Hapja e negociatave më Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duket të jetë kthyer në një fushëbetejë të re në Bruksel , pasi një pjesë e vendeve anëtare kanë dalë kundër vullnetit të presidentit francez Emmanuel Macron, duke kërkuar që Tiranës dhe Shkupit t’i hapet “drita jeshile”.
Trembëdhjetë vende të BE-së, shumica anëtarë të rinj nga Europa Qendrore dhe Lindore sëbashku me Italinë dhe Austrinë, po hartojnë një draft që do t’u paraqitet vendeve të tjera anëtarë të BE-së në përpjekje për të ringjallur besueshmërinë e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor.
Vende që kanë nënshkruar draftin e hartuar nga Polonia, janë Estonia, Lituania, Letonia, Republika Çeke, Sllovakia, Hungaria, Bullgaria, Italia, Austria, Kroacia, Sllovenia dhe Malta. Ky draft dotë paraqitet në takimin e ambasadorëve të BE-së në Bruksel të mërkurën.
“Ideja është të bëjmë sadopak presion për hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, tha për “Euractiv” një diplomat i shquar nga një prej 13 vendeve. “Kjo është një formë presioni. Të themi se kemi nevojë për thellimin e BE dhe më pas zgjerimin është hipokrizi dhe e gabuar. Nëse të dyja proceset nuk ecin krah për krahu së bashku, BE së shpejti do të përballet sërish me Ballkanin Perëndimor, por fatkeqësisht në një mënyrë të dhimbshme për të dyja palët”, tha diplomati.
Komisioni Europian ka rekomanduar zyrtarisht hapjen e bisedimeve me Shkupin dhe Tiranën, por vendimi duhet të konfirmohet nga të gjitha vendet anëtare në Këshill, ku Franca dhe Holanda udhëheqin opozitën.
Këto 13 vende anëtare thonë se argumenti i presidentit francez, Emmanuel Macron se BE-ja ka nevojë të reformohet përpara, është një hipokrizi që nuk mbështetet nga pjesa tjetër e Europës.
“Është duke u bërë gjithnjë e më e vështirë të kuptojmë këtë dilemë artificiale, sepse ne po flasim për hapjen e negociatave dhe jo për zgjerimin aktual. Natyrisht, Perëndimi nuk mund ta kuptojë këtë,” thotë diplomat i BE-së për “Euractiv”.
Surpriza e vërtetë duket se vjen nga koalicioni populist i Italisë, i cili ishte përfolur se ishte kundër zgjerimit të mëtejshëm të BE-së për shkak të emigracionit. Ekspertët thonë se ky i hap vendeve të Europës Qendrore dhe Juglindore pritet të shtojë presionin ndaj Parlamentit të ri Europian por edhe vendeve skeptike.
Në Gjermani, zgjerimi ka ndarë koalicionin qeverisë. Partia e kancelares Angela Merkel CDU / CSU është kundër fillimit të menjëhershëm të bisedimeve me Tiranën dhe Shkupin. Gunther Krichbaum, kryetar i Komitetit të Europës të Bundestagut, thotë se ky vendim nuk do të merret përpara tetorit.
Por Ministri gjerman për Europën, Michael Roth (SPD), dëshiron që negociatat të hapen menjëherë. “Tani është radha e BE-së. Ne dhamë fjalën tonë dhe duhet të mbajmë premtimet tona,” shkroi Roth në një artikull për të përditshmen gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”.
Ministria e Jashtme e Çekisë konfirmoi se është një nga 13 vendet që ka kërkuar hapjen e negociatave. Ministri i jashtëm Tomas Petricek ka kërkuar në mënyrë të përsëritur që BE-ja të ketë një rol më aktiv në rajon, duke thënë se vendi i tij do të forcojë lidhjet me Tiranën dhe Shkupin. “Unë do të jem një mbështetës i fortë i dhënies së dritës së gjelbër për të dyja vendet,” tha Petricek të premten, duke thënë se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria e meritonin nisjen e bisedimeve të pranimit.
Ndërkohë nga Varshava bëhet e ditur se po punohet për të fituar mbështetje sa më të madhe për këtë dokument para takimit të ministrave të BE-së që do të mbahet më 18 qershor. Nismëtarja e dokumentit synon që ai të miratohet në formën e një deklarate të përbashkët të ministrave të BE-së, në mënyrë që të hapen negociatat.
Përmes këtij dokumenti, Polonia kërkon që të konfirmohet hapja e negociatave me në qershor të këtij viti. Ky vendim, sipas mendimit të anëtarëve të BE-së që e mbështesin nismën, do të shërbejë si një faktor i rëndësishëm motivues për të gjithë rajonin.
Në dokument thuhet se kjo do të “forcojë stabilitetin e vendeve të Ballkanit dhe kundërshtimin ndaj interesave të jashtme dhe të dëmshme të aktorëve të tjerë dhe do të sigurojë që BE-ja të vazhdojë të jetë lojtari kryesor për transformimin pozitiv të rajonit”.
“I bëjmë thirrje Këshillit të BE-së që të marrë vendime të guximshme në qershor për të nxitur përparimin e vazhdueshëm të reformave në përputhje me standardet dhe vlerat e BE-së që do të forconin bashkëpunimin rajonal, pajtimin, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe do të siguronte mbështetje të rëndësishme për paqen, stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit dhe kontinentit tonë “, theksohet në dokument.
Ndër të tjera thuhet se Këshilli i BE-së duhet të pranojë se politikat e zgjerimit janë mjeti më efektiv për promovimin e standardeve dhe vlerave të BE-së.
Kjo nismë vjen në një kohë kur vendet anëtare të BE-së janë të ndara sa i përket hapjes së negociatave të anëtarësimit. Franca mori rolin udhëheqës në bllokimin e bisedimeve me të dy vendet një vit më parë dhe zyrtarët francezë kanë vazhduar të shprehin skepticizëm, duke sugjeruar se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria bien ndesh me demokracinë dhe sundimin e ligjit dhe se BE duhet të reformohet para se të mendojë për zgjerimin.
Gjatë një vizite në Bruksel, Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov, sugjeroi se bllokimi i bisedimeve të anëtarësimit do të ishte një vendim që do binte ndesh me dëshirën e presidentit francez për të udhëhequr dhe përmirësuar Bashkimin Europian.
“Detyra ime është ta bëj të qartë se Franca do ta ketë të vështirë të shihet si një vend që ka ambicie për të udhëhequr Europën dhe për të formuar Europën dhe të jetë njëkohësisht një vend që i mungon ambicia për ta udhëhequr me sukses Ballkanin drejt Europës”, tha Dimitrov.
Nëse këto argumente do të kenë shumë ndikim te Franca dhe vende të tilla si Holanda dhe Danimarka, të cilat gjithashtu kanë shprehur skepticizëm rreth zgjerimit, mbetet për t’u parë në ditët në vazhdim. Por pavarësisht këmbënguljes së 13 vendeve të Europës Qendrore dhe Juglindore, vendet skeptike përmendin problemet me krimin e organizuar, korrupsionin dhe kronizmin politik që ka pllakosur në Ballkanin Perëndimor, duke argumentuar se rajoni ynë nuk i përket BE-së.
Në këto kushte mund të themi se mbledhja e ardhshme në Bruksel dhe debate mbi zgjerimin do të shndërrohet në një fushë beteje mes anëtarëve të rinj dhe Italisë dhe anëtarëve të vjetër me në krye Francën.(Si)
Shkurt negociatat nuk hapen spse kjo ka te beje me problemet e brendeshme te Gjermanise dhe Frances ku jane ngjallur histerit nacionaliste te te djathteve extrtemist dhe politikanet aktual nuk duan te bjere bursa e tyre ne popull. Mjerisht kjo punon per antishqiptaret e brendshem te Shqiperise.
Mos harroni dhe mbeshtetjen e rexhepit dhe turkomongoleve. Oh harrova…ata jane ne azi dhe ne evrope percmohet kush uleret allahu ekber.
JANULLKA TI THA KETO TY O HOXH KRISTODHULULU NGA FSHATI I HUMBUR I LUSHNJES ME EMRIN ZHOLZHANI ..IK O FSHATAR SE NGELEN KOMENTET PER CA TE VOBEKT QE JU HAPI SYTE BOTA VAJHALLI ,SE ENVERI JUA TREGONTE MIRE JUVE BUKEMISRAVE KODOSHA DERI NE LUSH NUK JU CONTE SE E DINTE KU E KISHIT NGRITJEN JU ..
Lexoje komentin e inicialit ” Selek ” dhe hiq dore nga injoranca dhe idjotesite , koka jote e mbushur me kashte nuk vlen asnje grosh me keto qe shkruan shpesh here , imagjinoje sa kompleks mbart ne vetvete , pa qene nevoja , dhe pa u permendur gjekund ne botimin e mesiperm ide dhe besime fetare i jep komentit tend te rendomte vlera fetare .injorant
Mjafton qe Franca eshte kunder. Kete e di shume mire Ramuti. Shkrim pastrim lavazhi truri per shqypot.
Reporter DW
Per te mos thene :O idiot”” po te them qe ketu paguan populli “o driteshkurter “qe paske mbetur ne halene e antishqiptarev te brendeshe, o qelbesira qe ngazelleheni prej 28 vjetesh ne flaken e hakmarrjes mesjetare, o bisha pylli qe nuk gjeni vend as ne pyllin me te eger te Ekuadotir. Tpu…
Duhet të ndodh e kundërta që të hapen më në fund negociatat.
Franca don hapjen e negociatave me Shqiperine?!
Hapje negociatash nuk do te thote anetaresim: negociatat do te hapen sepse populistet NUK dolen aq mire (sa prisnin) në zgjedhjet e fundit te BE-se (ku ka rritje te te gjelberve dhe te qendres). Per me teper qe Shqiperia do te perfitoje nga hapja e negociatave per Maqedonine (e cila e meriton, sidomos pas perpjekjeve te saj per ndryshimin historik te emrit).
Diplomaci, ja thone emrin
madje ka zera se evropianet po bejne gati ”to makri” per kolotrypida-n e sunitoshqipfolesve……………
Te na “rruajn” kokodanin europianet bashke me ju jevgjit e Athines qe qelbeni era shurrre gene te poshtra aziatiko-jevgjit…
hahahahahahahahahahahahaaa era shurre ,gene te ndyra e te poshtera aziatike hahahahahahahahahahaaaa
O grek ( qe nuk jeni Helenas), duhet te dini qe “karma is a bitch”. Bota eshte me rrota dhe do vij nje dite qe do na luteni ne Shqipetareve si lypsa por ne nuk do harrojme lehte!!
Shqiperija te nise per ne France urgjentisht ministren simpatike te mbrojtjes se bashku me 8 pilote. Ajo blen 4 helikoptere te tjere Franceze nga ata qe rezohen vete dhe Makroni, mbasi puth ne balle ministre, jep O.K per negociatat.