Flackenstein përsërit thirrjen ndaj BE-së: Të hapen negociatat me Shqipërinë (dhe një koment për Metën)

11 Qershor 2019, 11:47Politika TEMA

Në kuadër të një aktiviteti në Bruksel me temë: “Shqipëria dhe perspektiva e saj europiane”, raportuesi për Shqipërinë Knut Flackenstein dhe eurodeputetja Monika Makovei janë ndalur edhe te situata politike.

Teksa ata i bëjnë thirrje vendeve anëtare që të  çelin negociatat për Shqipërinë, Fleckenstein tha gjatë fjalës së tij se është i informuar për ngjarjet e fundit.

Ai ndau shqetësimin për deklaratat e presidentit Ilir Meta dhe i ftoi palët politike që t’i marrin seriozisht.

Eurodeputeti ka shtuar se BE-së nuk i takon të ndërhyjë në politikën e brandshme të Shqipërisë.

“Kam lexuar që Presidenti  është i shqetësuar për situatën dhe se ajo mund të dalë jashtë kontrollit. Ne duhet ta marrim këtë seriozisht edhe pse ne nuk na takon që të ndërhyjmë në politikën e brendshme të Shqipërisë”, tha Fleckenstein.(TemA)

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje