Basha i del në mbrojtje Metës: E mbështes plotësisht se i shërben njerëzve, shkarkimi është blof i socialistëve. Drogën s'e kam sjellë unë në Shqipëri por Rama

10 Qershor 2019, 17:17Politika TEMA

Lulzim Basha i ka dalë në mbrojtje presidentit Ilir Meta i cili vendosi ç’dekretimin e datës së zgjedhjeve.

“Meqë disa socialistë sot kanë dëshirë të flasin për shkarkimin e Presidentit, kam një pyetje për ta?

Kush do ta gjykojë dhe shkarkojë Presidentin? Ilir Ndrazhi përfaqësuesi politik i bandës së Avydylajve apo Jurgis Çyrbja, përfaqësuesi politik i bandës së Shullazit, Rrahman Rrahja apo Luan Harusha përfaqësuesi i bandës së Bajrave, apo Reme Lala, përfaqësuesja e familjes kriminale Lala?

Kush do ta gjykojë dhe shkarkojë Presidentin, Damian Gjiknuri që donte të pastronte 30 milonë euro për llogari të Edi Ramës, duke fallsifikuar edhe dokumentat zyrtare të qeverisë amerikane? Apo Arben Ahmetaj përfaqësuesi i një klani mafioz ndërkombëtar të plehrave? Apo Taulanti i Begos dhe i Toyota Yaris?”, shprehet Basha. 

Ndërkohë ai shton: 

“Është një periudhë e mjegullt politike, shqetësuese dhe ngatërruese për njerëzit, prandaj dua të ndaj me ju disa të vërteta dhe mendime.

Dua të them që në fillim dy të vërteta:

1. Nuk do të ketë zgjedhje lokale në 30 qershor.

2. Nuk do të shkarkojë kush Presidentin e Republikës.

Edi Rama po përpiqet të bombardojë opinionin publik me dy përbetime, që ai as nuk i mban dot, dhe as nuk ka interes t’i provojë:

Ai po përbetohet se do t’i mbajë zgjedhjet edhe pa dekret presidencial, edhe pa pjesëmarrje politike.

Ai po përbetohet gjithashtu se do të nisë procedurat për shkarkimin e Presidentit.

Janë të dyja bllofe dhe zhurmë me qëllim shpërqendrimin e vëmendjes tuaj.

Edi Rama nuk do që të flitet për krimin, drogën dhe vjedhjet e tij të përditshme. Ai nuk do që të flitet për Avdylajt dhe Dakot, për Çyrbet dhe Shullazët, për Gjiknurët, Manjat dhe Lalët.

Edi Rama po kërkon të vërë në skenë një telenovelë me dramacitet zgjedhor dhe presidencial, me shpresën që të harrohet fakti, se Astrit Avdylaj është de fakto kryetari i Partisë Socialiste të Durrësit, kryebashkiaku i Durrësit, kryepolici, kryedoganieri dhe kryetatimori i Durrësit.

Ky, është fakti më i rëndësishëm politik i gjashtë viteve të fundit: fakti që provoi shkrirjen në një të krimit, Partisë Socialiste dhe qeverisjes socialiste”, shprehet Basha. (TemA)

 

6 komente në “Basha i del në mbrojtje Metës: E mbështes plotësisht se i shërben njerëzve, shkarkimi është blof i socialistëve. Drogën s’e kam sjellë unë në Shqipëri por Rama”

  1. ¬ says:

    Interesi i PS-së në shkarkimin e Presidentit të Republikës është që puna e sajë të mos hidhet poshtë në të arrdhmen., ndërsa PD s’humb asgjë nga ky ndryshim pasi jemi më datë 10 që korespondon me zyrën e Kryeministris britannique., ku United Kingdom dhe pjesa dërmuese e popullsisë, do i hapnin mundësin një të opozitës të vazhdoj kohën e mbetur të ish kryetarit të LSI-s.

  2. Laert says:

    Je nje bythqir proverbial Lulash Sumcja. Shqiptaret do te varrosin me vote te lire ty dhe banden tende kriminale ne 30 Qershor. Nuk te shpeton dot as dekretet e Ilirit me te Meta, as breket e pshurrura te Salehut. Je nje kerme e neveritshme.

  3. FLUTURA says:

    Filloi ky me kaseten e tij. A ka ndonje gje te re?! ?

  4. Genti says:

    Drogen dhe c’do te keqe qe evidentohet sot e mbolli padroni total i yti dhe i PeDes ndyresira Hale Berisha.
    Ti vetem se e pranove. Metastazat e Lazaratit nuk mund shuheshin me nje prishje dhe kontroll te vetem nje zone. Keshtu qe mbylle ate goje se qelb e kutermon si nje nevojtore. Cfaredo qe te thuash nuk mund te mbulosh te verteten e madhe qe ti ,Like hajduti , mona buca ,haleja berisha e soji i juaj jeni shkaktare te gjithe te zezave ne Shqiperi.

  5. jurgeni says:

    drogen nuk e solla une po edi rama thote i biri kurves . Po ate lazaratin o bastars kush e solli , apo ate e solli baba jot dhe se permend.

  6. Or lyl, po gjykove ne kete menyre duhet ti kujtosh presidentit edhe dosjen 7 % te Agim Rrapajt, 200,000 eurot e ismailajt, maredheniet me Dia-n ffloririn e krrabes sipas berishes, dy njerzit e vrare ne malin e Dajtit, tenderin e vagonave, dosjen e Almirit, sekretari i Metajt te arsetuar per trafik droge, e shume e shume te tjera qe berisha i din me mire se kushdo tjeter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje