Myslim Murrizi: Ç’dekretimi i zgjedhjeve shpikje alla-shqiptarçe e Metës, s'kam lexuar në asnjë rresht të kushtetutës fjalën "ç'dekretim"

10 Qershor 2019, 15:38Politika TEMA

Nënkryetari i Parlamentit, njëkohësisht deputet i opozitës, Myslym Murrizi në një deklaratë për median theksoj së në Kushtetutë nuk ka fjalë çdekretim.

Ai theksoi se Kushtetuta është ndryshuar me vullnet të Bërishës dhe Ramës për sistemin zgjedhor por çdekretim nuk ka. Megjithëse ai i qëndron kauzës së ndryshimit të sistemit zgjedhor.

Të gjithë flasin në emrin e qytetarëve por të gjithë i janë fshehur qytetarëve si djalli temjanit. Ajo që ka ndodhur është një shpikje alla-shqiptare!

Nuk kam lexuar asnjë rresht të kushtetutës fjalën çdekretim, ne Kushtetutë ka vetëm dekretim. Kushtetuta është ndryshuar me vullnet të Bërishës dhe Ramës por çdekretim nuk ka. Por unë qëndroj të njëjtës kauzë, atë të ndryshimit të sistemit zgjedhor.

Unë kam qenë në çdo seancë të Kuvendit dhe do të jem në çdo seance, dhe të enjten. Votime në 30 qershor do të ketë, por nuk do të ketë zgjedhje në të gjitha bashkitë”, deklaroi Murrizi.

12 komente në “Myslim Murrizi: Ç’dekretimi i zgjedhjeve shpikje alla-shqiptarçe e Metës, s’kam lexuar në asnjë rresht të kushtetutës fjalën “ç’dekretim””

  1. Jimmy Trendelina says:

    Tashti po beni loje fjalesh pa kuptim, dmth pune shqiptaresh, qe vetem e ngaterron me keq. Or njerez nuk behet fjale per çdekretim, behet fjale per shfuqizim te nje dekreti te meparshem, praktike e njohur gjeresisht ne jurisprudence.

  2. Zigur Qarri says:

    Lymi,pavlefshmeria e dekretit të Presidentit ,mund te vendoset vetem me vendim gjykate.
    Ankimoje Lymo!

    1. Gureziu i Qarrit= Haleja e Vicidolit says:

      Bravo Gurezi Karri. The nje llaf me vend. C’dekreti do atakohet ne Gjykate. Po nese kjo e fundit e hedh poshte Cdekretin do vazhdosh diarrene tende psiqike se Gjykatat i ka kapur Rama. Kete na tuaj o vemje vicidoli

    2. tiranare says:

      Nese ky eshte dekret atehere cfare ishte ajo per 30 qershorin? S’mund te kete 2 dekrete per te njejten gje me 2 informacione te ndryshme.

  3. po tani says:

    Myslymi duhet te kishte vendosur pike ne fund te “nuk kam lexuar asnje rresht te kushtetutes”…

    Dekreti i presidentit eshte akt administrativ:

    Në vendimin nr. 25, datë 13.2.2002 Gjykata Kushtetuese ka bërë një analizë të ndryshme për natyrën e dekretit të Presidentit të Republikës, duke arsyetuar: “Nga përmbajtja dhe fryma e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, del qartë se Presidenti i Republikës si kryetar i shtetit, edhe pse i ndarë nga organet kryesore që realizojnë pushtetet, kryen disa funksione që kanë natyrën e këtyre pushteteve. Është kjo arsyeja që Presidenti i Republikës në ushtrimin e funksioneve të tij, krahas akteve që janë rezultat dhe shprehje e drejtimit politik, nxjerr akte individuale me karakter administrativ. Në aktet me karakter administrativ përfshihen edhe dekretet për shkarkimin nga detyra të prokurorëve, si masë me karakter disiplinor. Duke pasur të tilla cilësi, dekreti në bazë të dispozitave kushtetuese … dhe në harmoni me frymën e përmbajtjen e legjislacionit e të praktikës së mirëfilltë gjyqësore, duhet të jetë objekt i ankimit dhe i shqyrtimit gjyqësor.” Vendime të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, botim i vitit 2003, faqe 41.

    Kodi i Procedurave Administrative:

    Neni 113
    Procedura dhe pasojat e anulimit dhe shfuqizimit
    1. Një akt administrativ mund të anulohet apo shfuqizohet, kryesisht nga organi publik që ka kompetencë të nxjerrë aktin, nga organi i tij epror apo nga një organ tjetër i parashikuar shprehimisht me ligj.

    Neni 116
    Shfuqizimi i një akti administrativ të ligjshëm
    1. Përveçse kur parashikohet ndryshe nga ligji, një akt administrativ i ligjshëm mund të shfuqizohet, vetëm nëse shfuqizimi është i domosdoshëm për të parandaluar apo eliminuar një dëmtim serioz të jetës dhe shëndetit të njerëzve apo sigurisë publike dhe kjo nuk mund të bëhet në mënyra tjera që cenojnë më pak të drejtat apo interesat e ligjshëm të fituar të palës.

    1. Tiranare says:

      Fiks fare:
      Kjo nuk mund te behet ne menyra te tjera qe cenojne me pak te drejtat apo interest e ligjshem te fituar te pales.
      Pra, s’mund ti hiqet e drejta e votes mbi 50% te popullsise.

      1. Po tani says:

        Po pra kari, shfuqizimi i dekretit eshte i domosdoshem per te parandaluar demtimin serioz te jetes se qytetareve dhe sigurise publike, dhe ska rruge tjeter pervec shfuqizimit te dekretit te meparshem. Kapish???

      2. Lali says:

        @tiranare Kur sdi pse lodhesh kot, apo mjafton pjesemarrja?

  4. Ervis says:

    Do zoti dhe te uroj me gjithe zemer.presidenti i ardhshem i Shqiperise ????.

  5. Myzeqari demokrat says:

    Kujdes kur flet o Lymo se po e Mori vesh Jakup Beqiri te hoqi si deputet

  6. Mashkullori says:

    O Murrizi!
    Rri urte se,po ju mbush mendja Like floririt, te cben nga deputetlleku dhe meqenese nuk kemi kadinj kushtetues,te merr lumi dhe harroje parlamentin…
    E kemi te mencur palopresidentin dhe po ja tha Monika ai te cben menjehere si deputet…

  7. Sali Gerdeci says:

    Ju halet e Salush-Lulushit qenkit te gjithe jurista(muter).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje