"Assange ka simptoma torture psikologjike"

31 Maj 2019, 19:29Bota TEMA

Themeluesi i Wikileaks, Julian Assange paraqet simptoma torture psikologjike të vazhdueshme.

Kështu deklaroi një eskpert i Kombeve të Bashkuara që akuzon Shtetet e Bashkuara, Britaninë e Madhe, Ekuadorin dhe Suedinë për persekutim kolektiv të 47-vjeçarit.

Relatori special i OKB-së për torturën dhe trajtimet çnjerëzore, Nils Melzer, pasi vizitoi Assange në një burg të Londrës më 9 maj konstatoi prova të mëdha për akuzat e tij.

“Efektet e trajtimit ndaj Assange mund të përkufizohen vetëm si tortura psikologjike”, përfundon Melzer.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje