Të gjithë gjermanët me kipa në protestën kundër antisemitizmit

1 Qershor 2019, 09:43Bota TEMA

Të gjithë gjermanëve, të të gjitha besimeve ose jo, u është kërkuar të mbulojnë kokën me kipa të shtunën, në shenjë solidariteti me komunitetin hebre, pas sulmeve antisemitiste në rritje.

Avokati i Popullit ka bërë thirrje për protesta kundër antisemitizmit në gjithë vendin. Vetëm një javë më parë ai ndezi debate, teksa u kërkoi hebrenjve të mos vinin kipa në publik.

Gazeta gjermane “Bild” është bërë një nga mbështetëset kryesore për këto protesta.

Në një editorial të sajin thuhet se fakti që hebrenjtë duhet të fshehin besimin e tyre për t’u ndier të sigurt, vetëm disa dekada pas Holokaustit do të thotë se “po dështojmë para vetë historisë”.

2 komente në “Të gjithë gjermanët me kipa në protestën kundër antisemitizmit”

  1. ¬ says:

    Gjermania bënë jetën që ëndëronte Hitleri.

  2. Arberia says:

    Shum mire ja ben, si muslimanet ashtu hebrejt te mos mbajne asgje ne koke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje