Trump në Japoni, kërkon më shumë investime japoneze në SHBA

25 Maj 2019, 16:24Bota TEMA

Presidenti dhe zonja e parë Melania Trump u ulën në Tokio përpara një vizite kryesisht ceremoniale për të njohur perandorin e ri të vendit.Trump mbërriti në Japoni për një vizitë shtetërore katër ditore që pritet të dominohet nga forca e miqësisë dhe imazhet e mirëkuptimit.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, nxiti liderët e bizneseve japoneze që t’i shtojnë investimet në shtetin e tij, ndërsa kritikoi epërsinë e Japonisë në shkëmbimin tregtar mes dy vendeve.

Pak orë pasi shkeli në tokën japoneze, presidenti amerikan u prit nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Japoni, William Hagerty. Në këtë takim ishin të pranishëm edhe përfaqësues të bizneseve japoneze, si Toyota, Nissan, Honda, SoftBank dhe Rakuten.

Më vonë ata morën pjesë në një darkë me udhëheqësit e biznesit japonez që synonin të nxisin investimet në Shtetet e Bashkuara, Trump tha se shpreson në një marrëveshje të re tregtare që ul deficitin tregtar prej 68 miliardë dollarësh me Japoninë.

Ai iu tha zyrtarëve të këtyre kompanive se nuk ka pasur kurrë kohë më të mirë për të investuar në Shtetet e Bashkuara dhe përsëriti ankesën se politikat e Rezervës Shtetërore nuk e ka lejuar zhvillimin me potencial të plotë të ekonomisë amerikane.

Në këtë udhëtim të dytë në Japoni, Trump do të jetë drejtuesi i parë i huaj që do të takojë perandorin e ri Naruhito, që ka hipur në fronin e Krizantemës më 1 maj, pas abdikimit të babait të tij, Akihito, një shenjë e lidhjeve të forta mes dy vendeve që dikur kanë qenë armiq.

Në Uashington, si në Tokio, flitet për një marrëdhënie personale të parecedentë mes Trump dhe kryeministrit, Shinzo Abe.

Dy personalitetet do të zhvillojnë gjithashtu edhe një lojë golfi, pasioni i tyre i përbashkët.

CNN, sapo ka raportuar se një tërmet tronditi disa pjesë të rajonit rreth Tokios pak përpara mbërritjes së Presidentit Trump në Japoni të shtunën.

Epiqendra ishte në Chiba, 48 milje në jug të Tokios, sipas informacionit nga agjencia meteorologjike e Japonisë.

Kjo është pranë qytetit, të Mobara, ku Trump dhe Kryeministri Shinzo Abe do të luajnë të golfit të dielën. Por nuk pati kërcënim për tsunami dhe as dëme të tjera.(TemA Tv)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje