FOTOT: A janë ekzekutuar vërtet zyrtarët koreano-veriorë pas dështimit të samitit me SHBA?

1 Qershor 2019, 09:38Bota TEMA
FOTOT: A janë ekzekutuar vërtet zyrtarët koreano-veriorë pas

Në të gjitha mediat ndërkombëtare po raportohet ekzekutimi i të dërguarit të Koresë së Veriut për çështjen bërthamore dhe i tre zyrtarëve të tjerë, pas dështimit të samitit që u mbajt mes SHBA-së dhe Koresë së Veriut.

Megjithatë lajme të tilla për zyrtarët e Koresë së Veriut duhen trajtuar me shumë kujdes, pasi janë tepër të vështira për t’u verifikuar dhe shpesh dalin të pavërteta.

Edhe herë të tjera, në të shkuarën, kanë qarkulluar lajme të ngjashme dhe për pak javë zyrtarët “e ekzekutuar” janë shfaqur të gjallë e me shëndet të plotë, krah udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong-un.

Mjafton të përmendim lajmin e rremë për vdekjen e këngëtares Hyon Song-wol apo për kryeushtarakun Ri Yong-gil.

Të dy rezultuan të gjallë dhe janë njerëz me shumë popullaritet në vendin e tyre.

1 komente në “FOTOT: A janë ekzekutuar vërtet zyrtarët koreano-veriorë pas dështimit të samitit me SHBA?”

  1. ¬ says:

    Ka disa kokfortë te ne ku eliminimi fizik është zgjidhja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje