Gazetarja shqiptare që i shpëtoi një sëmundje të rëndë, flet për nënën që e braktisi: Jam e lumtur që s’ jam me të!

7 Qershor 2019, 18:41Lifestyle TEMA
Gazetarja shqiptare që i shpëtoi një sëmundje të

Saranda Hoda, e njohur për publikun si Sasa, ishte e ftuar në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, nga ku foli për jetën e saj të re, pasi kaloi sëmundjen e rrallë dhe nisi të ndiqte ëndrrat e saj.

Sasa tregoi se jeta nuk ka qenë asnjëherë e lehtë për të, duke iu referuar jo vetëm sëmundjes që kaloi, por edhe historisë së trishtë familjare.

E lindur nga një lidhje jo martesore, 28 vjeçarja u braktis nga nëna biologjike dhe u rrit në familjen e të atit. Vite më vonë, gjatë adoleshencës, mësoi të vërtetën dhe nisi të kërkonte nënën që e kishte sjellë në jetë.

Për herë të parë ajo tregoi se ka arritur të kontaktojë më tëëmën, por si për ironi të fatit, takimi i tyre i parë do të mbetet edhe i vetmi.

Sasa pranoi se nuk arriti të ndjente ngrohtësi dhe dashuri nga e ëma biologjike, ndaj marrëdhënia e tyre është ndërprerë dhe për të e gjitha ka marrë fund.

“Në momentin që e takon, e ndjen atë ngrohtësinë e nënës, por kur tjetri nuk e ndjen ngrohtësinë e fëmijës atëherë…”, tha ajo, duke lënë të kuptohej që e ëma ishte treguar e ftohtë me të.

“ Nuk jam interesuar shumë për të, ka mbaruar ajo histori. Ajo do të vazhdojë jetën e vet, unë jetën time dhe jam shumë shumë e lumtur që s’jam me të!”, përfundoi Sasa.

5 komente në “Gazetarja shqiptare që i shpëtoi një sëmundje të rëndë, flet për nënën që e braktisi: Jam e lumtur që s’ jam me të!”

  1. VL says:

    sa qenka llangosur kjo!!!

    1. Berti says:

      Moj cupe mos mer nga 2 shkalle nene e baba nuk te behet njeri prandaj mos thuaj fjalen e fundit te paren.lerja kohes.

  2. eri says:

    Kjo goca qeka kopile dhe e pranon pa piken e turpit. Po jot eme po te kish ngrohtesi nuk te kishte hedhur tutje moj vajze.

    Gjynaf!!!

  3. petrit says:

    Mos fol kurre keq per prinderit, KURRE, sido qe te jene ata….
    para pak vitesh ne nje emision tv ketu ne usa, ny po ndiqja intervisten e ish Komisarit te policise se NY B.K< po fliste per nenen e tije qe e kishte braktisur qe te vogel dhe e kishte rritur gjyshja. vite me vone ai mesoi se nana e tije kishte qene PROSTITUTE dhe se e kishin vrare dhe as varri nuk i dihej. Ai beri cdo gje qe te gjente kufomen e NENES se TIJE , e varrosi , i beri nje varr te bukur. Kur gazetari e pyeti se cfare do te donte to thoshte nenes se tije qe e kishte braktisur qe te vogel dhe nuk kishte dashur tja dinte kurre per te birin, KOMISARI me lot ne sy i tha – do doja vetem ti thoja vetem se une jam KRENAR PER NENEN time dhe se ajo duhej te ishte krenare per mua"…….

  4. MH says:

    Bravo vajzuke.Qendro forte ne karakterin tend te paster e te fuqishem.Ajo nuk asht nane ne kuptimin e forte te domethenies te emrit nane.Kur une krijova familjen dhe u bana me femije,dashuria per prinderit u ba dhe ma e forte.Sepse kuptova ma thelle dhe konkrtisht cfare don te thot te jesh prinder.
    Uroj te gezosh jeten tende me lumturi dhe me krijimtari femijesh si nji familje e denje per tu patur shembull nga te tjeret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje