Presidenti amerikan, Donald Trump pritet sot në mëngjes në një vizitë shtetërore tri ditore në Britaninë e Madhe, pas deklaratave që bënë zhurmë për Brexit që rrezikojnë të përshkallëzojnë kontekstin e krizës politike.
Presidenti amerikan dhe bashkëshortja e tij, Melania do të priten në pallatin Buckingham për ceremoninë e mirëseardhjes, pasuar me një drekë pune me mbretëreshën Elisabeth II, më pas një banket zyrtar në mbrëmje.
Por, pas pompozitetit të kësaj pritjeje, vendi është i çorientuar me një kryeministre konservatore në largim, pas dështimit të zbatimit për largimin nga Bashkimi Europian, tre vite pas referendumit të Brexit.
Lideri republikan nuk hezitoi të krijonte polemikave me deklaratat e bëra përpara vizitës së tij në Londër.
Në intervistat për median britanike, ai kritikoi mënyrën sesi Theresa May i drejtoi negociatat me Brukselin, duke i rekomanduar pasardhësit të saj të ardhshëm për t’u larguar nga BE-ja pa marrëveshje dhe sugjeroi që ish-ministri i Punëve të Jashtme, Boris Johnson mbështetës i një Brexit të ashpër, kampioni i tij për ta zëvendësuar.
Ai bëri elozhe për populistin Nigel Farage, lideri i Partisë Brexit i cili u rendit i pari në zgjedhjet europiane.