Shkarkon Kuvendi, Metën apo shpërndan Meta, Kuvendin?

10 Qershor 2019, 11:28Politika TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Elisa Spiropali, zëdhënësja de facto e Edi Ramës, deklaroi se Kuvendi do të nisë procedurat për shkarkimin e Ilir Metës nga posti i Presidentit të Republikës. Ndërsa Rama deklaroi në një tubim elektoral, se priten edhe vendime më ekstreme të Metës, pas atij për shfuqizimin e dekretit për zgjedhjet e 30 qershorit (në portalet dhe kafenetë e Shqipërisë qarkullon parashikimi se një vendim ekstrem i tij do të jetë shpërndarja e Kuvendit).

Por sa gjasa kanë realisht këta skenarë?

Le të fillojmë me të parin. Kuvendi mund të votojë me 2/3 për shkarkimin e Metës, por që ai ta lërë zyrën aktuale, do duhet një vendim përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese. Por kjo e fundit ka vetëm një anëtar aktualisht. Dhe Zoti e di se sa kohë do të duhet që ajo të plotësohet me 8 anëtarë të tjerë.

Me pak fjalë, votimi në Kuvend për shkarkimin e Metës do të ketë vetëm vlerë propagandistike, deri kur të krijohet kuorumi i nevojshëm në Gjykatën Kushtetuese…

Skenari i dytë është disi më i komplikuar. Le të supozojmë për një çast se Meta dekreton shpërndarjen e Kuvendit dhe ky i fundit pranon të shpërndahet. Deri në krijimin e një qeverie tjetër, të dalë nga zgjedhjet e parakohëshme, Rama dhe ministrat e tij mbeten në detyrë.

Por pikërisht një skenari të tillë i druhen PD-ja dhe partia e Metës. Me Edi Ramën kryeministër, ata mendojnë se i humbin zgjedhjet.

Dhe meqë Meta nuk ka instrumenta për ta detyruar Ramën të dorëhiqet, shpërndarja e Kuvendit nuk do t’i shërbente strategjissë opozitare për të shkuar në zgjedhje pa Ramën në Kryeministri…

Po a ka mundësi praktike ta shpërndajë Meta Kuvendin, në qoftë se ky i fundit nuk pranon të shpërndahet. Meta mund të nxjerrë një dekret për shpërndarjen e Kuvendit, por ky i fundit duke iu referuar edhe deklaratave zyrtare të kancelerive perëndimore mbi legjitimitetin e tij, e atakon dekretin në Gjykatën Kushtetuese.

Por kjo e fundit ka vetëm një anëtar aktualisht. Dhe Zoti e di se sa kohë do të duhet që ajo të plotësohet me 8 anëtarë të tjerë.

Me pak fjalë, dekreti i Metës do të ketë vetëm vlerë propagandistike, deri kur të krijohet kuorumi i nevojshëm në Gjykatën Kushtetuese.

Me fjalë të tjera, lufta propagandistike mund të vazhdojë, por zgjidhja e krizës do të gatuhet (si zakonisht) në Berlin dhe Uashington. Dhe mund të jetë e ngjashme me atë të 17 majit 2017…(Realstory.al)

21 komente në “Shkarkon Kuvendi, Metën apo shpërndan Meta, Kuvendin?”

  1. Redi says:

    E vetmja zgjidhje është arrestim i saliut dhe ketij mender palaco president që qënka i sëmur nga trutë

  2. eeeeeeeeeeeeeeej says:

    Ka nje ndryshim me te dy rastet!
    1. Me shkarkimin e Ilir Metes, ai vertet pret vendimin e Gjykates Kushtetuese, por derisa te dale vendimi, Presidenti eshte jashte cdo funksioni!!!
    2. Me shperndarjen e Kuvendit (dhe natyrisht mospranimin nga Kuvendi), vertet pritet vendimi nga Gjykata Kushteturese, por derisa te dale vendimi, Kuvendi vazhdon funksionimin normal!!!

    1. Yes... says:

      Eshte e sakte,me shkarkimin e Metes ai humbet te drejten e vendim marrjes,ngelet nje
      mumje deri sa te vendosi gjykata kushtetuese qe nuk dihet kur vjen

    2. Mato Gruda says:

      Kush ta tha kete te paren dashnori mamit apo ndonje rilindas qe te shkerdhen femrat e shpise?
      Yyytt bastardet e komunizmit , pjella te incestit dhe sghkerdhyerjes kolektive. Geni juaj vetem per kesi poshtersish eshte krijuar.
      Ropt ku ti keni , ishalla koken hani me gjith meten se edhe ai ne fund te fundit nje komunist i vogel eshte . Poshte diktaturat e cdo lloji , Motrat dhe ropt komunisteve .

      1. Komunisti says:

        Motres tende o Maro do ti fusim gryken e topit ne GOP ndersa mamase tende do tja fusim nga prapa deri ne rreze te qafes. Ty o shpellar shqipfoles do te shkerdhejme para dhe pas derisa te zhduket nga faqja e dheut soji yt I shkerdhyer

  3. J says:

    Punë shqiptarësh, gjellë qensh.

  4. Shaqo says:

    …dy deputete skraparlinj ne vitin 1929 propozuan dhe shpallen Shqiperine mbreteri me Zogjin mbretuc…keshtuqe nga ky fshatar i pashkolluar me kulture ZERO, nuk jane te papritura keto qe ben, por nuk duhet lene ne idiotesite e veta.STOP.

  5. mona says:

    Shkarkimi i Metes eshte fare i thjeshte, madje edhe pa u vendosur ne Parlament. Per kete, PS, te terhiqet dhe te pranoje dekretin e presidentit per te shtyre zgjedhjet, por te mos pranoje nje dekret te ri me firmen e Ilir Metes, por te nje presidenti tjeter. Ne kete rast, Ilir Meta si patriot i madh, qe vendi te mos kaloje ne destabilitet, t’i hapen negociatat per BE, etj, etj, i takon te jape me patjeter doreheqjen

  6. Kiri says:

    Kuvendi nuk mund te shperndahet sepse eshte zgjedhur nga populli.kursepresidenti mund te shkarkohet sepse e ka vendosur edi.

  7. MH says:

    Per mos bindje te vendimit presidencial.Meta te arrestohet!

  8. Piro says:

    Presidenti nuk e ka kopetencen e shperndarjes se parlamentit. Eshte mire te veprohet me qetesi Jo me inat. Te shmanget efekti I dekretit, nul, te presidentit dhe te kryhen zgjedhjet. Meta le te mbaje presidencen.

  9. Lani says:

    Dhuna po triumfon. Keshillat per kryeministrin jane pa vlere. Nuk ka pasur asnjehere kellqe te perballet me gangstere te vertete! Mbeshtetesit e qeverise jane tulatur e demotivuar. Le ta therrase njehere popullin per te pare sa e mbeshtesin. Aty do te kuptojme nese njerezit jane te gatshem per te luftuar per Shqiperine demokratike!

  10. billi says:

    Ja nga komentet tona, i jepet nje argument pro vendimit te Presidentit te Republikes, per shfuqizimin e dekretit per zgjedhjet vendore. Kerkohet kompromis jo arrogance, mareveshje dhe jo ndasi, mirekuptim mes paleve dhe jo vellavrasje. Z.Nikoll Lesi ka bere nje deklarate, qe duhet lexuar. E keni ne kte website, nuk lodheni ta kerkoni. Me dashuri dhe shqiptari

    1. demokrati says:

      Nikolla vepron sipas skenarit te FSB ,Shqiperia do te ece sipas skenarit te USA.E ke te sintetizuar ne dearaten e Palmer mos u lodh shume tovarish Alexei

  11. Te gjithe jane te lutur te japin variantin e tyre se si mund te dilet nga kjo gjendje. Varianti me i mire do te shqyrtohet dhe domte shpallet shume shpejt. says:

    Anale si ky loqja zaloshnja gjejne shesh , bejne pershesh dhe pastaj e hane me qef te madh.

  12. Jeta says:

    Nuk eshte aspak hall zgjedhjesh o njerz, ESHTE HALL SPAK-u DHE BURGU VETEM, kte HALL kane META, SALA, ZENI etj….

  13. Samiu says:

    Gjithë loja e opozitës drejtohet nga Berisha thjesht për riciklimin e tij në krye të opozitës. Ndaj them, vetëm një takim kokë më kokë midis tij dhe Edi Ramës zgjidh gjithçka. Çështja qëndron në faktin do i leverdisë Ramës që opozita të drejtohej nga Berisha apo do që të drejtohet nga Basha?

  14. J says:

    Meta anullon zgjedhjet, shpërndan parlamentin dhe bën kryeministër berishën ose baxhellën edhe populli është i lumtur dhe demokracia triumfon. Bathorja dhe astiri marrin compesim dhe në Tiranë vijnë edhe ato pak malokë që kanë ngelur në malësi. To the happy few.

  15. leshi says:

    kjo eshte nje pace qe gatuet nga anal istet e leshit…si blenti leshi mark leshi artur leshi sonila leshja e tjere leshe e lashra te pd dhe lsi…..

  16. Mali says:

    Z.analist shifrash,ne qoftese di te lexosh ,lexoje edhe njehere Kushtetuten eRepublikes,se ne cilat raste shperndahet Parlamenti.Mos e meso keq Liken o “shifrant”Mos u zhgryej pas hajduteve behu me popullin,

  17. POPULLI says:

    META SHKARKOHET DHE I PRITEN KOQET DERIA SA TE BEHET KUSHTETUESJA…!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje