Nga Katya Adler*
Nëse po vrisni mendjen tani, të hutuar nga interpretimet kontradiktore të zgjedhjeve parlamentare evropiane, mos kini frikë, thjesht lexoni.
Në kundërshtim me disa parashikime të errëta politike përpara votimit, rezultatet aktuale duken të nuancuara.
Në Francë, për shembull, kandidatja e ekstremit të djathtë Marine Le Pen mundi presidentin Emmanuel Macron në votime. Një fitore e madhe për të, apo jo? Dhe për kauzën nacionaliste euroskeptike gjithashtu, ndërsa Z. Macron dështoi dukshëm të bindë votuesit me axhendën e tij të reformave për Francën dhe BE-në.
Por diferenca ishte aq e vogël mes dy politikanëve, se mund të argumentonit të kundërtën: se Marine Le Pen nuk arriti të përfitonte me të vërtetë nga dobësia e një presidenti të papëlqyeshëm, duke e lejuar atë të dilte pas zgjedhjeve me pupla të zbehura, por jo të këputura.
Rezultatet zgjedhore evropiane 2019 mund të lexohen në mënyra të ndryshme.
E djathta nacionaliste nuk fitoi plotësisht. Partitë tradicionale qeverisëse nuk ishin të gjitha të eleminuara, siç kishin parashikuar disa komentues.
Por kishte tendenca të qarta.
Partitë tradicionale të qendrës së majtë dhe të qendrës së djathtë, të cilat kanë dominuar BE-në për aq kohë sa mbahet mend, duket se ka humbur shumicën për herë të parë në Parlamentin Europian.
Kjo reflekton një tendencë tashmë të dukshme në zgjedhjet kombëtare në të gjithë Evropën: refuzimin e gjendje ekzistuese.
Shikoni ndëshkimet që u mblodhën në qendrën e djathtë dhe në qendrën e majtë të Francës; kancelares gjermane Angela Merkel dhe partnerëve të saj të koalicionit socialdemokrat; plus shuplakën në fytyrë për Partitë Konservatore dhe të Punës në Mbretërinë e Bashkuar.
Votuesit e Evropës po kërkojnë gjetkë për përgjigje. Ata janë të tërhequr drejt partive dhe personaliteteve politike që ndjejnë se do t’i përfaqësojnë më mirë vlerat dhe prioritetet e tyre.
Disa janë tërhequr nga e djathta nacionaliste, duke premtuar një goditje ndaj emigracionit dhe më shumë pushtet për parlamentet kombëtare, sesa për Brukselin. Zëvendëskryeministri Matteo Salvini është një shembull i suksesshëm, siç është edhe kryeministri hungarez Viktor Orban.
Votuesit e tjerë preferojnë një alternativë pro-evropiane, si Partia e Gjelbër dhe grupet liberale, të cilat gjithashtu performuan mirë në këto zgjedhje.
Parlamenti i ri Europian do të jetë gjerësisht pro-BE por gjithashtu i copëtuar, duke e bërë të vështirë vendosjen e ligjit dhe ndryshimin. Pikërisht kur votuesit e Evropës po bërtasin për ndryshim.
Pjesëmarrja më e madhe
Angazhimi i votuesve është i qartë, duke parë shifrat më të larta se ato të zakonshmet në pjesëmarrje.
Në një kohë të drejtuar nga politika e identitetit, njerëzit kanë interes.
Dhe ata i përdornin këto zgjedhje për të dërguar një mesazh të fortë tek qeveritë e tyre kombëtare. Nuk është e sigurt se koalicioni i Angela Merkelit do të mbijetojë këtë poshtërim të fundit, pas muajsh humbjesh në zgjedhjet e rëndësishme rajonale.
Kryeministri grek, Alexis Tsipras, po e shpërndan qeverinë e tij për të mbajtur zgjedhje të menjëhershme, pas një shfaqje shkatërrimtare në nivel europian për partinë e tij të majtë, Syriza.
Dhe Matteo Salvini, i cili ëndërron të jetë kryeministri i Italisë, ka gjasa të insistojë për një zgjedhje të parakohshme, pas daljes si i triumfuar nga këto zgjedhje.
E gjithë kjo mund të ketë një ndikim edhe në Brexit.
Të lidhur me dramat e tyre politike kombëtare, udhëheqësit e BE-së kanë më pak gjasa të jenë të hapur për të rinegociuar marrëveshjen e divorcit Brexit, nëse kërkohet nga kryeministri tjetër i Mbretërisë së Bashkuar.
Dhe sa të gatshëm janë ata për të zbatuar ndryshimet në prioritetet e BE-së dhe të përqëndrohen tek votuesit e Evropës që duket se ankohen?
“Shija” politike e presidentit të ardhshëm të Komisionit Evropian (zgjedhur nga Parlamenti Evropian dhe udhëheqësit e BE-së) do të jetë një tregues i mirë.
Udhëheqësit e BE vijnë të martën në Bruksel për të diskutuar këtë post dhe një mori të punëve të tjera me ndikim në BE, si ajo e Presidentit të Këshillit Evropian (personi që përfaqëson të gjitha vendet anëtare të BE në Bruksel, duke zëvendësuar Donald Tusk) dhe presidencën e Bankës Qendrore Europiane.
Tregtia e kuajve sapo ka filluar.
*BBC– Përgatiti në shqip për TemA: Diona Çeço
Ne qoftese kerkojne , si thote artikullshkruesi, me shume per parlamentet kombtare se per ate europiane, atehere kot e kane: le ta shkrijne kete Europe te bashkuar fallco dhe te kalojne ne pozicionet qe kane qene dhe fund. Por dhe u dhemb dhe u gris.