Dorëheqja, kjo herezi në politikën shqiptare

30 Maj 2019, 13:03Blog TEMA

Nga Namir Lapardhaja

Ndërkohë që në të gjithë vendet përreth nesh, për të mos folur për ato më të zhvilluara dhe me demokraci më të konsoliduar, institucioni i dorëheqjes është diçka krejt normale dhe e natyrshme, edhe për gjëra e problematika që në optikën tonë duken pa rëndësi, këtu tek ne, në Shqipëri, mezallah se i shkon kujt në mendje të japë dorëheqje, t’i japë frymëmarrje vendit dhe demokracisë, ta çojë vendin në zgjedhje të reja. Kjo nuk është e tashme. Është e vjetër në politikën tonë. Më lehtë ne e çojmë vendin në përplasje civile se sa në zgjedhje të parakohshme. Politika shqiptare përsërit gabimet e së kaluarës, duke i shtuar asaj pafund të reja, ndonëse kohët dhe rrethanat ndryshojnë.

E nëse do të kishte një rast ideal që një qeveri të dorëhiqej me dinjitet, do të ishte pikërisht kjo krizë e madhe politike (jo vetëm, në fakt) që po kalon sot Shqipëria. Pavarësisht kush është fajtori, pavarësisht se në anën e kujt është e drejta dhe e vërteta, një kryeministër dinjitoz dhe që vendos vendin përpara pushtetit personal, del një ditë të bukur përpara kombit dhe thotë: dorëhiqem për këto arsye, shkojmë në zgjedhje dhe kërkoj një mandat të ri qeverisës për të vijuar më tej reformat e nisura.

Fatkeqësisht ky nuk është rasti ynë. Është i Britanisë, i Austrisë, i Greqisë etj., por jo rast i Shqipërisë.

Politikanët tanë janë ngushtësisht të lidhur pas pushtetit. Ata e adhurojnë atë. Kanë marrëdhënie robërie; si robi me Zotin. Kjo marrëdhënie ata i nxjerr cullak përpara syve të njerëzve: pushteti shihet si mundësi përfitimi e abuzimi, si mburojë dhe si rrjedhojë e privilegjeve të mëdha dhe të pa merituara e jo si mekanizëm për të përmirësuar jetën e njerëzve.

Ka edhe një arsye tjetër: këtu nëse je në pushtet, i fiton të gjitha; në të kundërt, humbet gjithçka. Politika jonë është e Asit dhe e Dyshit, s’ka të ndermjetme, sepse pushteti ekzekutiv kontrollon, pothuajse, të gjithë pushtetet e tjera bash si përpara 30 vjetësh. Sepse, po të ndodhte ndryshe, nuk do ishte ky mbërthim me dhëmbë e me shpirt pas politikës dhe pas pushtetit.

Dorëheqja duket si herezi, si dobësi, si frikë, si humbje, ndërkohë që përreth nesh është diçka normale. Është pikërisht ky raport me pushtetin ajo që e shndërron çdo kryeministër dhe çdo qeveri të ketë këtë qasje dhe ta shoh dorëheqjen si gjënë e fundit që mund t’i shkojë ndër mend.

6 komente në “Dorëheqja, kjo herezi në politikën shqiptare”

  1. Me emer says:

    ore cuni , tjeter eshte doreheqja , e tjeter gje te shpallesh zgjedhje te parakoheshme apo te jashtezakoneshme .Doreheqja behet kur s`te behet “vollja ” , pra deshira etj etj . Zgjedhjet e jashtezakoneshme kur ka probleme te brendeshme qe duan zgjidhje te nguteshme . Zgjedhjet e para koheshme behen kur e sheh qe “makina xhirron ” dhe elektorati “avullon”..!Je cun i ri Lapardhaja , eshte shpejt te hysh ne politike ..!

    1. Nard Ndoka prej Puke says:

      Me Emer, je i nderuar.
      Keta “dashnoret e demokracise” dalin e flasin me nje qendrim qe thote: “Me degjoni mua, se une di shumë”.
      E para, kriza ekonomike i nxjerr njerezit ne rruge me qindra mijera, dhe ka inflacion galopant. Nuk duket qe ne Shqiperi te jete nhe situate e tille.
      Krize politike ka kur parlamenti nuk funksionon dot, dhe nuk merr dot vendime, per aresye se qeveria nuk merr dot shumicen. Nje mocion mosbesimi rezon qeverine. Qeveria austriake e Sebastian Kurz nuk ra nga doreheqja, por nga mocioni i mosbesimit sepse nje parti doli nga koalicioni. Pra kjo ishte genjeshter. Ciprasi ne Greqi nuk ka dhene doreheqjen, por shpalli zgjedhjet, sepse humbi ne zgjedhjet per parlamentin Europian. Pra edhe ketu Laperdhari genjen.
      Kjo qe quajne krize politike ne Shqiperi, nuk eshte e tille, sepse eshte krijuar nje situate e paprecedente me zor, nga njerez te papergjegjshem politikisht.
      Per re mos krijuar nje precedent te tille te rrezikshem per demokracine, qeveria duhet te vazhdoje punen deri ne zgjedhje, dhe po humbi, le te veje ne dreq, se nuk na u prish puna. Por duhen pritur zgjedhjet, dhe deri atehere opozita duhet te prese dhe te beje fushaten e vet.
      Pra mor Lapardha, ktheji syte nga Partia jote, se nuk ke ne rregull. Kur te rregullosh Partine tende, zgjedhjet aty jane, fitohen. Legen.

  2. katarakti says:

    Ti or Lapardhar qenke ose budalla ose maskara. Vendi nuk po kalon asnje lloj krize. Ose eshte ne po ate gjendje krize qe nga 1992=shi. Kete te fundit, krizen, po e kalon veç opozita qe nuk fiton dot zgjedhjet dhe perplas kembet per toke si nje femije i llastuar. Ne fakt po ben me shume dhe me keq se kaq. Po hedh flakadane dhe molotov kunder institucioneve te vendit. Kjo opozite vrastare keshtu ka bere edhe me 1991=shin, edhe me 1998=ten, edhe me 2003=shin, edhe tani. Dikur Nano ik, Nano ik. Sot Rama ik, Rama ik. Jo more. Rama ka votat dhe besimin e popullit dhe kurre nuk duhet te dorehiqet. Ne vend te doreheqjes ai duhet tu tregoje vendin vandaleve dhe vrasesve. KJo eshte e vetmja gje qe mund dhe duhet te beje.

  3. Doni me per Belulin.. says:

    Tamam! Pse nuk jep doreheqje Rama?
    Nese e do popullin, le te sakrifikoje pak nga pushteti.
    Kesaj radhe, ky cuni i Lapardhase ka folur sikurse i ka hije.

  4. @Na-mir / Nëm-mir says:

    Sa naiv je, ore Namir!
    Me kujton pionieret e Enverit. “Ne lufte per çeshtjen e partise jemi gati – gjithmone gati”.
    Pseudo-intelektual I djegur qe para se te piqesh. te doqi militantizmi i partise. Te doli boja shpejt, mor djale.
    Gazetaruc je bere ndoshta, por kurren e kurres nuk behesh gazetar e publicist. Je mijera vite larg.
    Me mire ha pershesh, degjome mua. Gjynah, ike shpejt per lesh iriqi….

  5. era! says:

    Ti LA-PORDHAJA BOLL SHKRUAJTE SE NA MERZITE Vetem te pjerdhesh nga goja di ……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje