Vendimi për datën e zgjedhjeve, PS: Ja pse argumentet e Metës janë pa referencë kushtetuese

10 Qershor 2019, 16:59Politika TEMA

 “Kompetenca e Presidentit për të caktuar datën e zgjedhjeve jo vetëm datën e zgjedhjeve të përgjithshme por dhe atyre lokale është një kompentencë tërësisht jo diskrecionale. Kjo kompentencë është formale dhe jo diskrecionale për disa arsye”, u shpreh deputetja e Partisë Socialiste Ermonela Felaj gjatë një interviste televizive.

“Kjo kompentencë rrjedh si pasojë e një procesi  të tërë kushtetues apo ligjor, pra Presidenti i Republikës nuk do mundej që para 1 viti ose para 2 vjetësh të caktonte një datë zgjedhjesh. Kur bëhet fjalë për zgjedhjet lokale Presidenti i Republikës vihet përballë detyrimit për ta përmbushur këtë kompentencë në momentin kur mandati kushtetues i organit të pushtetit lokal mbaron”, tha Felaj.

Ajo vijoi se, “Presidentit të Repubikës i është dashur të bëjë një proces konsultimi me partitë në vend, proces që Presidenti i Republikës caktoi zgjedhjet më 30 qershor e bëri rregullisht me të gjitha partitë kryesore politike që janë njëkohësisht partitë parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë”.

“Data e zgjedhjeve është caktuar dhe ajo është më 30 qershor. Kushtetuta këtë kompetencë i jep Presidentit dhe asnjë lloj fuqie tjetër. Në tërësinë e argumenteve që tha sot Presidenti i Republikës nuk kishte asnjë të tillë që t’i referohej një neni kushtetues”, u shpreh Felaj.

Felaj shtoi se, “ne jemi një Republikë parlamentare dhe kompetencat e Presidentit të Republikës përcaktohen edhe nga fuqia politike, pasi Presidenti i Republikës nuk zgjidhet nga populli ai zgjidhet nga parlamenti. Pikërisht fuqia politike e tij është e tillë që përcaktohet nga numri i votave në Kuvendin e Shqipërisë që mund ta ketë dhe një parti, kompetencat e natyrës së tij janë thjesht formale”.

“Zgjedhjet do mbahen në 30 qershor dhe nuk është një datë e caktuar nga Partia Socialiste por është datë e përcaktuar nga Presidenti i Republikës. Pra procesi i zgjedhjeve ka nisur dhe nuk mund të kthehet më mbrapsht. Në rastin që Presidenti i Republikës vë veton ndaj një ligji, fuqinë e dekretit të tij nuk ia heq Presidenti vet, por ia heq Kuvendi i Shqipërisë nëpërmjet votimit pro ose kundër dekretit. Kjo tregon dhe njëherë që ky është një rast i paprecedent në praktikën parlamentare juridike”, tha Felaj.

“Interesi i shqiptarëve është që ata të mund të vendosin për qeverisjen e tyre lokale, pra është një e drejtë që nuk mund të negociohet dhe as të përdoret në mënyrën siç e përdori në fakt presidenti i Republikës. Presidenti i Republikës u përpoq t’i jepte oksigjen përpjekjeve të dëshpëruara të opozitës që ka humbur rrugën dhe tani e vetmja gjë që i ngelet është që ai të mbajë të gjitha përgjegjësitë që Kushtetuta i ngarkon për shkak të veprimit që ndërmorri”, përfundoi deputetja Felaj.

2 komente në “Vendimi për datën e zgjedhjeve, PS: Ja pse argumentet e Metës janë pa referencë kushtetuese”

  1. ¬ says:

    Sot është e hënë Pentecôte, dhe fest nacionale në Portugal. (ju kujtoj që sec général i OKB është Portugez).

  2. po ta says:

    E nderuara Felajka,

    Dekreti i presidentit eshte nje akt administrativ. Në vendimin nr. 25, datë 13.2.2002 Gjykata Kushtetuese ka bërë një analizë të ndryshme për natyrën e dekretit të Presidentit të Republikës, duke arsyetuar: “Nga përmbajtja dhe fryma e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, del qartë se Presidenti i Republikës si kryetar i shtetit, edhe pse i ndarë nga organet kryesore që realizojnë pushtetet, kryen disa funksione që kanë natyrën e këtyre pushteteve. Është kjo arsyeja që Presidenti i Republikës në ushtrimin e funksioneve të tij, krahas akteve që janë rezultat dhe shprehje e drejtimit politik, nxjerr akte individuale me karakter administrativ. Në aktet me karakter administrativ përfshihen edhe dekretet për shkarkimin nga detyra të prokurorëve, si masë me karakter disiplinor. Duke pasur të tilla cilësi, dekreti në bazë të dispozitave kushtetuese … dhe në harmoni me frymën e përmbajtjen e legjislacionit e të praktikës së mirëfilltë gjyqësore, duhet të jetë objekt i ankimit dhe i shqyrtimit gjyqësor.” Vendime të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, botim i vitit 2003, faqe 41.

    Kodi i Procedurave Administrative i jep kompetenca Presidentit te shfuqizoje kryesisht aktin administrativ te nxjerre po nga presidenti nga ai sikurse eshte dekreti per te caktuar daten e zgjedhjeve:

    Procedura dhe pasojat e anulimit dhe shfuqizimit
    Seksioni 4
    Anulimi dhe shfuqizimi i aktit administrativ

    Neni 113
    Procedura dhe pasojat e anulimit dhe shfuqizimit
    1. Një akt administrativ mund të anulohet apo shfuqizohet, kryesisht nga organi publik që ka kompetencë të nxjerrë aktin, nga organi i tij epror apo nga një organ tjetër i parashikuar shprehimisht me ligj.

    Neni 116
    Shfuqizimi i një akti administrativ të ligjshëm
    1. Përveçse kur parashikohet ndryshe nga ligji, një akt administrativ i ligjshëm mund të shfuqizohet,
    vetëm nëse shfuqizimi është i domosdoshëm për të parandaluar apo eliminuar një dëmtim serioz të jetës dhe shëndetit të njerëzve apo sigurisë publike dhe kjo nuk mund të bëhet në mënyra tjera që cenojnë më pak të drejtat apo interesat e ligjshëm të fituar të palës.

    Neni 117
    Afati për anulimin dhe shfuqizimin
    1. Shfuqizimi, në rastin e parashikuar në pikën 1, të nenit 116, të këtij Kodi, mund të bëhet në çdo kohë.

    Puq FELAJKA!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje