"Kur shkarkohet Presidenti?"

10 Qershor 2019, 16:54Politika TEMA

Teksa e cilëson si një akt të paprecedentë dhe anti-kushtetues dekretin e Metës për shtyrjen e zgjedhjeve, Partia Socialiste ka njoftuar se të enjten në Kuvend do të nisë procedurat për shkarkimin e Presidentit.

Në studion e Top Talk ka qenë i ftuar Ulsi Manja, që ka folur pikërisht për këtë çështje. Ai u shpreh se Presidenti Meta ka shkelur nenin 90 të Kushtetutës dhe të enjten do të kërko përmes mekanizmit të hetimit Parlamentar të fillohë procedura për shkeljen e nenit 90 të Kushtetutës.

“Një akt i njëanshëm dhe që tregon se Meta është bërë palë me opozitën. Në vlerësimin tim. 

Çdo akt juridik që anashkalon Kushtetutën e vendit nuk çon ujë në qetësimin e situatës politike, por cenojnë rendë stabilitetin e politikës në vend. 

Zgjedhjet nuk janë tagër e partive, por garanci e qytetarëve për të drejtën për të zgjedhur. 

Presidenti mohoi pritshmëritë e ligjshme dhe kushtetuese të njerëzve për të votuar.

 Të enjten, Kuvendi do të zhvillojë një seancë me debat dhe në përfundim të saj do të ketë edhe miratimin e një rezolute, ku Kuvendi do të kërkojë nga organet publike garantimin e zhvillimit të procesit zgjedhor për në 30 qershor. dhe sigurisht do të kërkojë përmes mekanizmit të hetimit Parlamentar të nisë një procedurë për shkeljen e nenit 90 të Kushtetutës”, u shpreh Ulsi Manja.

Por kur shkarkohet Presidenti? “Presidenti i Republikës shkarkohet kur ka shkelur Kushtetuën dhe kur kryen një krim të rëndë. Ne mendojmë se marrja në mënyrë të dhunshme e një kompetence që nuk ta jep Kushtetuta, nuk e di se çfarë mund të shkelë më tepër. Pas zhvillimit të mocionit me debat, rezoluta që do të miratojë Kuvendi do t’i hapë rrugë edhe zbatimit të nenit 112 të rregullores”, sqaron Manja.

I pyetur se a i arrin mazhoranca votat e nevojshme për të shkarkuar Presidentin e Republikës? Ulsi Manja u përgjigj: “Ne si mazhorancë do ta ndërmarrim si veprim, por edhe grupet e tjera Parlamentare nuk kanë arsye përse të mos e votojnë. Nëse qëllimi final është garantimi i rendit Kushtetues dhe i Republikës, besoj se të gjithë do i bashkohen kësaj nisme”, u shpreh Manja.

Por instanca e fundit që deklaron shkarkimin e Presidentit, ose jo, është Gjykata Kushtetuese. Në situatën ku ndodhet sot Gjykata Kushtetuese është jofunksionale, e në studion e Top Talk, Ulsi Manja u pyet se si do të veprohet në këtë rast.

Ai shpjegoi se brenda korrikut, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi mund të përfundojë renditjen e kandidatëve për në Gjykatën Kushtetuese.

3 komente në ““Kur shkarkohet Presidenti?””

  1. lajmsi says:

    Mos e lini te dale jashte shtetit pasi ka bere gati vendin ku do kerkoje strehim politik!Lajmi i fundit.

  2. Ardit says:

    Lexoj dhe trishtohem me nivelin e komenteve jo vetem tek ky portal po ne te shumte. Komente ku njerzit te shajn dhe te fyejne para se te te lidhin nje kunder argument bindes. Di dhe qe kete koment do e replkoi dikush me nje pseudo shaka per familjen time apo sa “kar” qe mund te jem sepse ky eshte realiteti shqiptar. Cdo gje qe po ndodh, ndodh per fajin e mentalitet te popullit qe krijoi perbindshat qe sot jane pjese e klases politike. I gjithe spektrumi politik eshte i helmuar, dhe rrjedhimisht kombi helmohet bashke me ata, por sduhet te harrojme qe faji i sitautes seshte faji i Metes/Rames/Lulit, por faji jone si popull, per te vetmin fakt qe ne lejojme dita dites kete helm te vazhdoje dhe te perhapet. Shpresoj nnje dite ne si popull te cohemi, jo per te rrezuar nje njeri per nje tjeter, po per te rrezuar mentalitetin e semure dhe te ndryshojme rrenjesisht. E pamundur per tu bere, por ama te pakten shpresojme per me mire, sepse shrpesa eshte e vetmja gje qe na mban optimist per nje te ardhme me te mire.

  3. Presidenti sipas disa anaalisteve nuk shkarkohet se nuk ka gjykate kushtetuese. Po sikur te ngrihet populli dhe te veje ne dera e presidentit dhe te kerkoje largimin e tij me dhune dhe ta gjuaje me molotove, si do e gjykoje opozita me kete sulm ndaj presidentit, a mund te thone analistet qe e vleresojne sulmin ndaj k/ministrise si te ligjeshme ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje