Saimir Vishaj, kreu i Shoqatës së Avokatëve Penalistë thotë se presidenti nuk mundet të shfuqizojë dekretin e tij, dhe se këtë mund ta bëjë vetëm Gjykata Kushtetuese.
“Kjo nuk është e shkruar në asnjë dispozitë të kushtetutës ku janë kompetencat e presidentit. Presidenti mund të shfuqizojë ligje, por jo të shfuqizojë dekretin e tij. Dekretin e tij e shfuqizon vetëm Gjykata Kushtetuese”, tha Vishaj.
Edhe dekretin e presidentit për anulimin e zgjedhjeve, Vishaj thotë se mund ta marrë në shqyrtim vetëm Gjykata Kushtetuese.
Por edhe Gjykata Kushtetuese, nuk ka kuorum prej më shumë se një viti. Në fillim të vitit 2018, një komision nisi punën për të kontrolluar gjyqtarët dhe prokurorët për origjinën e pasurisë së tyre dhe për lidhjet e mundshme me krimin e organizuar.
Disa gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese të emëruar nga PD dhe LSI, që nga ajo kohë ose janë rrëzuar nga posti ose e kanë dorëzuar vullnetarisht detyrën.
Vishaj e sheh të vështirë krijimin me shpejtësi të Gjykatës Kushtetuese, pasi tre gjyqtarë zgjidhen nga Gjykata e Lartë (e cila nuk është funksionale), tre nga Kuvendi, dhe tre nga Presidenti.
Në një intervistë për Report TV, avokati i njohur thotë se dekreti për anulimin e zgjedhjeve nuk mund të kalojë në Kolegjin Zgjedhor, pasi sipas tij, vetë ky institucion është i papajtueshëm me ligjin.
“Sepse duhet të zgjidhet me ahort nga Këshilli i Lartë Gjyqësor. Anëtarët e Kolegjit, nuk duhet të jenë subjekte të rivlerësimit. Për sa kohë ka anëtarë të tillë, ai është nul”, theksoi Vishaj.
Kjo është një situatë, ku sipas tij, nuk mund të ketë ndërhyrje juridike. E gjitha është në dorë të politikës.
“Palët duhet të ulen në tavolinë. Nuk ka ndërhyrje juridike për sa kohë nuk kemi një pushtet gjyqësor, përsakohë nuk ka Gjykatë të Lartë”, tha Vishaj gjatë intervistës.
Sipas tij, shkarkimi i Presidentit nuk është zgjidhja e duhur në këtë moment krize politike.
Në të njëjtën linjë edhe avokati Dorian Matlia.
“Akti i presidentit mund të diskutohet vetëm në Gjykatë Kushtetuese. Ne nuk kemi Gjykatë Kushtetuese. Për shkak të mungesës së saj nuk ka zgjedhje. KQZ ka nisur përgatitjet në bazë të dekretit të presidentit. Nëse KQZ nuk ndërpret procesin palët mund të ankohen në Kolegjin Zgjedhor. Palët duhet të ulen ta zgjidhin politikisht”, shprehet Matlia.
TI I TREGONE LIGJET COBANIT TE COROVODES PO KU DI AI NGA LIGJET AI ESHTE COBANE SHKARKOHENI N’A DETYRA DHE DERGOHENI NE
BURGE MOS U LODHNI SHUME
Kjo qe thote Visha eshte gafe! Nje akt absolutisht i pavlefshem nuk shfuqizohet. Kete e di cdo student juridiku. Keta vetem sa konstatohen si “te pavlefshem”.
Kjo e para dhe, e dyta, dekrete e presidentit si akte administrative, shkojne ne gjykate administrative, jo ne Kushtetuese. Ka edhe vendim te GjK per kete. Lexoni perpara se te flisni qesim.
Ashtu eshte. Po Ka nje zgjidhje. Shkarkohet Likja dhe nje jave me pas zgjidhet nje president tjeter. KY tjetri nxjerr nje dekret me te cilin cakton si dite zgjedhjesh 30 Qershorit. Pastaj gjykatat mblidhen e bejne llogje. Gallate e madhe.
Rrofte partia te ciles i sherben, Samir!
More avokat, nuk ka si te shfuqezoje Gjykata Kushtetuese nje dekret qe nuk ka fuqi ligjore, mos bej lapsus se je dhe njeri i ligjit. Iliri mund te nxjerre edhe dekret per shkarkimin e Rames si kryetar te PS per “te miren” e Shqiperise, por nuk do te thote se dekreti ka fuqi ligjore dhe Rama nuk ka pse e con dekretin per shkarkimin e tij nga PS ne gjykate! E njejta gje eshte edhe me dekretin qe vllai i dhive te Skraparit ka nxjerre sot – eshte thjesht NUL!