KQZ rrëzon Ilir Metën: Akti i presidentit është i pavlefshëm, zgjedhjet do mbahen më 30 qershor

10 Qershor 2019, 14:23Politika TEMA

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rrëzuar propozimin e Ilir Metës, për shtyrjen e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Nënkryetari Denar Biba (duke qenë se kryetari i opozitës, Klement Zguri, u largua nga mbledhja), në emër të KQZ, tha se akti i presidentit për anulimin e zgjedhjeve është i paligjshëm.

Ndaj, KQZ do të vazhdojë normalisht për mbajtjen e zgjedhjeve më 30 qershor.

“Kodi zgjedhor detajon se data e zgjedhjeve përcaktohet nga presidenti i Republikës, zgjedhjet zhvillohen njëherësh në të gjithë territorin e vendit.

Sot, vetëm 20 ditë para datës së zgjedhjeve, presidenti vendos shfuqizimin e dekretit për anulimin e zgjedhjeve.

Ky dekret i dytë është një akt i pavlefshëm, sipas kodit të procedurës civile.

Praktikisht dekreti i sotëm bie ndesh me parimin e ligjshmërisë, ku thuhet se organet publike ushtrojnë detyrat brenda kmopetencave të tij.

Nxjerrja e dekretit është brenda kompetencave të presidentit, por ai nuk mund të anulojë apo të mos caktojë fare një datë zgjedhjesh, pasi duke anuluar zgjedhjet e 30 qershorit, Shqipëria është sot pa një datë zgjedhjesh.

Duke e lënë vendin pa datë zgjedhjesh, presidenti refuzon të përmbushë detyrimin që organi publik ia ka kaluar për ta ushtruar.

Shfuqizimi i dekretit është një shkelje e hapur, sepse lë vendin pa datë zgjedhjesh.

Unë vlerësoj se KQZ ka detyrimin të vijojë me organizimin e zgjedhjeve për 30 qershor”, tha Biba.

Debatet në KQZ, para se Klement Zguri të largohej

Kryetari i KQZ, Klement Zguri: Jemi në një moment sfide, pra kemi nga një anë dekretin e presidentit dhe axhendën e njoftuar nga dy anëtarët të KQZ. S’më ka rënë rasti ndonjëherë që të vëmë në diskutim dekretin e Presidentit. Kanë qenë tre rastet kur Presidentët kanë çdekretuar datën e zgjedhjeve.

Unë mendoj që KQZ dhe unë personalisht, duhet ti bindemi një produkti të tillë, këtij dekreti. Jemi përballë këtij fakti, s’dua të gjykoj kompetencën e Presidentit, nuk jam Gjykatë Kushtetuese të vlerësoj është i ligjshëm ose jo dekreti i Presidentit.

Vihem përballë një vështirësie tjetër, pra pika e dytë thotë që KQZ-ja të marrë masa për të zbatuar këtë vendim. Jam përballë një vështirësie, që refuzohet t’u dërgohet ky dekret partive politike.

Kjo është fare banale, por duhet të ketë një vetë përmbajtje, dhe institucionet duhet të kuptojnë që respektimi i hierarkisë duhet zbatuar.

Nuk është KQZ organi që duhet të bëj vlerësimin e dekretit të Presidentit. Anëtarët e KQZ janë vullnet inferior në raport me Presidencën.

Është një lloj sfide që i bëhet dekretit të Presidentit, nga dy kolegët e KQZ. Unë jam i detyruar që të çohem nga kjo tavolinë.

Nënkryetari i KQZ, Denar Biba: Presidenti refuzon të zbatojë urdhërimin që e detyron atë të caktojë datë zgjedhjesh.

Sipas nenit 1 të Kushtetutës, qeverisja bazohet në sistem zgjedhjesh periodike, cdo katër vjet. Shfuqizimi i dekretit që përcaktonte datën 30 qershor është shkelje e hapur dhe flagrante e parashikimeve të mësipërme duke e lënë vendin pa datë zgjedhjesh dhe pa proces zgjedhor.

Ky dekret nuk sjell asnjë pasojë juridike, ai konsiderohet se nuk ekziston, cdo subjekt që ndesh një akt të tillë nuk i nënshtrohet rregullave të tij dhe nuk e merr parasysh.

KQZ ka detyrimin të vijojë punën. Në kundërshtim me  nenin 108 të kodit të procedurave administrative, bie në kundërshtim me dispozitën urdhëruese të kodit.

Bie ndesh me parimin e parashikuar nga neni 4 i kodit të procedurës administrative, sipas të cilit organet ushtrojnë veprimtarinë e tyre brenda kufijve të kometencave dhe në përputhje me qëllimin për të cilin janë dhënë këto kompetenca.

Presidenti ka diskrecion të caktojë një datë, por jo të shkojë përtej kësaj dhe akoma më keq të mos caktojë fare një datë zgjedhjesh. Duke shfuqizuar sot dekretin e nëntorit vendi është pa datë zgjedhjesh

(TemA)

32 komente në “KQZ rrëzon Ilir Metën: Akti i presidentit është i pavlefshëm, zgjedhjet do mbahen më 30 qershor”

  1. Qytetari says:

    Kjo eshte nje loje e ndyre ne kurriz te popullit.
    Mazhorance, opozite, president, jane te gjithe ne tave . Po bejne ca eshte e mundur dhe e pamundur per te shpetuar nga zullumet dhe grabitjet qe kane bere ne bashkepunim.
    Nuk e beson populli kete loje te ndyre. Te zhduken keto maskarenj njehere e mire dhe te burgosen sa me pare , kurse familjet ti internohen

  2. Avni Rustemi says:

    ? Kryek**r i KQZ largohu nga aty se nuk me perfaqeson mua.

  3. Tironci says:

    Ky Biba ka mare kompetencat e Gjykates Kushtetuese ??!!
    Sic duket ka shprese se do i kaloj dhe njehere treni ne stacion,se heren e pare e humbi !
    Bibe,rrisk te madh ke marre ne kurriz,kur Edi me Lulin të bejne marveshje,ti cdo besh more ditezi ?
    Nje here te shiti Rama per 5 lek,tani se ka problem me te fut dhe ne burg,mjafton qe vete te jete KM

  4. Elisa Alimetaj says:

    Aaaaa me duket se po e kerkoni si CJAPI TE KASAPI ju o EDI .Nuk thua shyqyr qe nuk do kete zgjedhje per nje kohe te papercaktuar ?? Ne 30 qershor e ke qeverine te rezuar me 1 000 % .Nuk te lejon njeri ne bote Ty zgjedhje pa OPOZITEN ,ZGJEDHJE ME GJYSMEN E VOTUESVE , sepse ka nje limit te nje koeficienti pjesemares ne zgjedhje i mases 60% . NQS ti nuk e ploteson kete numer futesh ne qeverite moniste ,e si rjedhoje humbet menjehere te drejten qeverisese …Prandaj mos u ndje fare se nuk ke as edhe sigurine me te vogel se i fiton zgjedhjet . Falenderoe METEN se qenka me gjithe mend nje bashkepunetor fanatik komunist …PD duhet ta rezoje vendimin njeanes te METES e jo ju …Llogjikoheni ju komentatore se kush del i fituar nga vendimi i metes …

    1. ceni boston says:

      Elisa aty e ke nje pjese te opozites, ne kuvend mbase jo te gjithen. Ke dhe shume parti te tjera opozitare por qe mungon LSI dhe PD. Opozita ekziston pa LSI dhe PD sic ekziston edhe pa Saliun dhe Moniken.Fatkqesisht keni rene ne pozita militante mbas emrave te pervecem qe per 30 vjet e kane shkateruar ate vend per perfitime personale per te mos thene se e kane vrare me 21 Janar apo edhe ne Gerdec.Ora e gjykimit po afron dhe mbrapa saj jane amerikanet me dosjen qe CIA ka per Ilir Floririn si dhe per Saliun! Edi nuk eshte me I mire se keta por sidoqofte botes nuk I intereson ta largoje tani…

      1. FLUTURA says:

        @ceni Boston
        Edi as qe mund te krahasohet me keta, perkundrazi. Nuk mund te gjykosh tjetrin nisur nga shpifjet. Per lulezimin, Ilirin dhe Saliun ka skandale te dokunentuara.

  5. Ceni says:

    Meta, bere nje brime ne uji. Hahahaha, tani shko ankohu…..

  6. Heretiku says:

    Veprimi i ketij palo-presidenti ku nje here dekreton dhe pas disa muajve kerkon te ç’beje ate qe qe kishte vendosur me dekret, eshte jo vetem akt i papergjegjshem por nje lloj atentati qe i ben kushtetutes, pra popullit shqiptar. Ne rast se nje entitet politik, siç jane partite, hyn apo nuk hyn ne zgjedhjet e dekretuara me pare, eshte pune per te, eshte problemi i saj. Ka te tjera parti qe marrin pjese ne garen elektorale. Zgjedhjet jane te popullit, jo te partive politike, keto te fundit i propozohen popullit ne menyre qe ky te zgjedhe alternativen me bindese dhe me te afte per ta qeverisur, per tja besuar fatet e veta. Eshte e papranueshme qe per hir te tekave dhe kapriçove te nje grupimi politik ( apo me shume se nje ) te penalizosh nje popull te tere, ta lesh pa zgjedhje kur afati kohor e kerkon nje gje te tille.
    Ky akt mund te konsiderohet si nje “akt terrorist istitucional” kunder popullit shqiptar. Ne nje vend me demokraci te konsoliduar individi qe kryen nje akt te tille, arrestohet dhe proçedohet penalisht.

  7. 19 says:

    Po ty elisa kush ta ka treguar kte ligj apo pidhimamit tat qe e ke ne lsi .ik moj debile

    1. e.a says:

      O DEBIL 19 . Lexo te lutem e pastaj ofendo .Edhe njehere mbae mend mire ..NQS ne nje shtet pjesemarja mbarepopullore nuk e kap limitin e 60% ,zgjedhjet quhen te pavlefshme ,e qeveria teknike e ka rrugen te shtruar me qilim BLU .

      1. Fol shqip says:

        O shoku kur u la dita e zgjedhjeve te dyja palet ishin dakort.
        Ca partive iu ngrit mendja qe te mos shkojne . Ketu nuk ka asnje problem Neser mund ti ngrihet mendja edhe ca partive te tjera te mos shkojne. Pluri partizmi keshtu e ka merr pjese ne zgjedhje. Sill alternativa . Mos bej gomarlleqe kur je ne pushtet dhe populli te voton edhe sikur tjetri te kete para per ti blere . Askush nuk ka aq para sa te bleje tere popullin. Mos pjesemarja nuk zgjidh asgje tregon vetem dobesi. Fitore pa mundim nuk ka

  8. lani says:

    shyqyr .tani shkarkimi i hajdutit eshte i pashmagshem

  9. Ceni says:

    Thone se ne Kucove kane mbritur disa helicopter Apache.

  10. Dritani says:

    Keta duan lufte vellavrasese. Po si mund t’i anuloje nje Komision Zgjedhor dekretet presidenciale? Per kete ekziston Gjykata Kushtetuese, ndersa arsyen pse nuk ka nje gjykate funksionale duhet kerkuar tek mazhoranca qe, me nje arrogance te papare, injoron obligimin per te nderuar nje sistem demokratik te qeverisjes ne vend.

  11. lana says:

    Nenkryetari i KQZ Denar Biba duke njohur kushtetuten ka mbeshtetur profesionalisht refuzimin e Ilir Metes, (pa u vene perballe “asnje veshtiresie…”).
    Keshtu 30 Qershori data e Votimit.

  12. stroralliu says:

    A moj Elisa…………..prisni,prisni se do tu vijne kocka nga qielli.

  13. Xhemo says:

    Pse si do trapi pd te hy ne zgjedhje, sdo te thot qe jemi ne monizem, se pastaj ti ngrihet cdo partie te thot ne cdo zgjedhje nuk hyj, ather si I bie?
    Jemi ne monizem??
    Ah po harrova, Luli thot iK ti te vi in po pa zgjedhje fare se ja ka len xhelali trashegimi kolltukun. Ikni Mos na hapni barkun me meten bashen berishen e Gjith filo Serbet.

  14. meti says:

    Elisa je shume shume e sakt .ilir meta beri nje loje kunder demokratve e rama po ben gjoja te humburin eshte i papar edi per karike sa edhe ilir meten e beri per vete .epo politika qenka nje djallezi e te djallezurve e ne ziemi ne shtepi me njeritjetrin sa te theremi per te djallezurit e tirones.i lumt kur jemi pa shkoll si popull e keta na bejne si dun.

  15. Ceni says:

    Deri ne fund muajit ngrihet SPAK-u. Dhe ne Korik, I lodhur nga puna, Meta shkon me pushime ne Rec. Go on.

  16. Totololi says:

    Elisa, ju harroni nje detaj te vogel por shume te rendesishem, opozita u largua vete nga procesi zgjedhor nuk eshte se ju mohua e ndrejta e pjesmarrjes ne zgjedhje. Sa per friken e opozites se votat mund te vidhen, kjo mund te jete e vertete, por sic e dime te gjithe ne zgjedhjet e zhvilluara ne Shqiperi nder vite te gjithe kane vjedhur pra si pjese e te njejtit lloj kto mosmarveshje duhet ti zgjidhin me bisedime dhe marrveshje, te ndershme ose te pa ndershme dhe ta lene popullin e qete ne hallet e tij.

  17. lisi says:

    ELISA NUK E KUPTOJ KETE PUNEN TENDE –NJE HERE THUA MA FUT NGA PRAPA PASTAJ PENDOHESH E THUA NGA PERPARA …………. DUHET TA NDASH MENDJEN SE DUHET FUTUR V..OTA

  18. hasani says:

    PD dhe lesh e li tashme nuk perfaqesojne asgje, vetem vehten e tyre. Keta jane opozita e rruges e jo opozita e ketij vendi. Presidenti perfaqeson vetem opoziten pavaresisht se eshte zgjedhur nga ps per te perfaqesuar te gjithe shqiptaret, e theksoj eshte zgjedhur nga ps dhe kjo do ta fusi edhe atje ku duhet te shkoje ky kriminel dhe hajdut qe nuk ka lene gje pa bere. Monika dhe sala nuk jane shqiperia, ato te perfaqesoje likja, qe se shpejti do ti shoqeroje ato ne burg.

  19. Zener says:

    Bastardet preshident sale monike lol. …ju erdhi ngordhja. ..kujtoni korrikun. .si i detyroj Amerika per Reformen. …? Tani spaku. ..troket. ..spak spak. ..futu ketu pak! ?!?!?!?!?!

  20. Ujku Plak says:

    1- Zgjedhjet ne 27.10.2919
    2- Rama eshte i dorhequr
    Te gjitha te tjerat jane loje me Zjarrin .
    Si mund te behen zgjedhjet ne 30.6 kur ke nje Handikap
    Ata qe kane mare mandatet e Deputeteve te larguar nuk i voton ad 0.1 % e elektoratit , kurse ata qe jane jashte kane Elektoratin e tyre .
    Si nuk paska nje apo 2 Keshilltare ta keshillojne Edi Ramen se po mbron Oligarket , Armando Subashin , Viktor Tushen , Dritan Lelin , Vangjel Dakun ,Damlla Gjiknurin , Saimir Manen dhe Gijaçin Blendi Klosi qe duan te Blejne Llogarane qe nga Dukat Fusha deri tek Ura e Palases .
    Po Rruga e Thumanes 250 Milion € Çfare kusuri ka populli te paguaje € dhe % per 25 vite kur shume mire mind te subvencionohej Bujqesia . Te rriteshin Rrogat ose te Rriteshin pensionet
    I ka mare parasysh pasojat Qeveria Socialiste me ne krye Wagabondin Edi Rama .
    Ne se Saliun e mbrojne me jeten e tyre Fanatiket . Po Ramen kush do ta mbroje !?!
    Largihu dhe lere te behet K/M nje tjeter i Pakonsumuar nga PS-ja perpra se Opozita te ndermare hapa me Radiksle , natyrisht me perkrahjen e Gjermanise dhe te USA -s qe qendron ne mizanskene .
    Pse Ilir Meta ( i cili per hir te vertetes po te kishte t. pe Rama sot do ishte ne burg ))), e shpiku nga mendja ndryshimin e Dates se Zgjedhjeve apo ja sugjeruan Nderkombetaret ?
    Ne nuk arrijme te kuptojme dot nje gje , ate qe :
    Te gjitha Qeverrite mbas 22.3.1992 e deri me sot dhe ne te Ardhmen , Kane Qene , Jane dhe Do te Jene Kukulla .

  21. Andy says:

    Ha ha ha çfare behet ne ate vende sbahet kund parti qe edhe duan te zgjedhen edhe duan te zgjedhin!!!!!!!!!!

  22. Jeta says:

    REFORMA NE DREJTESI; SA ME PARE SPAK-u E SHPETOJNE KETE POPULL E KETE VEND. ATA QE PO BEJNE SI QEN PERDITE E DINE SE TOMET E GJINET S’DO JENE ME GJYQTAR E TIKET PROKUROR. JU KUJTOHEN SI I VUNE DERI NE 2013, QE TE ISHIN TE MBROJTUR TAMAM PER KETO DIT. NUK ESHTE HALL ZGJEDHJESH JOOO, ATA QE JANE MESUAR ME DAJAK “SI GOMARI NE DUHAN” NUK KAN PROBLEM HUMBJEN PO ATO HEKURAT….

  23. daja says:

    OOO Njerez ! Thirrini mendjes !!!!!
    Zgjedhje nuk ka dhe nuk mund te kete me 30 qershore
    Rama pati nje shans qe te kapej pas ketij dekreti te Presidentit dhe te merrte flamurin e zhbllokimit te situates … U keshillua keq apo e rren mendja e vet kete nuk e di por eshte TOTALISHT NE RENIE TE LIRE ZOTI E SHPETOFTE !
    Denard BIBA DHE TE GJITHE BIBAT E BEBAT E TJRE JANE CIRONKA QE HANE CTE NGELET DHE PASTAJ BEHEN DHE USHQIM PER TE TYJERET KAQ PER TA
    Kjo qe them eshte 100% ajo qe sot dhe neser te gjitha vendet europiane e me gjere do ia imponojne me force Rames dhe bibave cironka por kjo do jete e rende per Ramen qe cirret ne nje perpelitje te pashprese e qe spo merr vesh dhe vete se cfare po ben.

  24. Goni says:

    Tespiet e plakut skizoid po shkaperderdhen cdo minute qe kalon.
    Skeni pare gje akoma.
    Meta sapo i shpalli lufte Ameriqise.

  25. Me emer says:

    As kalamajte e kopshtit nuk bejne lojra te tilla . Njeri thote zgjedhjet do te behen ne 30 Qershor se keshtu dua une , tjetri thote se nuk do behen , pa caktuar tjeter date ..!!K/ ministri i vendit konsultohet me pare me forcat e tjera politike dhe vendos daten e votimit . Opozita “ku ta gjeje ” kete rast te arte qe i jep k/ministri , qe me voten e lire ta rrezoje ate . Nuk i kuptoj protestat me parrulla “Rama Ik “, ku ju propozoj atyre , pra opozites ,qe te shtoje se “nuk te duam ne “..! Ne ke vend te botes opozita simpatizon k/ ministat ? Por jane te detyruar te zbatojne vertiktin e popullit ne shprehur ne kutine e votimit . Ka vjedhur k/ministri ?! Paraqisni akuzen me baze provat qe keni {po i keni} ne duar . Ka bere shkelje te kushtetutes , tradheti ndaj atdheut ? Paraqisni provat , beni padijen .Shkaterruat nje Shqiperi te tere dhe nuk e kuptoni ,o “turpi ” i botes ? Zgjidhja e ndershme eshte dialogu , respektimi i ligjeve , “figurat “politike te nxira nga korrupsioni te largohen nga politika dhe te dalin para ligjit , forcat politike te shpalosin me seriozitet programet e tyre per te miren e popullit . Zgjedhje pa opoziten jane turpi i botes , sikurse eshte turp parrulla “Rama ik ” se nuk te dua une ..! Mos kujtoni se nuk e di se “ku fle lepuri ” thote populli . Te gjithe jeni te mpleksur , por c mpleksja do nje fillim . Kur e dinje se kush eshte , pse e bere president ?Tani qe s`te vjen pas volles do ta heqesh ? Nuk drejtohet vendi pa ndershmeri , pa patriotizem . Ora qe te largoheni te gjithe eshte e afert . Nuk eshte pushtet ai qe mban koken shtrember , drejt Amerikes , qe ka shume “halle” ne koke dhe as qe mendon per ju .. Populli i ndereshem te mendoje zgjidhjen . Duam nje vend te qete , pasi me fukarrallek jemi mesuar si brenda ahtu dhe jashte vendit , ku kemi me shume se gjysmen e jetes {pothuaj} qe po jetojme . Pleqeri kerkojme ne vendin e lindjes , pa “shejtane” mbi koke , si dikur .

  26. Ujku Plak says:

    Bravo “DAJA “ !
    Keta social-Koministet nuk e kuptuan dot çfare Mbrojtje Brilante i beri Rames “Fshatari me Lekure te Trashe “ i Skraparit .
    Rama , e kam thene kaq dite qe prej dates 5.6.19 , qe Duhet Te Jap Dorheqjen qe te Shpetoje PA-ne .
    Dmth PS te kete te drejten te zgjedh K/m te Ri me integritet dhe te gjejne nje date me konsensus per daten e Zgjedhjeve vendore ( qe per mua do te jete data 27.10.2019)) , perpara se Opozites ti mbyllet goja dhe te mos i jepet Shkak te Radikalizoje Kerkesat .

  27. Beni Bo says:

    O daja ..ik e futi noi qofte se nuk e ke haberin nga politika .Lere Ramen tè bej detyren qe ja ngarkuan 1milion shqiptare dhe nuk ka forc spurdhjakesh qe te ndaloj tè ardhmen evropiane. Jeni nje grusht njerzish tè deshperuar qe po oerpiqeni te pengoni reformen ne drejtesi ku preken direkt politikanet qe e kan sfilitur kete popull. Zgjedhjet duhet tè behen che populli do votojne ne 30 qershor. Do vijme tè gjithe emigrantet tè votojne per Shqiperine evropiane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje