E FUNDIT: Nis mbledhja e firmave për shkarkimin e Ilir Metës

10 Qershor 2019, 13:05Politika TEMA

Partia Socialiste ka nisur të mbledhë firmat për t’i propozuar Kuvendit shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Mbledhja e firmave është bërë në Komisionin e ligjeve.

Më herët, në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së kryesisë së PS-së, zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali ka bërë me dije se kryesia ka diskutuar dhe vendosur nisjen e procedurave për shkarkimin e Presidentit Meta, duke filluar nga seanca e së enjtes.

“ Kryesia e PS ka diskutuar mbi aktin brutal të Ilir Metës mbi Republikën Parlamentare të Shqipërisë. Kryesia ka vendosur që të enjten të zhvillojë një debat parlamentar, duke shtjelluar argumentet, se si Ilir Meta ka sulmuar Republikën dhe ka shpikur një institucion që nuk ekziston në asnjë vend të botës, që quhet çdekretim. Në fund do t’i takojë Kolegjit Zgjedhor apo KQZ që ta shqyrtojë nga pikëpamja juridike.

Ilir Meta e ka humbur të drejtën për të qëndruar në atë zyrë. Do fillojmë procedurën e shkarkimit të Ilir Metës nga Presidenca të enjten. Është detyra jonë për të mbrojtur Kushtetutën”, tha Spiropali.

Gjithashtu në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Socialiste është diskutuar në lidhje me akordimin e fondit për dëmshpërblimin e banorëve të prekur nga tërmeti në Korçë. Zonja Spiropali tha se qeveria ka akorduar një fond prej 70 milionë lekësh të vjetra, për rindërtimin e banesave dhe se biznesit i është bërë thirrje që t’i bashkohen fushatës së solidaritetit.

6 komente në “E FUNDIT: Nis mbledhja e firmave për shkarkimin e Ilir Metës”

  1. Miku says:

    Qenkeni keputur ne byth.70 milion leke te vjetra ben nje dhome e guzhine ,ose 70 pale breke per 5 deputete.Pika qe sju bie, late nam.Me mire mos e thoni.As per gozhde nuk dalin,per te krujt qeveria bythen e ministrave.

  2. xxx says:

    100 banesa te reja me 7 milione leke ?, e pamundur, ose tallje me popullin

  3. LABI says:

    kujdes kryeminister< se mos te dalin dhe brenda oborrit tende kundra????se co cpo thuet ketej nga anet tona?????

  4. Vk says:

    Un e di qe kushtetuten e mbron gjykata kushtetuese?! Partia vetem e zbaton, apo rat rehat pa gjykate kushtetuese deri tani tu e shkel me ligje antikushtetuese e tani qe ju duhet se keni.

  5. Lani says:

    Lerini keto idiozizma por mblidhni njerezit per te pare sa ju mbeshtesin ne keto qe po ndodhin!

  6. Po ndodh says:

    Thjeshte Bravo! Shqiperia eshte superkomb per shkak te ndershmerise!
    Duhet se s’bene shkarkimi i ketij qe ” nga lufta vec ai largohet qe eshte lindur tradhetor!..”
    Shqiperise i duhen tash Burra dhe gra solid te vertete shqiptar , qe duan te jene shqiptar dhe jo te vleresohen nsi shqiptar Euro,ndaj krimeve te kamufluara dhe te mbrojtura ne menyre te lorruptume , ne emer te kushtetutes dhe popoullit,gjate 30 viteve te fundit! Ju genjen mendja te mohoni shqiptarin! Eshte komb i zotit, e ” thene me gojen e tij” . Ky mesazh eshte per popullin e mire e te ndershem te Shqiperise!
    Fuck You Rakipi, Nano, ndi bush(kapo), Lubojna spiun, Zheji budalla, Cim Peka krim, Rakipi maskara, tan ish ministri trufjan, Shkullakun

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje