa te medhaja ne shkelje te ligjit. Si ka mundesi me nder akademike qe jetojne jashte, ne emigrim, te paguhen nga populli shqiptar me nga 500 euro ne muaj pavaresisht se nuk japing asnje kontribut shkencor per vendin? Po akoma do Luan Omari te gerryeje para nga xhepat e shqiptareve duke marre 500 euro cdo muaj, e pse? Se eshte akademik, qe nuk ben asgje. Se nuk mund te beje, nuk ka mbetur akademia te juristet, as shkenca, aq me pak tek juristet e Enverit. A e dini more hajvane komentues se 80% e akademikeve jane zgjedhur si te tille nga Sali Berisha ne vitn 2006. Shikojeni listen dhe flasim. Cili prej tyre eshte shkencetar i shquar? Beqir Meta? Apo kunati i Genc Pollos, nje fare Floran VIla? Apo tezja e Jamarber Malltezi, me emrin Efigjeni, apo tezja e Bujar Nishanit? Apo Gudar Beqiri, apo Apolon Bace, apo i famshmi servil e sherbyesi i te gjitha zyrave postare qe ka emer pederasti, nje fare Salvatore a Tore. Skender Gjinushi ka hipur ne maje te plehut, dhe kakaris mbi glasat e pulave te Saliut. Pika shkences. E drejtojne akademine matematiciene, gjeologe dhe muzikante, thua se ky eshte halli yne. Epo na rrofte Gjinua, se shkencen e kemi cuar prej kohesh per lesh.

  2. burgu 313 says:

    Ehhhhhh cfare na ka gjetur !!!!!!
    Po kakaris zogu i vogel per tu dukur e rritur, si pule!!!!!
    Do te te duhen dy jete per te arritur nivele akademike…. dhe nuk ke per ti arritur kurre!!!!!
    B,,,thet tuaja te vogla, nuk mbajne dot CARRIN e akademik Gjinushit dhe shume te tjereve akademike, qe po
    pakesohen dita-dites!!!!
    Respekte AKADEMIKEVE !!!
    POSHTE HAJDUTET-POLITIKANE !

  3. Illyria-Shqiperia says:

    Gabime trashanike gramatikore ke moj vajze.

  4. ali peza says:

    Kjo eshte e bija e ishspiunit.Harroi kjo “kepucarin”Sa e mençur.

  5. Pito says:

    Nxirreni more dosjen e Azem Hajdarit qe ka qene informator i deges se brendshme ne Tropoje.E kane rekrutuar pas nje vjedhje qe kishte bere ne fshat.Dhe a e dini cfare kishte vjedhur?Kishte vjedhur pula.Hajdut pulash ishte dhe e bene fuks qe ne moshen 17 vjecare.

  6. Nik says:

    R. Hajdari eshte shumfish perdoruese nga struca te tjere si Patozi, apo Fuga etje.

  7. Bk says:

    Dakort, por nuk po thua asgje konkrete, por po shan ne tym, njesoj si apozita sot ne pergjithesi. Ku u thye ligji zonje, procedura ishte e rregullt. Te besh verejtje dhe te shash si te te vije per mbare eshte gjeja me e lehte. Propozo zgjidhje konkretee te diskutojme konkretisht xhanem! Keshtu do vazhdojme edhe me ju kodra mbas bregut?

  8. Llaman says:

    Do ta perkrahja Rudinen po te fliste per politike, por per shkence nuk ka asnje te dhene deri tani qe ka koptence te flase. Cilen shkalle ka kaluar?
    Nqs ka nje phd, e shumta qe mund te beje eshte te apllikoje per nje posdoc position. Nuk mund te flase nje buzequmesht para akademikeve.

  9. Arifi says:

    Po per babane tend di gje si e ka pasur pseudonimin??? Pyet ata sigurimsat qe njeh ti se ta tregojn .

  10. Shaqo says:

    Mos ia vini re, kalama eshte. Si kerpacet e lsi.

  11. Malok Amerike says:

    Kush lind nga macja do gjuaje minj. Ose”dardha nen dardhe”

  12. Irituesi says:

    Po te ishte ky zogu ne kohen e Saliut te pare ku e perdori Hajdarin e pare,do te kishte shkuar si i ati per dhjam qeni!Moj Rudi (qe ti çuditerisht nukje lesh rrud,nuk e di se perse ta kane vene kete emer)qe te shkosh ne nivelin arsimor apo intelektual te ketij qe perflet si tytete ne kohen e inkuizicionit Berishist,duke te mbledhes shkollen e jot eme,te hajdarit te pare ,kursin qe ke bere zotrote si Saliu qe kur mbaroi studimet na tha qe takova nja dy te “huaj ,jo franceze” dhe me thane qe te bashkepunosh me ne,por une nuk pranova(edhe ti e ketij tipi je karakteristike nga vini e nga perzgjidheni,ndaj edhe Shqiperia po bene tatepjete se s’na u ndate per asnje çast rraca juaj e felliqur !Ti drane partia te ka me sy te mire e mund te te vere kryeprekurore se keshtu eshte udhezimi nga perendia qe duhet te jete patjeter nga veriu(per me fale mekatet e kryekrimit Shqipetar Berishe si bajraktari qe kur nuk u be njeri)! Juve me duket se ju fryjne agjenturat qe me çdo kusht qe shqiperia te mos behet e ju te jini gjithnje pengese per kete perparim!Pse nuk na thua ndonje gje per ata qe erdhen nga shpellat ,zaptuan Tiranen si toke te xanun e sot mbajne peng Shqiperine!ka ikur koha e juaj pasi ju pame per mese 25 vite jo si e ndertuat por si e vodhet e e shkateruat qe nga yt ate qe edhe rrenjet e pemeve i preu e sla gje pa marre fut ketu edhe shtepine qe keni sot e deri tek bisha Berishe qe ishte e eshte akoma kanceri i shqiperise me gjithe çibanet e tij!Ndaj zogu ,mos beje ciu ciu nga levozhga e vezes ku je se nuk jemi te gjithe si Ju bishat e ketij vendi qe ç’do gje mund t’iu quash vetem progresiste kurr!Te perflasesh sot nje kryetar te akademise se shkencave qe eshte zgjedhur me rreth 80 % e akademikeve shqipetare eshte sikur te hash mute ne vend te gjelles!Idiotesite e ketij vendi s’kane fund perderi sa ne tavolinat tona te dites serviret e tille gjelle bajate e helmuese qe si ka rezistuar dot rruges se gjate pasi eshte e prishur e helmuese!Mos me thuaj qe edhe ty te ka instruktuar apo ke qene keshilltare e atij qe instruktoi edhe Saliun ne vitet 90 ku bagetia sapo kishte zbritur nga bjeshket e hante bar!Nuk mbrohet e justifikohen bemat e tyt eti me fjalime idiote sikur bene hartime te kases fillore!Je ne prag shekullin e 21 oj cuce e Hajdarit!

  13. tori says:

    Zonjushe :Gjinushi pa dyshim ishte dhe eshte matematikanti me I formuar shkencerisht ne Shqiperi.Matematikant nuk e beri politika por aftesia personale,mundi e djarsa e tij.Ne kemi nevoj per matematikan apo dijetar te te gjitha fushave te rangut te tij.Duhet te ligjerohet qe ne akademi ne mendyre absolute te mos perfshihet “akademiket” gazetar.Gazetaria e mire fillet nuk eshte shkence si shkencat ekzakte apo shkencat natyrore apo shkencat filologjike e albanologjike.Prandaj largimi I akademikut Fuga nga academia,mendoj eshte fitore mbi llaposhkencen tashma ekzistuese ne te gjitha nivelet akademike.Urime zoti Gjinushi.Je nder njerzit me te afte te akademis se shkencave shqiptare.PUNE TE MBARE.

  14. Gazi says:

    E kuptoj moj politikane madhe qe ke rezervat e tua ndaj Gjinushit por me sekretaret pse. E ku i njeh ti qe perdor ato fjale fyese. Çoji këta kudo te studiojnë e kane ne gjak ngaterrimin apo si thote Berisha vajza e babait.

  15. am says:

    Politike shqiptare. Vej nje qen te beje ham ham per dhjete minuta ke te njejtin rezultat. I ka vene ne rregjister doktori te gjithe. Ai dirigjent i kesaj orkestre te shemtuar. Porno politik.

  16. tropoja says:

    Respekte per Prof.Dr. Skender Gjinushin, se po te kishte Shqiperia me shume intelektuale si ai, Atdheu do te ishte krejt ndryshe. Ajo gazetarja qe e pyeste dje Profesorin, se pari duhet te shkoj ne klasen e pare per te mesuar se si duhet ti drejtohesh dikujt, pasi nuk i flitet ne ate menyre as nje rrugaçi ne rruge, jo më kryetarit te Akademise se Shkencave. Gazetarja meritonte nje pergjigje pak me te ashper, nese eshte gazetare dhe jo ndonje dashnore e paguar nga ndonje drejtuesh gazete apo televizioni, siç ndodh shpesh ne katundin tone Shqiperi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje