Dikur ishte një burg, por tani të lë pa fjalë. Bëhet fjalë për shtëpinë Penninghame në Skoci e cila tanimë ka dalë në shitje, me një çmim për 3.3 milionë dollarë.
Së bashku me arkitekturën e saj dhe artin antik, kjo rezidencë ka një histori interesante: Ajo dikur ishte një burg.
Sipas një raporti të BBC Neës, burgu u mbyll në vitin 2000 për shkak të shkurtimeve buxhetore dhe Shërbimi i Burgjeve Skoceze shiti pronën tek pronarët e saj aktual në vitin 2000.
Pronarët e tanishëm kaluan pesë vjet në rinovimin e pronës e cila përfshin rreth 100 hektarë dhe 13 dhoma gjumi me pamje që të lë pa frymë.
Fasada e rezidencës daton që nga viti 1869, ndërkohë që pjesa e zyrave dhe e ngrënies vlerësohet të jenë ndërtuar rreth vitit 1700.
Prona gjithashtu përfshin pesë shtëpi të tjera, objekte të kuajve, kopshte dhe toka bujqësore. (TemA)
undefined