Nga Andi Bushati
Eksportimi i krizës shqiptare në rangjet e larta europiane dhe rikthimi i saj tek ne në formën e deklaratave kundërthënëse, po krijon një trubullirë të madhe për publikun.
Palët politike të bindura se e kanë humbur krejtësisht legjitimitetin brenda vendit po përpiqen të luftojnë me njëra tjetrën përmeës mesazheve që vijnë nga Brukseli apo Berlini, Parisi apo Haga.
Sapo njëri krah përmend zyrtarët e BE-së, tjetri popmpon deputetët e bundestagut, sapo i pari përdor ndonjë politikan qefli në moshë të thyer, i dyti i kundërpërgjigjet me ndonjë pensioniste që vetëm në Tiranë i kushtohet vëmendje.
Në këtë kakofoni, një konsumues i zakonshëm i politikës e ka të vështirë të kuptojë se kujt prej atyre, që për një kohë të gjatë i kemi konsideruar si “arbitra të paanshëm”, duhet ti besojë.
A është real Progres Raporti i komisionit që i shkon për shtat qeverisë Rama, apo mos vallë është më i saktë qëndrimi i shumicës parlamentare gjermane, që pretendon se Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë nga kushtet që iu vunë një vit më parë?
A duhen përtypur symbyllurazi deklaratat e Mogherinit, që e shet reformën në drejtësi si një histori suksesi, apo duhet lexuar me vëmendje qëndrimi i Bundestagut për gjykata jo funksionale.
A të flemë të qetë se morëm edhe njëherë reagim pozitiv për hapjen e negociatave, apo të besojmë ato që thonë njerëzit e afërt të presidentit francez Macron, se ai nuk do të lejojë as këtë vit ndezjen e dritës jeshile për Shqipërinë?
Përpara se të vendosim rend në këtë kullë të vërtetë Babiloni është mirë të shpjegojmë disa gjëra të thjeshta. Vendimi i Brukselit që i propozon vendeve anëtare një rekomandim pozitiv për Shqipërinë, nuk ishte një surprizë. Kjo “Po” e shitur në qershorin e shkuar për më shumë sesa ishte, na qe dhuruar që vjet. Dhe me përjashtim të ndonjë katastrofe, Komisioni Europian nuk i tërheq mbrapsht rekomandimet e veta. Shembulli më i prekshëm për këtë është ai i fqinjit tonë lindor, Maqedonisë, që megjithëse lëngoi gjatë nën regjimin despotik të Nikola Gruevskit, Brukseli, pasi ia dha, nuk ia tërhoqi më pas viston për hapjen e negociatave.
Por, në shumë raste, ndryshe gjykojnë burokratët e Brukselit dhe krejt ndryshe vendet e fuqishme anëtare që procesojne edhe infot që u vijnë nga shërbimet sekrete, policitë lokale dhe skanimi që ata i bëjnë vetë qeverisjes së Tiranës.
Eshtë pikërisht kjo anë tjetër e medalies që që e ka shtyrë partinë e Anxhela Merkelit të trishtohet për moshetimin e politikanëve të implikuar në blerjen e votave dhe në abuzime financiare.
Eshtë pikërisht kjo që e yshti, trashigimtarin e partisë, sot opozitare, të Nikola Sarkozisë të fliste për pamundësinë e përparimit të një vendi të korruptuar drejt BE-së.
Eshtë pikërisht kjo që i detyroi deputetët holandezë të votonin masivisht rikthimin e vizave, nga frika e eksportimit të kriminalitetit shqiptar në vendin e tyre.
Dhe fatkeqësisht, për aktin final të hapjes së negociatave nuk vendosin as Frederika Mogherini dhe as Hanes Han, por vendet anëtare të BE-së, disa prej anëtarëve themelues të së cilës kanë shpërehur rezerva therrëse për qeverinë e Tiranës.
Për të gjithë ata që e njohin procesin, janë këta të fundit që duhen dëgjuar dhe argumentat e tyre që duhen mbajtur vathë në vesh.
Ndërsa për të tjerët, të përhumburit me vetëdije në kakofoninë e qëndrimeve ndërkombëtare që bëjnë rikoshet në Tiranë, ka vetëm një mundësi për tu kthjelluar.
Ata duhet të bëjnë durim. Ata duhet të presin edhe tre javë.
Në 18 qershor vendimi për hapjen ose jo të negociatave me Shqipërinë do të merret nga krerët e vendeve anëtare. Dhe vetëm atëherë do të kuptohet përfundimisht se cilat nga argumentat që gëlojën sot në treg duhej besuar: ato për histori suksesi, apo ato për një ngelje të përsëritur në klasë.
U duhet besuar institucioneve,si Komisioni Europian,Ministri Gjerman i Jashtem ,Ministrja e jashtme e BE etj etj.
Po zagaret si puna jote dhe shkrimi yt medioker per militantet e shqupit qe hane corbe te lapsi mundohet qe deklaratat e ca deputeteve qe nuk vendosin per asgje te barazpeshohen me ato zyrtare te shteteve dhe institucioneve te BE-se. Ytttt maskara.
i duhet besuar andit sahalepiresit qe sot eshte me nje pale dhe neser gdhihet me pale tjeter, njeri pa bosht dhe do te krahasohet me nderkombetarte e BE’se ? o pika kush te lexon dhe te degjon ty mor i shkrete !!! askush nuk te merr seriozisht, hipokrizi e gjalle,
Po o nipi i Hysni servilit të Enverit, ato që thua nuk kanë asnjë efekt negativ. Mos u lodh kotë t’i dhe të tjerë të llojit tënd, nuk pjerdh njeri për përallat tuaj
te flasesh , mendosh e vendosesh,keq e me urrejtje per vendin tende shtepine eshte me shume se turp.jemi ne nje beteje te forcave te se ardhmes e ato te erresires ne keto te fundit ben pjese edhe ky gazetar i nentokes i haleve te fashizmit
Duhet te besojm Edvin D’Ramen,qe ka klasifikuar si sekret shteteror 216 tendera,me vlere afro nje miliard Euro,dhe nuk i jep llogari
askujt se ku,dhe si jan perdorur Leket e takspaguesve shqiptare nga banda e tij!Edhe nje organizate mafioze ka nje fare rregulli,per
“rilindjen”jo!Kryeministri hajdut,perdorues droge dhe i korruptuar,ka humbur legjitimitetin brenda vendit dhe besushmerine tek
partneret Perendimore me koh.Edvin D’Rama dergoi me 13 Mars Gent Cakajn ne Gjermani,per te lobuar hapjen e negocatave me
BE-ne,i cili takoi Günther Krichbaum,politikanin qe e nxorri Ramen genjeshtare.Prandaj nuk shkoi vete Rama ne Gjermani,sepse
kishte turp te takonte Günther Krichbaum.Dhe ky person eshte Kryeminister!
I duhet besuar sekretarit te NATO qe diten e diele, pikerisht diten kur do te organizohet protesta e fundit Berisha-Meta-Basha do te jete ne Tirane. Reforma vazhdon…
Andi nuk e di cfare professioni ke ne origjine,cfare shkolle ke kryer,cfare edukimi te larte ke por po qe se vazhdon te shkruash ne kete menyre te keshilloj ne menyre te sinqerte qe terhiqu dhe shiko mos besh ndonje profesion tjeter. Kur flet ne televizor tek disa kanale qe jane komplet partiake(pak rendesi ka kjo se nga partia marrin investimet) artikulacioni jot(dmth menyra e te folurit dhe te shprehurit) eshte si i nje plaku 80-90 vjecar dhe shpesh me fraza konfuze ku ndoshta per te plotesuar gjuhen shqipe nderfut ne mes dhe ndonje fjale te huaj te shqiptarizuar natyrisht. Nuk e di nga vjen kjo se shume thone shprehjen “qe te menduaren nje njeri e ka normale por nuk arrin dot te shprehet shpejt dhe sakte sepse e pengon gjuha. Kjo teori i nderua Andi nuk eshte fare e vertete sepse e folura eshte materializim i mendimit dhe nqs mendimet jane te formuara korrektesisht ne trurin e njeriut gjuha e artikuluar nuk asnje problem ti shprehe. Kjo eshte e vertetuar katerciperisht nga psikologjia e trurit. Bejne perjashtim rastet e semundjeve te kordave zanore ose te muskujve te gjuhes. Por ti i nderuar Andi nuk ke probleme te tilla. Prandaj me lejo te jap nje keshille si “mik”. Fillo nje profesion tjeter nqs fiton “buken e gojes” me kete qe ben duke shkruar dhe folur ne kanalet telvizive. Si analist apo gazetar apo studjues i politikes(nuk e kam iden ne cfare kategorie te te fut) pervec difekteve ne te shprehur dhe ne pershkrimin e proceseve politike je dhe i njeanshem. Tradheton ne kete menyre betimin e gazetareve per ti sherbyer se vertetes dhe jo nje partie poltike apo kryetareve te tyre. Eshte ne te miren e Shqiperise te fillojme ta kthejme Shqiperine nga nje nje vend me demokraci te saktosur apo me mire te themi te “pjerdhur” ne nje vend ku te futet pak civilizim demokratik. E di qe eshte e veshtire por te them te drejten me vjen per te vjelle dhe neveri kur ju degjoj(sepse nuk je i vetem) dhe lexoj ato qe shkruani. Nuk arrij te kuptoj se nga cfare lloj shkollash kane dale keta lloj te ashtuquajtur intelektuale. Pastaj filloj e mendoj pak me thelle dhe i jap karar. Ndoshta ose jane rritur dhe edukuar me bandat qe vjedhin lopet e fshatit ose kane dale nga universitet me “fame boterore” te Tiranes si ai Kristal per shembull.
Pse fut.hundët atje ku ste takon? Raportin për negociatat e bëjnë ata që e kanë për detyrë. Dhe mos ua hapni bythën shume. Hapja e negociatave nuk do të thotë që Shqipëria është anëtare por fillon zhvillimin. Ju shkerdhata bashkë me ata të opozitës nuk iu pëlqen hapja se nuk doni te kontrolloheni. Doni të vidhni sa të doni dhe te thoni çfarë të doni. Jenit ca vemje parahistorike. Mjere ai popull qe eshte akoma në Shqipëri.
Ham ham ham, hum hum hum qe lef e mesuam por cfare rrace qeni je spo e gjejm dot .
Po c’keni me Andin o njerez (te mire e te keqij)?
Andi eshte nje nga pasqyrat e realitetit shqiptar.
Nuk e ka fajin pasqyra kur e shemtuar eshte fytyra.
Po s’ju pelqeu pasqyra e Andit, keni pasqyrat e Meros.
Shvejku do te thoshte:
Ne Bugjejovice ne do vemi, kush s’beson borxh nuk ja kemi..
Po c’keni me Andin o njerez (te mire e te keqij)?
Andi eshte nje nga pasqyrat e realitetit shqiptar.
Nuk e ka fajin pasqyra kur e shemtuar eshte fytyra.
Po s’ju pelqeu pasqyra e Andit, keni pasqyrat e Meros.
Shvejku do te thoshte:
Ne Bugjejovice ne do vemi, kush s’beson borxh nuk ja kemi…