Tym dhe flakë para Kryeministrisë, PD: Sot vendos populli, Rama ik që tani

8 Qershor 2019, 19:16Kronika TEMA

PD dhe aleatët e saj kanë nisur protestën e tetë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Që në fillim tymuese dhe kapsolla janë hedhur nga ana e militantëve ndërsa opozita është shprehur më herët se kjo protestë është vendimtare.

I pyetur për planin e selisë blu, ish-deputeti Luan Baçi tha se fati i tubimit është në dorën e qytetarëve.

“Kryetari Lulzim Basha ka folur qartë. Janë qytetarët ata që do të vendosin” – tha ai i pyetur nëse do të shënohen akte dhune.

Ndërkohë SHBA dhe BE u kanë bërë thirrje më herët organizatorëve që të shmangin hedhjen e mjeteve shpërthyese.

Ambasadat e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian i kanë kërkuar PD-së të ulet në dialog, apel ky që është injoruar në vijimësi.

1 komente në “Tym dhe flakë para Kryeministrisë, PD: Sot vendos populli, Rama ik që tani”

  1. Gg says:

    Po ne kete proteste do kete zenie midis protestuesve ? Me falni midis neandertaleve dhe kafsheve me fytyre njeriu?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje