A mund ta shpërbëjë Meta Parlamentin? Ulsi Manja: Ai ka marrë anë dhe mund të bëjë çdo gjë, me veprimin e fundit ç'dekretoi vetëveten

10 Qershor 2019, 16:45Politika TEMA

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja ka folur lidhur me situatën e krijuar në vend. 

Ai e cilësoi anti-Kushtetues vendimin e Metës për shtyrjen e zgjedhjeve, duke theksuar se pavarësisht kësaj, ky vendim mbetet juridikisht i pazbatueshëm, e se zgjedhjet do të vijojnë të mbahen më 30 qershor.

“Është një akt nul, pasi nuk ka asnjë pasojë juridike. Presidenti ka 12 kompetenca, një prej tyre caktimi i datës së zgjedhjeve. Por në asnjë nen të saj nuk u jepet kompetencë për të zhdekretuar datën e zgjedhjeve”, duke shtuar se me këtë vendim Meta i ka dhënë vetes kompetencat e një Presidenti të zgjedhur nga populli, ndërkohë që në nenin 1 të Kushtetutës, Shqipëria përcaktohet si Republikë Parlamentare.

I pyetur se nëse Presidenti Meta mund ta shpërbëjë Parlamentin, Ulsi Manja u shpreh se tashmë nga ai mund të pritet gjithçka, pasi po vepron me logjikë “partizane”, duke mbajtur qëndrim të njëanshëm.

“Me këtë veprim që Meta bërë zhdekretoi vetveten. Në këtë logjikë që nuk është kushtetuese, Presidenti mund të bëjë gjithçka. Ai ka marrë anë dhe mund të bëjë çdo gjë”, u shpreh Manja në Top Channel.

Por sipas tij, edhe nëse Meta mund të marrë vendim për shpërbërjen e Paralmentit, Kuvendi do të vijojë normalisht punën pasi një gjë e tillë mund të ndodhë vetëm në dy raste.

“Fatmirësisht kushtetutë-bërësit janë kujdesur që në Nenin 1 që ta cilësojnë Shqipërinë si Republikë Parlamentare. Kushtetua ka parashikuar vetëm dy raste ku mund të shpërbëhet Parlamenti: Kur nuk zgjidhet Presidenti dhe kur nuk formohet dot qeveria. Por nëse Presidenti del jashtë kontureve Kushtetuae, mund të ndërmarrë çdo lloj akti” tha Manja.

3 komente në “A mund ta shpërbëjë Meta Parlamentin? Ulsi Manja: Ai ka marrë anë dhe mund të bëjë çdo gjë, me veprimin e fundit ç’dekretoi vetëveten”

  1. Kuq e zi says:

    Cdo gje e llogaritur reforma ne drejsi duhet bllokuar me cdo kusht
    Jemi ne rruge te mbare

  2. shqip says:

    Po shkruajeni more shtaze Zhdekretoi.
    Se ç’dekretoi ne shqip do me thene çfare dekretoi. Po ju s jeni shqiptare. Jeni vetem trapa

  3. SPAK-u-drejtesi says:

    Nuk besoj se jane vetem keto dy raste qe shkarkohet presidenti; po kur çmendet presidenti çfare behet? Pra, ma merr mendja, me nje raport mjeksor te experteve ate mund ta largosh nga presidenca dhe i merr kompetencat kryetari parlamentit deri ne zgjedhjen e presidntit te ri. Mero, te lutem, nuk ke nxjerre asnje koment timin; pse ma mbron presidentin? Une jam SPAK-u.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje