Detaje nga takimi me ambasadorët, Rama: Për dekretin vendos KQZ dhe Kolegji Zgjedhor, presidenti ka shpikur një nocion të panjohur në histori

10 Qershor 2019, 15:11Politika TEMA

Sot kryeministri Edi Rama ka komunikuar për 90 minuta në selinë e kryeministrisë me ambasadorët e BE, SHBA dhe OSBE.

Burime nga takimi i thanë Top Channel se e drejta e qytetarëve për të zgjedhur, afirmimi i shtetit të së drejtës dhe kërcënimi që i bëhet reformës në drejtësi kanë qenë linjat kryesore të diskutimit.

Rama i ka informuar partnerët ndërkombëtarë për vendimin e kryesisë së socialistëve për të iniciuar mocionin për debat që do t’i çelë rrugën procedurës së shkarkimit të Presidentit.

Sipas kryeministrit, Presidenti ka shpikur një nocion të panjohur në historinë e republikave parlamentare, çdekretimin, gjë që Edi Rama mendon se nuk mund të tolerohet në asnjë mënyrë.

Gjithnjë sipas Rames, kjo do t’i hapte rrugën jo zgjedhjeve me opozitën, po kaosit institucional që synojnë opozita bashke me Presidentin Ilir Meta; të cilët duan të varrosin drejtësinë. Kryeministri ka argumentuar se kjo është pjesë e përpjekjes për të penguar negociatat me BE, qe do ta çonin drejtësinë në një fazë të re gjykimesh e ndëshkimesh të politikaneve të korruptuar.

Për sa i përket datës së zgjedhjeve, Rama ka thënë se i takon KQZ dhe Kolegjit Zgjedhor si gjykata. E zgjedhjeve, të vendosin çfarë do të bëjnë me dekretin nul të Presidentit që juridikisht quhet akt absolutisht i pavlefshëm.

3 komente në “Detaje nga takimi me ambasadorët, Rama: Për dekretin vendos KQZ dhe Kolegji Zgjedhor, presidenti ka shpikur një nocion të panjohur në histori”

  1. Reporter DW says:

    Sh Edvin Rama, leni thashethemet. Shkeli apo jo Kushtetuten Presidenti yt?

  2. te kujt jan kto kemb kaq sexi mor aman ?´!!!!!!!!!!!!!
    i kam dobesi komt sexi

  3. Peza says:

    Situata eshte e trhjeshte:
    Ne Kuahtetuten e Shqiperise jane te percaktuara te dretat e presidentit dhe anullimi i dates se zgjedhjeve nuk eshte e drejta e tij!
    Per kete arsye ja cfare thuhet ne Kushtetute:

    Neni 94-
    – Presidenti i Republikës nuk mund të ushtrojë kompetenca të tjera përveç atyre që i njihen shprehimisht me Kushtetutë dhe që i jepen me ligje të nxjerra në pajtim me të.
    Pra ky president ka ndermarre nje veprim qe nuk eshte kometence e tij dhe nuk duhet te zbatohet!
    Ky arsyetim eshte i njejte me ate te nje presidenti tjeter, ,qe ne momente CMENDURIE i hap lufte nje shteti tjeter ose shkel butonin e perdorimit te armeve bethamore!
    Mos valle duhet te zbatohet medoemos nje vendim apo dekret i tille?
    Ne se ky president do te kishte deshiren e mire per te qetesuar situaten pse nuk kerkoi me pare te mblidheshin te gjithe faktoret politike ne konflikt?
    Kete nuk e beri,sepse padronet e tij qe i dhane urdher te vepronte keshtu,vetem qe te legjitimonte veprimet destabilizuese te opozites dhe te behej NUL paralajmerimi amerikan!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje