Qeveria kineze do të hartojë një listë të zezë me emrat e kompanive të huaja jo të besueshme, njoftoi sot Ministria kineze e Tregtisë, në pikën më kulmore të rivalitetit tregtar dhe teknologjik me SHBA-në.
Ky njoftim vjen ndërsa gjiganti kinez në fushën e telekomunikacionit, Huawei, u vendos gjatë muajit maj nga ana e Uashingtonit në listën e kompanive të dyshimta, që nuk kanë të drejtë t’u shesin pajisje teknologjike bizneseve amerikane.
”Kompania Huawei, i cili varet nga mikroçipat elektronikë, prodhim amerikan, për të pajisur celularët e saj, është goditur rëndë madje me vënien në pikëpyetje edhe të ekzistencës”, sipas ekspertëve.
Masa e njoftuar sot nga Pekini duket si një kundërpërgjigje ndaj ofensivës së administratës Trump kundër Huawei.