Taulant Balla kërkesë Ruçit për mocion me debat: Akti i Metës i paprecedent dhe i pavlefshëm

10 Qershor 2019, 16:30Politika TEMA

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka depozituar një kërkesë zyrtare ndaj kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi duke i kërkuar një mocion me debat lidhur me vendimin e fundit të presindetit Ilir Meta.

Në emër të grupit parlamentar socialist, Balla e konsideron atë një akt të paprecedent dhe të pavlefshëm.

“Pasi u njohem me aktin e paprecedente te Presidentit te Republikes per shfuqizimin e
dekretit nr. 10928, date 05.11.2018 “Per caktimin e dates se zgjedhjeve per organet e
qeverisjes vendore” dhe duke e vleresuar ate si nje akt absolutisht te pavlefshem, te marre ne
kapercim te kompetencave te institucionit te Presidentit dhe ne kundershtim flagrant me
parimet kushtetuese dhe demokratike si dhe duke konsideruar se ky akt synon te pengoje ne
menyre te kundraligjshme realizimin e se drejtes kushtetuese te shtetasve shqiptare per te
zgjedhur perfaqesuesit e tyre ne pushtetin vendor, bazuar ne nenin 98 te Rregullores se
Kuvendit kerkojme zhvillimin e nje mocioni me debat ne seancen me te pare te Kuvendit per
kete ceshtje, ne perfundim te se cilit propozojme miratimin e nje rezolute sipas draftit
bashkangjitur”, nënvizon Balla në emër të grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje