Muzeu Historik Kombëtar hap ekspozitë për Ismail Qemalin në Muzeun e Kosovës në Prishtinë

1 Qershor 2019, 09:30Kulturë TEMA
Muzeu Historik Kombëtar hap ekspozitë për Ismail Qemalin në

Muzeu Historik Kombëtar dhe Muzeu Kombëtar i Kosovës në kuadër të Kalendarit të Përbashkët Kulturor për vitin 2019 çelën ekspozitën me titull “Rrugëtim – Ismail Qemali ndër vite”, në përkujtim edhe të 100-vjetorit të vdekjes së Ismail Qemalit. Ky bashkëpunim erdhi pas suksesit të vitit të kaluar, i cili shënoi edhe kulmin e marrëdhënieve mes dy institucioneve qendrore muzeore të Shqipërisë dhe Kosovës duke organizuar bashkëpunime, aktivitete dhe takime të shumta.

Ekspozita është realizuar për të kujtuar Ismail Qemalin dhe kontributin e tij të paçmuar për kombin shqiptar. Ekspozita është konceptuar si një rrugëtim i jetës së Ismail Qemalit, gjatë gjithë veprimtarisë së tij në administratën shtetërore, por dhe dallimi si një njeri me ide liberale dhe reformatore.

Në ceremoninë e hapjes së ekspozitës në ambientet e Muzeut Kombëtar të Kosovës përshëndeti

Selim Bazeraj, Kryetar i Këshillit Drejtues të Muzeut Kombëtar të Kosovës, Drejtori i Muzeut Historik Kombetar, Dr. Dorian Koçi, Dekani i Fakultetit të Filozofisë Prof. Ass. Dr. Bujar Dugolli dhe znj. Vjollca Aliu, drejtoreshë e Departamentit të Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës dhe Ushtruese e Detyrës së Drejtorit të Muzeut të Kosovës.

Ekspozita “Rrugëtim – Ismail Qemali ndër vite” u organizua nga Muzeu Historik Kombëtar në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave, Qendrën Mbarëkombëtare të Koleksioneve Shqiptare dhe Bibliotekën Kombëtare.

 

2 komente në “Muzeu Historik Kombëtar hap ekspozitë për Ismail Qemalin në Muzeun e Kosovës në Prishtinë”

  1. Flm says:

    Pordh me rigon.
    I vetmi kontribut i Ismalos ishte qe nuk la Shqiperin e gjore te pastrohej nga halet Otomano-Islamike 500 vjecare qe gjelben vatanin. Sic ndodhi me Serbi, M.Z., Bullgari, Greqi. Por la “kalin e Trojes” ne Shqiperi.
    ###
    Ismail Qemali ishte nje Otoman i thekur, kjo qe them nuk eshte opinion por fakte.
    ###
    Intervista e I.Q. dhene ne gazeten “The morning Post”
    Titulli i artikullit “I.Q. besnik i perandoris Osmane perplaset me Italianet”
    Lexoni se c’far thote dhe do te lebetiteni.
    ###
    “…. Në bisedën me një përfaqësues të “The Morning Post”, Ismail Qemali hodhi poshtë theniet e xhonturqë se shqiptarët janë pasiv në besnikërinë e tyre ndaj kauzës otomane.
    1- …. “Si një otoman patriot, unë protestoj me gjithë zemër kundër Italisë per fyerje e integritetit të Perandorisë Otomane.
    2- “Opinioni im nuk është lëkundur asnjëherë në drejtim të kësaj.
    3- Shqiptarët, pro-Otoman.
    Sigurisht, unë mund ta them këtë: Shqiptarët myslimanë, pavarësisht shumë vuajtjeve të rënda të shkaktuara viteve të fundit, nuk do të rrinë duke pritur nëse është e nevojshme do të bien në llogoren e fundit për mbajtjen e perandorisë.
    4- “Por, nëse unë e ndiej aq fuqishëm sa çdo otoman tjetër, në drejtim të çdo sulmi të bërë ndaj Perandorisë.
    5- Personalisht kundërshtova pranimin e një dëmshpërblimi në para, siç ishte gjithashtu, i njëjti rast në Bosnjë, në vitin 1908.
    Perandoria Otomane nuk mund të qëndrojë e vetme, ajo ka nevojë për mbështetje.
    …..
    ###
    Per keto te verteta absolute (nga goja e I.Q.) c’fare keni per te thene.

  2. Pellazgos says:

    Ta marrim vesh se kush ishte Ismail Qemali,”shqipetare” apo turk?
    Historia nuk eshte interes por faktet historike na ndihmojne te nderojme,vleresojme,respektojme veten dhe kombin.
    Ne historine e Ballkanit apo te Botes eshte shkruar shume qarte qe ne vitin 1821 Arvanitasit Epirote Greke udhehoqen Revolucionin e pare Evropiane ate Greke kunder (contra) Perandorise Osmane qe ishte per rreth 400 vjet ketu ne Ilyri,Epir,Greqi.
    Ne vitin 1844 lindi turku Ismail Vlora dhe pasi u shkollua (d.m.th u be “njeri’) ne Gjimnasion Zosimas ne Janena shkoi ku?
    Ne Stamboll!
    Pse shkoi ne Stamboll (Kostandino_polis i Kastriotit) kur “vellezerit” e tij dhe te Marin Memes me shoke Arvanitasit po jipnin jeten per Epirin Greke?
    I thone rreth 40 vjet pas 1821,a nuk e “dinin” keta Janicaros turq si vellezerit Frasheri,Ismail Beu dhe mijera te tjere qe Arvanitasit donin te Cliroheshin nga zgjedha Osmane?
    E dini fare mire,prandaj shkuan ne Stamboll te vrisnin Arvanitasit,te luftonin per Osmanet.
    Dhe per besnikeri ndaj Babes Sulltanit u dalluan dhe u vleresuan me poste si Deputet,Governatore,Tituj etj.
    Si perfundim,keto fakte te pakundershtueshme historike tregojne qe termi Alban apo Shqipetare ne ate kohe nuk egzistonte dhe per kete aresye kush ishte myslimane ishte turk,kurse kush ishte Orthodhks ishte Greke.
    Instituciones ishin Turke dhe Greke.
    Prandaj Ismaili dhe Frashellinjte nuk ishin “vellezer” me Arvanitasit,shume e thjeshte.
    Kete State e beri Turqia e detyruar nga kushtet e kohes,si nje Pashallek te Saj me emrin Albania,ashtu sic krijoi Anglia Ameriken e Saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje